Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Autoritetit Kombëtar i Ushqimit vijon masat e intensifikuara të kontrollit, ndaj subjekteve të biznesit ushqimor, specifikisht edhe në magazina frigoriferike. AKU ka bllokuar 2.5 ton peshk e karkaleca të ngrirë në një subjekt në Tiranë, pasi janë të degraduar nga kushtet e ruajtjes si dhe nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare. AKU bën me dije se është vendosur gjobë ndaj subjektit “ALB ORCA”.
Ligji për “Lojërat e Fatit” ka mbledhur përfaqësuesit e Komisionit të Ekonomisë që po shqyrtojnë draftin, i cili pritet të kalojë të enjten në seancë plenare. Ministri Ahmetaj deklaroi se nuk ka kthim prapa dhe se 31 dhjetori është afati i fundit për ekzistencën e tyre. "Kjo Qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit” ka theksuar Ahmetaj.
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projekt ligjin për lojërat e fatit. Kryetari i Komisionit, Brace u shpreh se operatorët kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe vetëm tani kanë kërkuar ndërmjetësim. “Kush ka refuzuar zbatimin e ligjit do të përballet me pasojat. Janë krijuar pasoja sociale për shoqërinë”, deklaroi Braçe. Ndërsa Ministri Ahmetaj u shpreh se në këtë nismë Qeveria “ka qytetarët me vete”.
Bujtinat në zonën e Valbonës iu është vënë dryni. Nga dhjetëra bujtina në zonë aktualisht janë të hapura vetëm katër prej tyre që kanë kapacitet të lartë akomodimi. Disa nga administratorët e bujtinave të mbyllura thanë se nuk hapen para prillit-majit 2019. Përfshirja në TVSh dhe aksioni i tatimeve për kuponin tatimor ku u vendosen disa gjoba këtë vit dhe i ka bërë bizneset me racionale në zgjedhjet e tyre.
Pavarësisht se marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Estonisë janë modeste ministri Damian Gjiknuri ka ftuar bizneset e këtij vendi që të përfitojnë nga programi 1 miliardë dollarë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore. Ndër të tjera ai tha se në vëmendje tashmë janë edhe disa projekte gjigande në energjinë e rinovueshme.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do t’iu heqë lejet minerare 4 firmave që aktualisht ushtrojnë aktivitet në Krujë. Me sa duket ndotja alarmante e mjedisit dhe dëmet në ambient kanë sjellë dhe nisjen e procedurave nga MIE për revokimin e lejeve minerare për furrat e gëlqeres.
Sipas Ministrit Ahmetaj, gjatë vitit 2017 ekonomia shqiptare performoi mjaft mirë dhe ritmi i rritjes ekonomike vijoi trendin përshpejtues duke u përmbyllur me 3.84% rritje të prodhimit të brendshëm bruto. Ai shpjegoi se kjo u mundësua falë politikës fiskale optimale dhe investimeve të kryera, po kështu edhe të mbështetjes me investime që iu bë sektorëve prioritarë si arsimi, shëndetësia e infrastruktura.
Shefat e disa prej bankave më të mëdha të Evropës janë tërhequr nga një konferencë e investimeve e profilit të lartë, në Arabinë Saudite, duke iu bashkuar shefave të biznesit që po braktisin eventin mes shqetësimit për fatin e gazetarit Khashoggi. Drejtuesit kryesorë të HSBC, Standard Chartered, Credit Suisse dhe Bursa e Londrës, si dhe Kryetari i BNP Paribas u tërhoqën nga Iniciativa për investime.
Ministria e Shëndetësisë raporton se që nga krijimi i Task Forcës 1 muaj më parë, janë kontrolluar 115 farmaci në të gjithë vendin, ku janë marrë masa për 56 subjekte. Kontrollet kanë qenë të fokusuara kryesisht tek plotësimi i kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut.
Kryeministri Rama ka postuar një status në Twitter ku i paralajmëron mediat se duhet të heqin të gjithë reklamat e basteve dhe kazinove elektronike përndryshe ata do të mbyllen. “Bastet e kazinote elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj”, shkruan Rama.
Trego më shumë