Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për vitin 2017 të klimës së investimeve në Shqipëri, ku thuhet se korrupsioni i shfrenuar në drejtësinë shqiptare dhe problemet me pronat kanë frenuar investitorët e huaj. Më tej deklarohet se problemi kryesor i Shqipërisë është korrupsioni. DASH u referohet disa raporteve, ku thekson se Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në Evropë.
Belle Air është rikthyer në vëmendje, për shkak të mosfunksionimit të komitetit të kreditorëve që duhet të çojnë para procesin. Duke mos qenë prezent në takime duket se anëtarët e komitetit nuk kanë pasur mundësi të ushtrojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre që lidhen ngushtë me mbikëqyrjen e aktivitetit të kompanisë dhe administratorit të falimentit. Komiteti do të ketë vetëm 5 anëtarë në përbërje të tij.
Kompania Jeunesse Global zhvilloi një seminar, i cili kishte si qëllim njohjen e të ftuarve me kompaninë, e cila prej pak muajsh ka filluar aktivitetin e saj edhe në Shqipëri. Të pranishmit, disa prej të cilëve patën njohjen e parë me kompaninë, kishin mundësinë të mësonin rreth aktiviteteteve të kompanisë dhe të njiheshin me mundësinë e bashkëpunimit dhe të bërit biznes me Jeunesse.
Disa ndryshime në Kodin e Ri Doganor përcaktojnë një mënyrë të re për sanksionet kundër veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë shkelje të rregullave doganore. Shkeljet diferencohen nga mënyra e sjelljes së shkelësit, niveli i ashpërsisë dhe kategorizohen nisur nga fakti se a ka pasur qëllim apo neglizhencë. Nga ky muaj do aplikohen shkallë efektive, proporcionale dhe dekurajuese të sanksioneve, në varësi të shkeljes.
Tatimpaguesit e përfshirë në një procedurë ankimimi, mund të përfitojnë nga ligji i faljes, por më parë do të duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, aktin e heqjes dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë, ankimit e rekursit. Kjo është formula për të përfshirë në ligjin e faljes edhe bizneset që janë në gjyq me Tatimet.
Trego më shumë