Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur restorantin “Laguna Blu”, ku mbrëmjen e djeshme u helmuan 39 persona të cilët ndodheshin në një dasmë. Personat e helmuar nga ushqimi u shtruan në urgjencë ku morën ndihmën e parë mjekësore. Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e sotme nga AKU, rezultoi se lokali ishte jashtë kushteve higjeno-sanitare. Gjithashtu restorantit iu vendos dhe 700 mijë lekë gjobë.
Linja ajrore shtetërore e Arabisë Saudite ka pezulluar fluturimet e saj të drejtpërdrejta në Toronto pasi Kanadaja i bëri thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar për shoqërinë civile dhe të drejtat e grave. Shteti i Lindjes së Mesme gjithashtu ka ngrirë të gjithë tregtinë dhe ka dëbuar ambasadorin e Kanadasë mbi ndërhyrjen. Kanadaja ka pohuar se do të vazhdojë të avokojë për të drejtat e njeriut.
Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar se kriza po ndjek bizneset në Shqipëri, ndërsa theksoi se shumë prej tyre po detyrohen që të mbyllen. Përmes një statusi në FB, demokratja shkruan se 45 biznese në ditë janë mbyllur këtë vit. Tabaku u shpreh se vetëm gjatë këtij 6 mujori janë mbyllur 66% biznese më shumë se në 2017-n.
Arabia Saudite deklaron se ka “ngrirë” të gjitha marrëdhëniet e reja tregtare dhe investimet me Kanadanë për shkak të ndërhyrjes së kësaj të fundit në punët e brendshme të Mbretërisë së Gjirit. Në një seri postimesh në Twitter, Ministri i Jashtëm saudit, ka pohuar se do të dëbojë ambasadorin kanadez dhe do të tërheqë të dërguarin e tyre në Kanada.
Drejtoria e Hetimit Tatimor ka ndëshkuar 9 subjekte në zonën e Sarandës, të cilët nuk kanë lëshuar kuponin tatimor. Masat janë marrë pas kontrolleve për të reduktuar evazionin fiskal, ndërsa është vendosur bllokimi i përkohshëm i aktivitetit. Drejtoria tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit.
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, është shprehur se në 6 mujorin e parë të këtij viti, janë regjistruar 24 mijë të papunë. Ai ka pohuar gjithashtu se 50% më shumë është numri i subjekteve të mbyllura, ku në një postim në facebook, jep arsyet pse ka ardhur kjo rënie. Sipas tij, dhe biznesi i vogël po merr goditje çdo vit, pa asnjë shpresë se do të ketë investime të mëdha të huaja.
PD është e vendosur të shfuqizojë çdo ligj që ul taksat për biznesin e bixhozit. Këtë e ka deklaruar paraditen e sotme deputetja demokrate, Fatbardha Kadiu në një deklaratë për mediat. Ajo u shpreh se Ministria e Financave duhet t’u thotë shqiptarëve pse biznesi i bixhozit është 4-fishuar gjatë Qeverisë së Ramës dhe pse ai po shtyn prej 3 vjetësh zbatimin e ligjit për mbylljen e lojërave të fatit.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero ka deklaruar se numri i të punësuarve në sektorin e turizmit për këtë sezon ka kapur shifrën e 15 mijë të punësuarve, shifër kjo disa herë më e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Turizmi është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë shqiptare me impakt të drejtëpërdrejtë në rritjen e punësimit.
Pas raportit të DASH, ku theksohet se Shqipëtria mbetet vend i vështirë për të investuar, Ish-Ministri Arben Malaj sygjeron që Qeveria të ndërmarr masa për të ndryshuar situatën. Sipas Malajt problemet e ngritura në raport duhet të trajtohen me seriozitet pasi kjo do të ndikonte në hapjen e negociatave. Ai shtoi se duhet të merren masa edhe për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin.
Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së liderit të PD-së Lulzim Basha lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.Përmes një statusi në “Facebook’”, ai e ka cilësuar PD-në si seli të përkthimeve të gabuara. "Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër Qeverisë".
Trego më shumë