Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryeministri Rama ka kërkuar që të gjitha mediat të heqin brenda 24 orëve reklamat e basteve sportive dhe të lojërave të fatit. Rama shtoi se nga 1 janari 2019 nuk do të ketë asnjë qepen të ngritur të kazinove dhe basteve sportive në zonat e banuara. Këto deklarata Kryeministri i bëri gjatë një dalje para mediave për të ndarë me publikun disa vendime të fundit të Qeverisë.
Pas konsultimeve me shoqatat e biznesit mbi paketën fiskale të vitit të ardhshëm “BiznesAlbania” i ka dërguar Ministrisë së Financave propozimin mbi ndryshimet fiskale. Presidenti Luan Bregasi rendit disa nga këto propozime të cilat kanë në thelb lehtësimin e kostove të prodhimit vendas.
Me një videomesazh të postuar në facebook, Kryetari i PD shkruan se numri i bizneseve të mbyllura është dyfishuar, krahasuar me nje vit me pare. “Me Edi Ramën në Qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”, ka cituar Basha. Sipas shifrave në video, vetëm në shtator janë mbyllur 1978 biznese nga 838 që u mbyllën një vit më parë.
Ministrja Manastirliu ka deklaruar në formë të prerë se nuk do të ketë asnjë tolerim për farmacitë dhe farmacistët që japin barna pa recetën e mjekëve. Teksa ka folur në një interpelancë online në kuadër të “Platformës së Bashkëqeverisjes”, Ministrja theksoi se prej dy javësh është ngritur një Task-Forcë, e cila sipas saj, ka detyrë të inspektojë kushtet e tregtimit të barnave, deri tek shitja në farmaci.
Ambasadorja e Kinës, Jiang Yu dhe Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi zhvilluan një vizitë zyrtare në ambientet e kompanisë së naftës, "Bankers Petroleum". Kompania, e cila operon për më shumë se 15 vitesh në fushën e naftës së Patos-Marinzës, që nga viti 2016 është blerë nga kompania kineze "Geo-Jade". Ambasadorja e Kinës vlerësoi bashkëpunimin institucional midis kompanisë dhe Bashkisë së Fierit.
Inspektimet e paplanifikuara ndaj biznesit, shikohen me shqetësim nga Inspektorati Qendror, që sipas kreut të tij Shkëlqim Hajdari duhet të shmangen dhe formalizohen. Ai tha se situata duhet të ndryshojë dhe në 75% të rasteve, sipas detyrimit ligjor biznesi duhet të njoftohet nga trupa e inspektorëve. Me rregulloren e re, synohet të reduktohet korrupsioni dhe të rritet transparenca në proceset e kontrollit.
Zvicra dhe Holanda kanë kryesuar fluksin e investimeve të reja të huaja në 6 muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në vend të tretë është Turqia, më pas renditet Austria, Franca. Italia dhe Greqia, ndonëse janë dy shtete me të cilat kemi pasur historikisht lidhje tregtare, sollën përkatësisht vetëm 16 dhe 13 milionë euro kapital në gjysmën e parë të vitit.
Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u bërë njëkohësisht dhe shpëtimtari i tyre. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i investimeve në energji u rrit me shpejtësi, nga vetëm 13 milionë euro në fillim të 2014-s, në gati 1.9 miliardë euro në qershor 2018.
Qeveria zyrtarizon për 20 vitet e ardhshme tenderin për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave në stacionet e karburanteve. Ky shërbim, i cili aktualisht kryhet nga shteti bëhet koncesioni i dytë në fushën e karburanteve, dhe për të gjithë periudhën 20 vjeçare pritet të gjenerojë të paktën 50 milionë euro të ardhura. Këto para do të paguhen nga qytetarët në çmimin e naftës dhe benzinës.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se bizneset e agroturizmit dhe ato me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit do të tatohen me 5 % tatim fitimi, nga 15 % që tatohen aktualisht, duke filluar që nga 1 janari 2019. Ndërsa për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit, tatim fitimi do vazhdojë të jetë 15%.
Trego më shumë