Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur një baxho në Shkodër, pasi tregonte djathë në kushte të këqija higjeno-sanitare dhe jashtë standardeve. Inspektorët e AKU-së kanë kapur në flagrancë shtetasin Durim Gallubja i cili tregtonte djathë të bardhë pa asnjë lloj etikete. Djathi ruhej në ambient frigoriferik me përmbajtje myku si dhe temperatura e trajtimit të qumështit nuk ishte në normat e lejuara.
Sipas AKU, janë identifikuar nëntë subjekte në qarqet Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë dhe Lezhë, të cilët kryenin aktivitetin e tyre në kundërshtim të plotë me ligjin për sigurinë ushqimore. Ndaj tyre është marrë masa administrative gjobë, për shkak se nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare, si dhe u mungonte dokumentacioni shoqërues. Ndërsa për dy prej subjekteve u konfiskua malli dhe u bllokua aktiviteti.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se mbi 1.500 biznese të reja janë regjistruar në zonat turistike nga 1 qershori deri më 13 gusht, ose 58% më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. Këto subjekte të reja figurojnë të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale: Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.
Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, numri i bizneseve të reja të regjistruara në zonat turistike për periudhën 1 qershor-13 gusht ishte 1.531 ose 58% më shumë se e njëtja periudhë e një viti më parë. Shifrat i përkasin subjekteve të reja të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë. Sipas të dhënave, Saranda shënoi rritjen me të lartë.
Presidenti Trump ka komentuar mbi zgjedhjen e kompanisë amerikane "Harley-Davidson" për të zhvendosur jashtë Shteteve të Bashkuara prodhimin e motorëve, në përgjigje të tarifave të reja doganore të vendosura nga Brukseli mbi disa produkte që mbajnë markën “Made in USA”. “Shumë pronarë të Harley-Davidson synojnë të bojkotojnë kompaninë, nëse prodhimi i saj zhvendoset jashtë Amerikës. Shumë mirë!”, tha ai.
Bashkimi Evropian është i gatshëm të lehtësojë rritjen e importeve të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në SHBA, por edhe SHBA-ja duhet të bëjë pjesën e saj duke eliminuar kufizimet administrative mbi eksportet. Kështu ka deklaruar Presidenti i KE, Jean Claude Juncker duke përmendur angazhimin e Trump për të riforcuar bashkëpunimin përsa i përket energjisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit, të cilët sipas ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” kanë marrë vendimin e destinimit të fitimit pas tatimit dhe e kanë shpërndarë atë në formë dividenti, se afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së tatimit të mbajtur në burim, është data 20 gusht. Deklarimi i shumës së dividentit bëhet përmes deklaratës së tatimit të mbajtur në burim.
Kryedemokrati Basha bën fajtore Qeverinë për mbylljen e bizneseve. Në një postim në Twitter, Basha thotë se në vitin 2018, 45 biznese mbyllen çdo ditë dhe për këtë sipas tij është përgjegjëse Rilindja. “Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo Qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha.
Grupi "Balfin" ka zgjeruar aktivitetin edhe në sistemin bankar. Grupi më i madh në vend ka finalizuar marrëveshjen për blerjen e Tirana Bank, që zotërohet nga Banka e Pireut. Marrëveshja parashikon ortakëri me partneren e "Balfin" në Maqedoni, Komercojalna Bank. "Balfin" dhe Komercijalna kanë histori bashkëpunimi në Maqedoni, ndërsa ky është rasti i parë kur ky bashkëpunim shtrihet edhe në Shqipëri.
Kompania “Facebook”, ka hapur bisedimet me disa nga bankat më të rëndësishme botërore, për të negociuar ofrimin e shërbimit të klientit nëpërmjet rrjetit social. Lajmin e kanë dhënë përfaqësues të kompanisë, të cilët treguan se synojnë që nëpërmjet Messenger-it, të mund të bëjnë lidhjen e klientit, me oficerët e shërbimit të bankave.
Trego më shumë