Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ministri iranian Javad Zarif, diskutoi mënyrat e lehtësimit të transaksioneve financiare ndërkombëtare gjatë një takimi me Sekretarin e Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, në Teheran. Hunt arriti në Iran pasi SHBA vendosën sanksione mbi sektorët kryesorë të ekonomisë ndaj Iranit. Ata diskutuan edhe mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Jemen, ku Irani akuzohet për furnizimin me armë të rebelëve shiitë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago. Spitali Mercy është përgjakur nga një sulm me armë zjarri, ku janë shënuar viktima të shumta. Mësohet se një person ka hyrë në spital dhe ka qëlluar disa persona. Sipas “ABC Chicago”, një person i dyshuar është qëlluar dhe se është evakuuar edhe spitali. Policia e ka njoftuar se nga të shtënat që kanë ndodhur në spital, veç të pagurëve, dyshohet se ka edhe të vrarë.
Trump, nuk ka pranuar të dëgjojë një inçizim të momenteve të fundit të vdekjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Në një intervistë për televizivion “Fox News”, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ai ishte vënë në dijeni të rrethanave brutale të vrasjes përmes burimeve presidenciale. Ndërkohë, një raport i papublikuar i CIA-s, tregoi të premten se Bin Salman ka qenë personi që urdhëroi vrasjen e gazetarit.
Christian Vieri është bërë baba për herë të parë. Ish-futbollisti italian dhe bashkëshortja e tij Costanza Caracciolo mirëpritën në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Stella. Lajmi është konfirmuar nga 48-vjeçari me anë të postimeve në rrjetet sociale. "Sot ka qenë dita më e bukur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind provon kur i vendosin në krahë foshnjen e tyre të vogël”, ka shkruar ai.
David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, ka theksuar se Putin e sheh Kosovën si një projekt amerikan dhe se destabilizimi i vendit është mënyra e tij për t’u marrë përsëri me SHBA për ndërhyrjen e NATO-s. Sipas tij, ndarja është pjesë e planit strategjik të Putinit për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të shtetit të tij duke e forcuar Serbinë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë thirrjet për zgjedhje të parakohshme duke thënë se tani nuk është momenti për këtë, pasi vendi po përballet me sfida të sigurisë. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, ai u bëri thirrje partnerëve të tij të koalicionit që të mos shkatërrojnë Qeverinë dhe të tregojnë përgjegjësi.
Zvicra u bë skuadra e tretë që siguron vendin e parë në grup, në Divizionin A të Ligës së Kombeve. Helvetët mposhtën Belgjikën me rezultatin befasues 5-2 në Luzernë, në një sfidë që u duk se do të ishte një shëtitje për skuadrën e drejtuar nga Roberto Martinez, por që në fakt rezultoi një dramë e vërtetë.
5 persona mbetën të vdekur dhe 16 të tjerë u plagosën dje në një shpërthim bombash në qytetin irakian Tikrit. Shpërthimi shkatërroi edhe 12 makina në afërsi dhe forcat e sigurisë mbyllën shumicën e rrugëve për të parandaluar incidente të tjera. Tani për tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe agjencia kujton se sulme të tilla janë të rralla në Tikrit që kur grupi terrorist, pësoi humbjen në 2017.
Gjysma e kompanive gjermane presin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve tregtare midis Evropës dhe SHBA, gjë që do të çojë në uljen e investimeve, tregon anketa e sondazhit të Institutit Ekonomik Gjerman. Sipas sondazhit, 44 % e kompanive presin që tensioni të rritet, ndërsa 34 % pohojnë të kundërtën. 41 % e kompanive mendojnë se SHBA dhe BE nuk do të arrijnë një Marrëveshje Tregtare Transatlantike.
Brazili ka arritur të mposht Uruguain në një ndeshje miqësore me rezultat 1:0. Ka qenë një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat por që në fund fitorja u takoi brazilianëve. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 76-të. Një incident në zonë nga Diego Laxalt në Danilon bëri që gjyqtari të akordonte penaltinë që u shndërrua në gol nga Neymari.
Trego më shumë