Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Inspektorët e agjencive dhe inspektorateve të ndryshme gjithmonë kanë qenë në shënjestrën e akuzave për korrupsion, por një anketim i qeverisë nëpërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes nxori në pah se 23 për qind e bizneseve kanë pohuar se iu është kërkuar ryshfet gjate procesit te kontrollit. Ryshfeti u është kërkuar për të mbuluar mungesën e dokumentacionit përkatës dhe mosplotësimit të kritereve ligjore.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit në lidhje me kushtet dhe detyrimet, sipas së cilave lidhet një marrëveshje për të paguar me këste detyrimet tatimore të papaguara. Tatimpaguesi, për të përfituar nga kjo lehtësi duhet të justifikojë paaftësinë likujduese të përkohshme financiare.
Pavarësisht protestës së banorëve të fshatit Memelisht, firma "Delta Star" ka nisur punimet në minierën e cila ndodhet vetëm 48 metra larg banesave. Administratori i firmës, Edison Balla thotë se banorëve u është ofruar garanci për dëmtimet e mundshme dhe polica sigurimi. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, pas verifikimit të kryer, i ka dhënë leje firmës për vazhdimin e punës.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Tiranë ka evidentuar një subjekt me aktivitet “Bar-Kafe/Lloto”, që përpunonte ilegalisht mishin dhe nën produktet e tij në kushte skandaloze. Ky subjekt dispononte edhe një magazinë për përpunimin e mishit. Gjatë kontrollit, u bllokuan produkte në sasinë 1630.8kg dhe ndaj subjektit u mor masë administrative gjobë 2.200.000 lekë, si dhe ndërprerje e aktivitetit.
AKU ka vijuar aksionin e saj për sigurinë ushqimore. Trupa inspektuese ka sekuestruar mish nga kafshë të paregjistruara. Ky mish sipas AKU tregtohej në dy subjekte në Divjakë dhe Berat. Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 200 mijë lekë dhe u sekuestruan 44 kg mish, me destinacion asgjësimin.
Vetëm dy javë pasi njoftoi se po merrte në konsideratë një marrëveshje për të privatizuar kompaninë Tesla, shefi ekzekutiv Elon Musk ka hequr dorë nga kjo ide. Plani është anuluar pas një takimi të bordit drejtues gjatë së enjtes, ndërsa lajmi është mësuar pasi është publikuar në faqen zyrtare të kompanisë. Që kur Musk njoftoi planin për ta hequr nga bursa Tesla-n, aksionet e saj ranë me afro 20%.
Ekonomia shqiptare ka prodhuar 44 mijë vende pune të lira këtë vit, gjysma e të cilave është krijuar nga daljet në pension. Oferta e punës është për kualifikime të ulëta, duke dekurajuar aftësimin e të rinjve në sektorë me vlerë të shtuar. Sipas një ankete nga Programi i Zhvillimit të OKB-së, 70% e vendeve të lira të punës ofrohen për punonjës rrobaqepësie, call center, kamerierë dhe në fabrikat e fasonit.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, numri i bizneseve ndaj të cilave administrata tatimore ka vendosur barrë hipotekore dhe siguruese, ka shkuar në mbi 21 mijë. Lista e gjatë është bërë publike nga DPT dhe në të figurojnë subjekte tregtare nga të gjitha qytetet e vendit. Barra hipotekore dhe siguruese është fillimi i procedurave për mbledhjen me forcë të detyrimeve.
“British Airways” dhe “Air France” kanë njoftuar se do të ndërpresin fluturimet drejt Iranit muajin e ardhshëm. Rivendosja e sanksioneve amerikane ka shkaktuar një rënie në monedhën iraniane, duke e vështirësuar udhëtimin e iranianëve jashtë vendit. Kompanitë ajrore sidoqoftë nuk fajësojnë rikthimin e sanksioneve amerikane për vendimin e tyre, por thonë se kjo linjë nuk rezultoi e suksesshme.
AKU ka evidentuar një subjekt në Librazhd, i cili tregtonte mish pa vulë dhe certifikatë veterinare. Konkretisht, u konfiskuan 71 kg mish, që e kishte prejardhje nga kafshë të paregjistruara, të paidentifikuara, si dhe pa iu nënshtruar asnjë kontrolli të domosdoshëm veterinar, para dhe pas therjes. Ndaj subjektit u mor masë administrative gjobë 200 mijë lekë dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.
Trego më shumë