Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
“Shqipëria është problemi kryesor i Greqisë sa i përket trafikut të drogës” është shprehur ministri grek i Mbrojtjes i cili në një intervistë, evidentoi rritjen e fenomenit të drogës në Greqi. Ai fajësoi Shqipërinë për numrin e madh të rasteve të trafikut të drogës nga vendi ynë drejt shtetit grek. Nikos Toskas e cilësoi një fenomen shqetësues dhe që duhet të marrë zgjidhje.
Komisioni Europian ka nisur procedime ligjore kundër Polonis, Hungaris, Çekia anëtare të BE-së, të cilat refuzuan të pranonin refugjatët. Tre shtetet janë akuzuar se nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre të përcaktuara , për të zhvendosur emigrantët nga Italia dhe Greqia. Komisioni tashmë po fillon të zbatojë procedurat, gjë që do t’i lejojë Gjykatës Europiane të vendosë edhe gjoba shteteve .
Një pallat 24 katësh, në perëndim të Londrës, është përfshirë nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Akoma nuk dihet numri ekzakt i viktimave, ndërsa një pjesë e madhe e banorëve janë bllokuar në shtëpi dhe shumë të tjerë, që kanë arritur të dalin nga pallati, janë dërguar në spital. Pallati "Grenfell Tower" përmban 120 banesa, ndërsa 200 zjarrëfikës ndodhen në vendngjarje për të shuar flakët.
Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin britanik Ruairi O’Connell. Kandidati për kryeministër te Kosovës e ka siguruar ambasadorin se do të angazhohet për ta formuar qeverinë dhe për adresimin e çështjeve, që sipas tij, kërkojnë zgjidhje urgjente. “ folëm për procesin zgjedhor dhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës” shprehet Haradinaj
Shkatërrohet banda e drogës në Greqi. Policia ka arrestuar 10 shqiptarë dhe 1 grek. "Kapua", një 32 vjeçar në Shqipëri. Grupi kryente shpërndarjen e drogës në Ilia. Janë sekuestruar nje sasi e vogël, por banda ka përfituar rreth 150 mijë euro. Zbardhet si funksiononte rrjeti i trafikut. “Bosi” e dërgonte drogën nga Shqipëria në Athinë, dhe merrej në dorëzim vëllai, që e shpërndante te anëtert e rrjetit për shitej.
Kocijançic ka thënë se BE pret që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të formohet sa më shpejt. "Marrëveshja e arritur mes palës kosovare dhe serbe lehtëson dialogun". Deklarata vjen pas paralajmërimit të Haradinajt, sipas të cilit nuk do të formohet Asociacioni, në qoftë se ai bëhet kryeministër i Kosovës. “Pres angazhim konstruktiv nga dy palët në takimet e muajt të ardhshëm”, shton Kocijançic.
Konservatorët e Theresa May dolën partia e parë, por nuk arritën të marrin shumicën parlamentare në zgjedhjet elektorale të zhvilluara në Britani. Ata humbën mbi dhjetë vende në Parlament, krahasuar me parlamentin paraardhës. Ky rezultat shihet si poshtërim për kryeministren Theresa May, pasi ajo vetë i thirri këto zgjedhje. Aktualisht asnjë nga partitë nuk ka numrin e duhur për të formuar qeverinë e re britanike.
Dy sulme ndaj parlamentit dhe mauzoleumit në Teheranit, kanë lënë të paktën 12 viktima dhe shumë të plagosur ISIS merr përgjegjësinë. Sulme janë shënuar sot në mëngjes, ku disa persona të armatosur kanë hapur zjarr në parlament, ndërsa një kamikaz ka shpërthyer në mauzoleumin e Ajatollah Khomeinit, themeluesit të Republikës Moderne në jug të kryeqytetit.Policia ka ngritur postblloqe në çdo cep të vendit.
Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se lufta midis Rusisë dhe SHBA do të ishte një konflikt apokaliptik që asnjë vend nuk do mund t’i mbijetonte. Putin ka vërtetuar se ka kontroll të plotë mbi ushtrinë dhe është shumë i informuar mbi gjithçka ndodh në Rusi dhe jashtë saj. Kur u pyet nëse ka shpresë për ndryshim në marrëdhëniet SHBA-Rusi tani që Trump është President, Putin tha se “gjithmonë ka shpresë”.
Shteti Islamik në revisten ekstremiste ”Rumi” ka shkruar se nuk i ka harruar vendet e Ballkanit. ISIS kërcënon hapur gjithe Ballkanin “Ju e dini se në Francë, Gjermani e Britani ka pasur flakë të luftës nga sulmeve tona, në këto vende ku mendohet se ka siguri, ne ua kemi përplasur kokën në tokë dhe ua kemi thyer qafën. - thuhet në shkrimin e kësaj reviste ekstremiste islamike.
Trego më shumë