Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Të shtëna me armë zjarri në stacionin e një metroje në Mynih, ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli rutinë në stacionin Unterfoehring. Nga të dhënat paraprake rezulton se ka 5 të plagosur mes të cilëve një agjente policie që ndodhet në gjendje të rëndë. Policia përjashton mundësinë që episodi të ketë lidhje me terrorizmin. Pasagjerët janë evakuuar dhe zona rreth stacionit është bllokuar nga policia.
Panamaja ka ndërprerë lidhjet e me Taivanin për të forcuar marrëdhëniet me Kinën. Qeveria panameze deklaroi se njeh politikën e “një Kine të vetme” dhe se e konsideron ishullin pjesë të sajën. Ministria e Jashtme në Taivan u shpreh në një deklaratë se, ndjente irritim dhe keqardhje për atë që e quante “një kthesë diplomatike armiqësore të Panamasë, që u dorëzua përpara interesave ekonomike të Pekinit”.
12 persona kanë humbur jetën pasi një autobus me pelegrinë ortodoks u aksidentua në rrugën ndërmjet qyteteve siberiane ruse, Irkutsk dhe Çita. Ato kishin marrë pjesë në një ceremoni religjioze në një manastir. Sipas agjencis shtetërore e lajmeve TASS të paktën 30 pasagjerë kanë mbetur të lënduar.
Në një intervistë Vuçiç, ka thënë se ka ardhur koha të bisedohet për ndryshimet në Kushtetutë, Kosovën dhe raportin ndaj rajonit. “Unë mendoj ta hap këtë diskutim guximshëm, me përfaqësuesit politik, me bashkësitë fetare, me shoqërinë civile, OJF-të, etj... Të shohim cilat janë caqet dhe vendi i Serbisë në të ardhmen dhe pse do të dalin disa “gjeni” që do të tundin tabelën “tradhtar”, ka thënë Vuçiç ditë e betimit.
Në konferencën për shtyp, Tramp ka sqaruar qëndrimin e Uashingtonit ndaj Paktit të Parisit. Kanë nisur menjëherë sulmet ndaj Trampit. Kryebashkiaku i NY, siguroi se qyteti i tij do ta respektojë paktin e 2016-ës. I kundërt dhe qëndrimi i disa sipërmarrësve të rëndësishëm amerikane pro Paktit. Tramp pretendon se ngrohja klimatike është një farsë e mediave. Dalja e SHBA-ve nga Pakti kundërshtohet nga BE dhe Kina.
Gjithçka vetëm në 8 minuta. 3 xhihadistë asgjësohen nga policia Londineze. 7 te vdekur dhe 48 të plagosur bilanci i sulmit terrorist. Një terroristët me origjinë mesdhetare. Futet me furgon mes këmbësorëve në London Bridge. Plagosi 20 prej tyre. Afër Borough Market 3 të tjerë qëllonin me thikë mbi kalimtarët dhe njerëzit në lokale. Antiterrorizmi nis hetimet. Frikë për sulme të tjera, Londra në alarm.
Tre ish-ushtarakë shqiptar u erdhën në ndihmë personave te lënduar gjatë sulmit në Londër. Mark Stembrigde rrëfen se stafi i tij shpëtuan jetën e 130 personave, pikërisht kur 3 terroristët nisën masakrën. Ai tregon se në stafin e ‘Cafe Brood’, ishin edhe tre ish-ushtarakë shqiptarë, të cilët vepruan me shpejtësi dhe i tërhoqën klientët mbi tarracë.
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan. Yee tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato, por Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike. Ai e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.
Trego më shumë