Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Presidenti Meta ka dekoruar pas vdekjes me titullin “Mjeshtër i Madh” rekordmenin e atletikës Sadik Demiraj. Demiraj u vlerësua sot gjatë një ceremonie nga Meta për kontributin e njohur shumëvjeçar si atlet kampion dhe rekordmen në vite, për rolin e tij si studiues e drejtues i sportit shqiptar, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të sportit në arenën ndërkombëtare.
Kampioni aktual i UFC, Khabib Nurmagomedov do të vijojë të duelojë ende në kafaz dhe nuk do të përjashtohet nga ky sport pas përleshjeve që bëri në Las Vegas. Presidenti i UFC, Dana White në një intervistë për TMZ tha se gjithçka është rregulluar mes palëve. Ndërsa përshkroi marrëdhëniet me të: "Khabibi është një djalë i mrekullueshëm dhe gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira me të."
Pas një dekade, dominimit Ronaldo-Messi në garën për Topin e Artë duket se do t’i vijë fundi. Në Paris në 3 dhjetor me shumë gjasa ai që do të ngrejë trofeun më të lakmuar individual do të jetë një futbollist i përfaqësueses franceze. Ata që duket se janë më përpara në këtë garë janë pikërisht Antoinne Griezmann dhe Kylian Mbappe.
Juventus zbret sot në Fushat Multisportive të Parkut të Liqenit. Aktiviteti në fjalë që organizohet me mbështetjen e Bashkisë dhe do të mbahet në orën 17:00 te Fushat Multisportive stërvitjen për moshat 9-12 vjeç nën drejtimin e trajnerit Gianluca Settanni dhe trajnerit Blendi Bahuli. Trajnimi në fjalë vjen si një mundësi për të gjithë fëmijët e apasionuar pas futbollit që të ndjekin ëndrrën e tyre.
Edhe pse shanset për vendin e parë janë të pakta, sfida e fundit ndaj Skocisë është një test i vlefshëm për Shqipërinë. Nëse nuk ia del të mposhtë Skocinë, skuadra e Panuccit bie automatikisht nga kategoria. Kësisoj kuqezinjtë janë të dënuar të fitojnë, për të mos përfunduar në Ligën D. “Do të bjerë nga kategoria nëse nuk ia del të mundë Skocinë”, shkruhet në përshkrimin e UEFA-s për Shqipërinë.
Super ylli i Manchester United, Paul Pogba raportohet të jetë shumë pranë transferimit te Barcelona, pasi menaxheri i francezit, Mino Raiola arriti marrëveshjen në parim me kampionët në fuqi të Spanjës. Në mes të një sezoni shumë të tensionuar, gati gati të dështuar te United, Pogba përflitet për transferimin nga Manchester në Katalunja. Dëshira e Pogba për tu larguar nga ‘Old Trafford’ mbetet e palëkundur.
Arda Turan është futur në telashe të mëdha. Mesfushori turk në pronësi të Barcelonës, por i huazuar tek Basaksehir, ende nuk ka debutuar, pasi është penalizur me 16 javë. Veç kësaj, ai tashmë rrezikon deri në 12 vite burg për një sherr masiv që është zhvilluar në një lokal në Stamboll, në të cilin i ka thyer hundën një këngëtari të njohur, Berkai, duke e kërcënuar edhe me një pistoletë më pas.
Kapiteni i Manchester United, Antonio Valencia është në vitin e tij të fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe duket se drejtuesit e klubit kanë vendosur ta përzënë “me stil”, duke mos i rinovuar kontratën mbrojtësit. 33-vjeçari nuk është më në planet e Jose Mourinho-s, por duket se edhe me largimin e mundshëm të portugezit, gjërat nuk do të ndryshojnë për futbollistin nga Ekuadori.
Kuqezinjtë kanë dhuruar spektakël në stadiumin e Be’er Sheva, por fati nuk ka qenë me kombëtaren shqiptare këtë mbrëmje. Kombëtarja jonë është mundur me rezultatin 2-0 në nga skuadra Izraelite. Pas kësaj fitoreje Izreali ngjitet në kuotën e 6 pikëve në vendin e parë, ndërsa kuqezinjtë mbajnë vendin e fundit në grup, me 3 pikë.
Humbja 3-0 përballë Holandës mbrëmjen e së shtunës ka bërë që Gjermania të regjistrojë dy nga statistikat më të dobëta në historinë e saj. Së pari, “panzerat” dështuan të shënonin gol në takimin e tretë radhazi zyrtar, për herë të parë në histori. Hera e fundit që Gjermania ka shënuar në një ndeshje zyrtare ka qenë goli i Toni Kroos në fitoren ndaj Suedisë, gjatë Kupës së Botës në Rusi.
Trego më shumë