Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Përmes një letre drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ministri Ahmetaj kërkon që të nisa puna me qëllim zbatim e ligji për lojërat e fatit brenda afatit të përcaktuar. Ahmetaj thekson se duhet të merren masat për zhvendosjen e kazinove, nga zonat e banuara dhe respektimin e distancave minimale prej 100 metra ndërmjet pikave të basteve dhe nga institucionet fetare dhe institucionet e arsimit.
Deputeti Edmond Panariti ka kërkuar nga Qeveria që t’u japë paratë e premtuara për subvencione fermerëve. Deklaratat, Panariti i bëri gjatë një takimi me fermerët në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit. Panariti tha se Qeveria duhet të heq dorë nga shpenzimet e saj marramendëse për dixhitalizimin dhe investimet jo prodhuese, dhe të mbajë fjalën e dhënë fermerëve për paratë e subvencioneve.
Ministri Ahmetaj i ka kërkuar zyrtarisht Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që të nisë punën për zhvendosjen e kazinove jashtë zonave të banuara. Përmes një shkrese zyrtare, kreu i Financave ka ngarkuar autoritetin që të mbikëqyrë zbatimin e Ligjit për lojërat e fatit, i cili parashikon se, brenda datës 31 dhjetor, të gjitha kazinotë elektronike duhet të zhvendosen jashtë qendrave të banuara.
Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për tatimin mbi të ardhurat, ndersa ka miratuar ligjin për dëmshpërblimet për ish të përndjekurit. Dekreti i Presidentit për tatimin mbi të ardhurat është rrëzuar me 74 vota pro dhe asnjë kundër. Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit stimulon më shumë këtë industri.
Nga data 1 janar 2019 nuk do të ketë më kazino elektronike në zonat e banuara. Këtë gjë e ka bërë të ditur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ministri Ahmetaj, i cili tha se qytetet do të çlirohen nga ky aktivitet. Po ashtu, Ahmetaj bëri të ditur se edhe bastet sportive do të jenë në distancë 200 metra nga njera-tjetra. Ndër të tjera, ai theksoi se ka rritur taksat për këtë biznes.
Kryebashkiaku Veliaj mori pjesë në panairin “Vera n’Shesh”, që mblodhi bashkë-prodhues, banorë dhe shumë vizitorë të apasionuar pas produkteve dhe kulinarisë nga zona e Ndroqit në Tiranë. “Kjo festë është një risi për t’u bërë apel ndjenjave pozitive, ndjenjës që kemi për tokën ku kemi lindur, për bujqësinë, për shtëpinë e gjyshit, për të afërmit, ndjenjën që kemi për rrethinat e Tiranës”, u shpreh V
DPT tërheq vëmendjen e të gjithë tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH, me qarkullim vjetor nën 2 mln lekë, që të tregojnë kujdes në lidhje me raportimin e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale që kanë në përdorim. Administrata Tatimore bën me dije se është detyrim i tatimpaguesve të reklamojnë të gjitha shtypjet gabim të pajisjeve pranë Drejtorive Rajonale Tatimore ku subjekti ushtron aktivitetin.
Jack Ma ka vendosur të dorëhiqet nga pozicioni i shefit ekzekutiv të perandorisë tregtare “online”, “Alibaba”, gjë që do ta bëjë të sipas raportimeve të “New York Times”. Ai gjithsesi do të mbetet në bordin e drejtorëve të “Alibaba”, por me fokus më të shtuar drejt filantropive në fushën e edukimit. Ma ka deklaruar se tërheqja e tij nuk nënkupton fundin e një epoke, por “fillimin e një epoke të re”.
Pas kontrolleve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, u evidentua se subjekti me aktivitet “Restorant për dasma” në Dibër, kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore, si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Ndaj biznesit u mor masa administrative gjobë, me vlerën 300.000 lekë, si dhe masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.
Gjatë kontrollit për kushtet e sigurisë, AKU ka mbyllur dy restorante, një në Gjirokastër dhe një në Përmet, ndërsa ka gjobitur një tjetër. Ndaj subjekteve “Restorant Ana Beqiri” dhe “Piceri Emiljano Hysenbelliu”, u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve. Ndërsa ndaj subjektit "Restorant Altin Naçi” u mor masë administrative gjobë 150.000 lekë.
Trego më shumë