Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Edicioni i 20-të i festivalit Kënga Magjike po afron. Artistët kanë prezantuar çdo javë projektet e tyre muzikore për publikun. Tashmë është zbuluar se kur do të jenë netët gjysmëfinale. Nata e madhe do të mbahet më 8 dhjetor ku do të shpallet fituesi i këtij viti jubilar të festivalit më të madh të muzikës në Shqipëri.
Aktori i famshëm kinez Jiang Jinfu është arrestuar në Japoni pas akuzave se kishte abuzuar me ish të dashurën e tij Haruka Nakaura. Ylli i filmave u filmua teksa dorëzohej me duar të prangosura në polici. Urdhri për arrestimin e tij ishte lëshuar një ditë më parë. Më 20 nëntor, Haruka postoi imazhet e lëndimeve që ishin shkaktuar nga duart e Jiang.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston sot 28-vjetorin e lindjes. Ylli i muzikës pop i ka bërë vetes dhuratën më të çmuar, albumin Pheonix që po arrin një sukses të madh. Dhe në këtë ditë të veçantë për të, Rita ka marrë urimet e prindërve të saj Nik dhe Vera Ora. Ata e uruan vajzën e tyre në gjuhën shqipe.
Dita e Falenderimeve ishte një ditë reflektimi për Ariana Granden. Ylli i popit kujtoi marrëdhëniet e saj me ish të dashurin Mac Miller, që vdiq nga një mbidozë droge rreth 3 muaj pasi çifti u nda. Këngëtarja postoi një fotografi që kishte bërë me të ndjerin në Ditën e Falenderimeve në vitin 2017, me përshkrimin: "Më mungon".
Paris Hilton dhe Chris Zylka i dhanë fund romancës së tyre dhe lajmi i ndarjes u zbulua këtë të hënë. Ata ishin në prag të martesës dhe aktori i kishte dhuruar Paris unazën 2.2 mln $. Në media qarkulloi lajmi se ai e donte sërish aksesorin e shtrenjtë që kishte mbetur në gishtin e miliarderes. Hilton u shfaq në aeroportin e Melbourne ku u zbulua se i kishte plotësuar dëshirën ish-partnerit dhe kishte hequr unazën e fejesës.
Aktori Robert De Niro është ndarë nga bashkëshortja e tij, Grace Hightowe. Raportohet se çifti i ka dhënë fund martesës mbi 20-vjeçare. 75-vjeçari dhe Grace nuk jetojnë më bashkë sipas Page Six. Raportohet se çifti pritet të publikojë lajmin në javët e ardhshme. Aktori u shfaq të hënën në tapetin e kuq të eventit MoMa në New York pa bashkëshorten e tij në krahë.
Sean "Diddy" Combs ka thyer heshtjen disa ditë pas vdekjes së ish-bashkëshortes së tij Kim Porter. Reperi i ka bërë një dedikim emocionues nënës së tre fëmijëve të tij duke u shprehur se ishin më shumë se shpirtra binjakë. Ajo dhe Diddy ishin bashkë nga viti 1994 deri në vitin 2007. Së bashku ata kanë një djalë 20 vjeç dhe dy vajza binjake 11-vjeçare.
Christian Vieri është bërë baba për herë të parë. Ish-futbollisti italian dhe bashkëshortja e tij Costanza Caracciolo mirëpritën në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Stella. Lajmi është konfirmuar nga 48-vjeçari me anë të postimeve në rrjetet sociale. "Sot ka qenë dita më e bukur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind provon kur i vendosin në krahë foshnjen e tyre të vogël”, ka shkruar ai.
Kim Portner, modelja dhe aktorja që ka qenë partnerja e reperit të famshëm amerikan, Diddy për 13 vite është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Burime pranë autoriteteve kanë konfirmuar se morën një telefonatë se në shtëpinë pranë liqenit Toluca rreth mbrëmjes. Thuhet se u raportua një person që kishte pësuar sulm kardiak. Një burim pranë 47-vjeçares thotë se ajo kishte disa javë që vuante nga pneumonia.
Këngëtarja Dua Lipa, po vazhdon me suksese në arenën ndërkombëtare. Në Berlin u ndanë sërish çmimet BAMBI, njërin prej tyre e mori këngëtarja me origjinë nga Kosova. Ajo u shpërblye me një çmim mjaft të rëndësishëm në këtë mbrëmje, atë për “muzikën më të mirë internacionale”. Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenë për të marrë trofeun e artë të Bambit, që njëherësh është e para që merr në një spe
Trego më shumë