Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin lidhur me trajtimin e investitorëve që investojnë mbi 800 milionë lekë dhe hapin jo më pak se 500 vende pune, kur bie fjala tek kontratat me vlerë simbolike 1 euro apo ato enfiteozë. Me ndryshimin e fundit ligjor, kontratat me vlerë 1 euro mund të lidhen për një afat 30-vjeçar, me të drejtë ripërtëritjeje po kaq vite, kurse ato emfiteozë për një afat 60-vjeçar.
Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, mësohet se trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka bllokuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Bar-Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Ndërsa një tjetër subjekt me aktivitet “Restorant” është goditur nga AKU për shkak se tregtonte produktin “Dater”.
Spitali Hygeia është blerë sot nga Spitali Amerikan. Çmimi i transaksionit dhe përqindja e aksioneve të shitura nuk bëhen të ditura akoma. Që prej fundit të vitit të kaluar, të dy spitalet ishin në negociata, pasi grupi grek "Diagnostic and Therapeutic Center of Athens Hygeia" kishte vendosur të shiste aktivitetin në Shqipëri, për shkak të situatës së vështirë financiare.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ushtron një kontroll në zonat bregdetare dhe ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri”, që kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë, si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.
Shefi ekzekutiv i Tesla, në një intervistë për "The New York Times", ka thënë se: "Ky vit ka qenë viti më i vështirë dhe i dhimbshëm i karrierës sime". Pas premtimit për të prodhuar 5 mijë Model 3 Tesla, Musk u shpreh se ka fjetur në fabrikë. “Kishte raste kur unë nuk dilja nga fabrika për 3 ose 4 ditë. Ka pasur shumë raste kur nuk kam pasur kohë të shoh fëmijët apo miqtë e mi”, shtoi ai.
Një ndër universitetet private më të njohura në Shqipëri është blerë nga fondacioni shtetëror turk “Maarif Vakfi”. Ky fondacion erdhi pak kohë më parë në Shqipëri dhe për një shifër 1.2 miliardë lekësh, ky fondacion bleu "New York University" në Tiranë, i cili u themelua vite më parë nga një ndër politikanët më në zë në vend, i ndjeri Gramoz Pashko.
Tre lokale janë mbyllur ditën e sotme në zonën e Jalës nga AKU, për shkak se kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore, si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. AKU njoftoi se ndaj subjekteve: restorant “Lavdoshi”, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku”, janë marrë masa administrative gjobë 300.000 lekë për secilin, si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.
Një delegacion kinez pritet të udhëtojë drejt SHBA-së, për të rifilluar negociatat ndërsa është intensifikuar lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Ministria kineze e Tregtisë njoftoi se Zv/Ministri Wang Shouwen do të takohet me David Malpass, ndihmës sekretarin amerikan të Thesarit. Mësohet se Pekini e mirëpret dialogun, por nuk do të pranojë asnjë masë kufizuese të njëanshme tregtare.
Kërkesa për mermer të bardhë nga qyteti italian Carrara, ka qenë në rritje të vazhdueshme, pasi porositë për blloqe dhe pllaka mermeri janë shtuar për ndërtimin e xhamive të reja dhe pallateve në shtetet e Gjirit. Minierat gurore filluan punën më shumë se 2.000 vjet më parë. Me përparimin e teknologjisë, nxjerrja e sasive të mëdha të mermerit është bërë më e thjeshtë krahasuar me të kaluarën.
Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione kundër një agjencie ruse për shërbime të portit dhe disa kompanive kineze, për ndihmën që u kanë ofruar anijeve koreano-veriore, por edhe për shitje të alkoolit dhe duhanit, duke shkelur sanksionet amerikane. Thesari amerikan ka njoftuar, se dy kompani me bazë në Kinë kanë fituar më shumë se 1 mld dollarë në vit, duke eksportuar alkool dhe cigare në Korenë Veriore.
Trego më shumë