Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se përpjekjet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen nuk duhet të konkurrojnë me NATO-n. “Unë kam qenë po aq i qartë për faktin se përpjekjet e BE-së nuk duhet të konkurrojnë me NATO-n, sepse NATO mbetet thelbi i sigurisë evropiane”, tha Stoltenberg para takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.
Rreth 85,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç mund të kenë vdekur nga kequshqyerja akute në tre vjet luftë në Jemen, thotë drejtuesja e një shoqate bamirësie. OKB paralajmëroi muajin e kaluar se deri në 14 milion jemenas janë në prag të urisë. Të paktën 6,800 civilë janë vrarë dhe 10,700 kanë mbetur të plagosur në luftë, sipas OKB.
Margrethe Vestager, Komisionerja evropiane për Konkurrencën, paralajmëroi Kinën kundër çdo lloji konkurrence të pandershme, duke i kërkuar që të ofrojë të njëjtat kushte për sipërmarrjet evropiane. Ajo theksoi se është e rëndësishme që të punohet për një konkurrencë të ndershme jo vetëm në aplikimin e rregullave të konkurrencës por gjithashtu në aspektin e reciprocitetit.
Një 23-vjeçare italiane, e cila punonte si vullnetare, u rrëmbye nga një grup personash të armatosur në Kilifi, në bregdetin kenian. Ngjarja në fjalë u bë e ditur nga policia vendase. Sipas policisë afrikane vajza u rrëmbye mbrëmjen e së martës gjatë një sulmi ku i plagosën 5 persona. “Tgcom”, shkruan se edhe më parë, fundamentalistë islamikë në Somali kanë rrëmbyer të huaj që punojnë në këto vende.
INTERPOL ka zgjedhur presidentin e ri. BBC shkruan se ky post iu besua koreano jugorit, Kim Jong-Yang. Mësohet se Rusia nuk arriti që të marrë drejtimin e INTERPOL-it. Yang do të zëvendësojë kinezin Meng Hongwei, që u ndalua në Pekin në shtator nën akuza për korrupsion.
I renditur në vendin e dytë, Manchester United sa i përket pasurisë, me afro 5 mld $, Reali i Madridit ka pohuar se planet e tij për rinovimin e stadiumit do ta ndihmojnë të bëhet klubi më i mirë i shekullit të XXI. Sipas Presidentit të klubit të La Ligës, Perez, stadiumi i ri do të jetë më i miri në botë dhe se përmirësimi që do t’i bëjë impiantit të tij do të sjellë rreth 170 mln $ shtesë çdo sezon.
Mbreti Salman i Arabisë Saudite e lavdëroi gjyqësorin e vendit, në kohën kur presioni i jashtëm për vrasjen e gazetarit Khashoggi, vazhdon të rritet. Në komentet e tij të para publike qëkur Khashoggi u vra në Stamboll, muajin e kaluar, mbreti tha se vendi i tij “nuk do të devijojë kurrë” nga shërbimi i drejtësisë, shkruan rel. Megjithatë, ai nuk iu referua drejtpërdrejt rastit gjatë fjalimit të tij vjetor.
Sean "Diddy" Combs ka thyer heshtjen disa ditë pas vdekjes së ish-bashkëshortes së tij Kim Porter. Reperi i ka bërë një dedikim emocionues nënës së tre fëmijëve të tij duke u shprehur se ishin më shumë se shpirtra binjakë. Ajo dhe Diddy ishin bashkë nga viti 1994 deri në vitin 2007. Së bashku ata kanë një djalë 20 vjeç dhe dy vajza binjake 11-vjeçare.
Rebelët talebanë njoftuan se kishin marrë pjesë në një takim triditor në Katar me një delegacion amerikan të rangut të lartë për çështjen e paqes në Afganistan. Sipas tyre, diskutimet ishin paraprake dhe asnjë marrëveshje nuk është arritur. SHBA ka ngarkuar Khalilzadin të takojë talebanët me shpresën e vendosjes së paqes në rajon.
Holanda ka arritur të siguroj një barazim të vyer kundër Gjermanisë në minutat e fundit të ndeshjes. “Pancerat” nuk kishin asnjë objektiv për këtë sfidë, pasi as fitorja nuk iu bënte punë, ndërsa Holanda mjaftohej me një pikë për të marrë kreun e grupit. Barazimin ia solli kapiteni Van Dijk. Ky barazim e dërgon Holandën në play-off të ligës A, e renditur në vendin e parë me 7 pikë po aq sa edhe Franca.
Trego më shumë