Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Spektakolare kanë rezultuar takimet e 5-ta në fazën e grupeve të Europa League. Milan ka shkatërruar me rezultatin e thellë 5-2 modestët e Dudelange, duke hedhur një hap të sigurt drejt raundit tjetër. Të besuarit e Gennaro Gattusos përfituan dhe nga fati që 2 nga golat e shënuar erdhën në formën e autogolit.
Drejtori sportiv i Milanit është kthyer në një mision për ish-yllin e kuqezinjve, Rikardo Kaka. Braziliani, fitues i Topit të Artë në 2007, konfirmoi se një ditë ëndërron të bëhet drejtor, por nuk e di se kur. "Aktualisht unë jam duke u përqendruar në projekte të tjera dhe kam udhëtuar në shumë vende. Marrëdhënia ime me Milanin është shumë afër, do të kthehem, por nuk e di kur", tha Kaka për Mediotempo.
Aktori i famshëm kinez Jiang Jinfu është arrestuar në Japoni pas akuzave se kishte abuzuar me ish të dashurën e tij Haruka Nakaura. Ylli i filmave u filmua teksa dorëzohej me duar të prangosura në polici. Urdhri për arrestimin e tij ishte lëshuar një ditë më parë. Më 20 nëntor, Haruka postoi imazhet e lëndimeve që ishin shkaktuar nga duart e Jiang.
Argjentina po ecën drejt idesë për të akuzuar për krime lufte ndaj Princit të kurorës së Arabisë Saudite, Salman, ndërsa ai shkoi në Buenos Aires për të marrë pjesë në samitin e G20. Human Rights Watch, i kërkoi Argjentinës që të përdorte një klauzolë për krimet e luftës në kushtetutën e saj për të hetuar çdo përfshirje të tij në krime të mundshme kundër njerëzimit në Jemen dhe vrasjen e gazetarit Khashoggi.
Ish-Ministri konservator Svejn Ludvigsen (72) nga Norvegjia, është i akuzuar për dhunim të emigrantëve, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë. Kjo kishte zgjatur disa vite, ndërsa prokurori shtetëror e hulumton ish ministrin për keqpërdorim seksual të tre personave, sqaroi avokati shtetëror Tor Borge Nordmo.
Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer deklaroi se “myslimanët janë pjesë e Gjermanisë”, gjatë ditës së parë të Konferencës së Islamit në Gjermani. Deklaratën e ministrit kristiansocial të Punëve të Brendëshme Horst Seehofer, se myslimanët janë pjesë e Gjermanisë, disa e konsideruan një kthesë 360 gradë, ndërsa disa të tjerë e panë në një këndvështrim më pak dramatik.
Italia duhet të bëjë ndryshime thelbësore në projektbuxhetin e saj për vitin 2019 për të shmangur veprimet ndëshkuese nga Brukseli, deklaroi dje zëvendëspresidenti i KE, Valdis Dombrovskis. Ai kërcënoi se do të ndërmarrë masa kundër Romës sepse po planifikon një deficit prej 2,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin e ardhshëm, duke shkelur rregullat e eurozonës mbi buxhetin.
Në konfliktin me Rusinë, Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko vazhdon kursin e konfrontimit e jo të çtensionimit. Ai i ka kërkuar drejtpërdrejt Gjermanisë e NATO-s ndihmë ushtarake. “Merkel është një mike e madhe e Ukrainës. Në vitin 2015 përmes negocitatave në Minsk ajo e ka shpëtuar njëherë vendin tonë dhe ne shpresojmë që bashkë me ne dhe aleatët e tjerë të na mbështesë po kaq shumë”, ka thënë ai.
Kancelarja Merkel u zotua se do të ushtrojë presion mbi Putin pas përshkallëzimeve të fundit në Ukrainë, ndërsa hapi një konferencë kyçe të Berlinit me zyrtarët ukrainas. Poroshenko i Ukrainës i ka kërkuar NATO-s ndihmë detare. Merkel fajësoi Rusinë për rritjen e tensioneve, pasi Rusia kapi tre anije ukrainase në Detin Azov këtë javë.
Hungaria nuk e ka shkelur sovranitetin e Maqedonisë dhe nuk ka kurrfarë lidhje me arratisjen e ish Kryeministrit Gruevski. Kështu thotë shefi i kabinetit të qeverisë hungareze. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se askush nuk i dorëzon raporte ditore se ku gjendet Gruevski dhe se ai nuk ka mbrojtje sociale, përveç që ka të drejtë për shërbime që parashihen në Ligjin për emigrantë.
Trego më shumë