Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, tha se marrëveshja me Komisionin Evropian për draft kornizën politike për të ardhmen e marrëdhënieve paraqet “marrëveshjen e vërtetë” për Britaninë e Madhe. Ajo pohoi se marrëveshja do të dërgohet për votim në referendum e cila sipas saj, do t’i japë Britanisë kontrollin mbi kufijtë e saj, paratë dhe ligjet.
Kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse GRU, Gjenerali Igor Korobov, ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë. Korobov mori postin e tij në krye të GRU në vitin 2016 dhe drejtoi operacionet kundër forcave terroriste në Siri. Në vitin 2017, ai u nderua me titullin Hero i Federatës Ruse, nderi më i lartë i shtetit.
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, James Mattis është shprehur se policia ushtarake në kufirin me Meksikën nuk do armatoset dhe nuk do të ketë pushtetin për të kryer arrestime. Ai pohoi se vendosja ushtarake përgjatë kufirit meksikan do ndihmonte në mbrojtjen e zyrtarëve aty nga kërcënimet e mundshme. Një karvan prej pothuajse 3.000 emigrantësh nga Amerika Qendrore ka ardhur në qytetin kufitar, Tijuanë.
Qeveria zvicerane njoftoi të mërkurën se do të shtyjë përfundimisht vendimin e saj mbi paktin e OKB-së mbi migracionin, pas kundërshtimit të shprehur nga shumë komisione parlamentare, gati një muaj pasi kishte vendosur ta miratonte. Hungaria njoftoi tërheqjen e saj nga kjo marrëveshje. Polonia dhe Izraeli njoftuan gjithashtu se nuk do e firmosin këtë pakt.
Kancelarja Merkel refuzoi dje thirrjet e deputetëve nacionalistë që Gjermania të braktisë mbështetjen e Marrëveshjes së Migracionit të Kombeve të Bashkuara. Disa vende, përfshirë SHBA, Hungarinë, Austrinë, Izraelin, Australinë dhe Poloninë, kanë njoftuar se nuk do të mbështesin një marrëveshje migracioni që do të miratohet muajin e ardhshëm në Marok.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez fillon sot një vizitë zyrtare në Kubë, e para e një shefi qeverie të Spanjës që prej 30 vitesh, në çastin kur Havana i shikon europianët si aleatë të mundshëm përballë Donald Trump. Në pushtet prej më pak se gjashtë muaj, kreu i ri socialist spanjoll do të qëndrojë dy ditë në ishullin komunist, me një axhendë ku përzihen politika, ekonomia dhe kultura.
Turqia akuzoi SHBA-në se po përpiqet të “mbyllë sytë” për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Stamboll, ndërsa deklaratën e fundit të presidentit amerikan Donald Trump e cilësoi si “komike”. Trump tha se mbetet një partner i besueshëm për Arabinë pavarësisht nga fakti se princi Princi Mohammed bin Salman mund të ketë ditur planin për të vrarë gazetarin Khashoggi.
Aktori Robert De Niro është ndarë nga bashkëshortja e tij, Grace Hightowe. Raportohet se çifti i ka dhënë fund martesës mbi 20-vjeçare. 75-vjeçari dhe Grace nuk jetojnë më bashkë sipas Page Six. Raportohet se çifti pritet të publikojë lajmin në javët e ardhshme. Aktori u shfaq të hënën në tapetin e kuq të eventit MoMa në New York pa bashkëshorten e tij në krahë.
Barron Trump, djali i vogël i Presidentit Trump u shfaq në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga muaji gusht së bashku me 2 prindërit e tij për t’u nisur drejt Mara-Lago ku do të festojnë ditën e falënderimeve. Në këtë udhëtim binte në sy veshja e 12 vjeçarit, të cilit në të gjitha fotot i mungon buzëqeshja. Ai ndjek mësimet në shkollën St. Andrew’s Episcopal, por është kthyer në shtëpi për festa.
Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të nxjerrin të martën raportin përfundimtar rreth vrasjes së gazetarit të “Ëashington Post-it” Jamal Khashoggi. Sipas njoftimeve Agjencia Qendrore e Zbulimit (CIA) ka dalë në përfundimin se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, drejtues de facto i mbretërisë, urdhëroi vrasjen e gazetarit në Konsullatën e Riadit në Ankara.
Trego më shumë