Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kur kanë mbetur edhe pesë ditë nga afati zyrtar për dorëzimin e pasqyrave financiare të vitit 2016, rezulton se 25% e biznesit që e ka këtë detyrim, nuk e ka përmbushur. Të dhënat nga Qendra Kombëtare e Biznesit tregojnë se deri të mërkurën ( datë 26 korrik) ishin dorëzuar 15 143 pasqyra Financiare ndërkohe që sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve këtë detyrim e kanë 20 014 biznese.
Një gjykatë Amerikane urdhëroi Apple të paguajë 506 milion dollarë për shkeljen e një patente të Universitetit të Wisconsin duke dyfishuar gjobën e dhënë më parë. Dyfishimi i gjobës me 272 milion dollarë të tjera erdhi pasi Apple vijonte të shkelte patentën e teknologjisë së procesorit. Universiteti paditi në gjykatë Apple në 2014-ën për shkelje të një patente në procesorët e saj me disa versione të iPhone.
Borxhi publik i Shqipërisë u ul në gjysmën e parë të këtij viti. Ministria e Financave sqaron se në fund të qershorit, borxhi i qeverisë zbriti në 66.87% e Prodhimit Kombëtar nga 71.01%, që ishte në fund të vitit të kaluar. Ndërsa PKB në fund të muajit qershor llogaritet 1,596,382 milionë lekë. Në fund të vitit 2016 borxhi publik llogaritej 1,066,566 milion lekë dhe PKB 1,501,891 milionë lekë.
Programi i rilindjes urbane, i konsideruar si programi më i madh kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit, që u shtri gjatë 4-viteve të fundit në rreth 70 zona urbane të vendit, pritet që në këtë mandat të dytë qeverisë Rama, të transferohet kryesisht drejt zonave rurale. Specialistë dhe ekspertë të ministrisë së Zhvillimit Urban po punojnë për programin e rikonceptuar.
USAID dhe ambasada suedeze në Shqipëri po mbështesin zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri, si një prej sektorëve kryesorë të avantazhuar me kontribut në ekonominë e vendit. Që prej qershorit të vitit të kaluar po kontribuojnë në këshillimin e bizneseve mikro-turistike dhe në investimet në to dhe në ekoturizëm, në zonat të cilat vleresohen nga ekspertete si oaze agroturistike me vlera të vecanta
FMN ka publikuar sot Panoramën Ekonomike Globale, ku parashikohet të rritet me 3.5 për qind në vitin 2017 dhe 3.6 për qind në 2018. Për Shqipërinë, burime nga FMN pohojnë se ato i qëndrojnë parashikimeve të raportit të prillit, sipas të cilit rritja në 2017-n pritet të jetë 3.7%, për t’u përshpejtuar në 2018-n në 4.1%, rritja më të lartë në rajon, dhe deri në vitin 2022 pritet të jetë në këto nivele.
OSHEE Fier, në bashkëpunim me Task Forcen dhe Policine e Shtetit, kanë evidentuar një sërë rastesh të vjedhjes së energjisë, teksa në Prokurori janë kallëzuar 13 abonentë. Nga hetimet dhe procesverbalet pas kontrollit, disa abonentë kanë përfunduar në polici nga kallëzimi i bërë nga OSHEE me motivacionin e nderhyrjes në sistemin matës dhe vjedhjes së energjisë permes lidhjes direkt te linja.
ALSE, bursa e para me kapital privat në Shqipëri, është licensuar sot nga AMF dhe Credins Bank është një nga themeluesit e saj me 42.5% të kapitalit. Tashmë bizneset, korporatat, individët dhe të gjithë aktorët financiarë të vendit do të kenë një mundësi më shumë për të investuar. Aktiviteti i bursës në Shqipëri do të krijojë hapësira që kompanitë dhe qeveria të gjejnë financime afatgjata për projekte të mëdha.
Në zbatim të ligjit “Për Pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi i mjeteve të transportit”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve implementoi fazën e dytë duke përmbyllur procesin e fshirjes së detyrimeve për mosdeklarim në afat. Nga fshirja automatike e këtyre deklaratave kanë përfituar në total 111,356 subjekte me status aktiv dhe pasiv.
Një biznes që po rinjeh lulëzim, në një periudhë që konsumi mbetet i tkurrur, është tregu “Gabi”. Për 2016-ën, sipas të dhënave nga INSTAT, vlera e importeve të veshjeve të përdorura ishte rreth 20 mln euro, me një rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë. Treguesit pohojnë se marzhi i qarkullimit të veshjeve të përdorura është tepër i lartë, duke bërë që tregu i pakicës të kapë vlerën 60-80 mln euro në vit.
Trego më shumë