Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Rita Ora ka publikuar projektin e ri muzikor “Velvet Rope” që do jetë pjesë e albumit të saj “Phoenix” më 23 nëntor. Sërish bëhet fjalë për një këngë që i dedikohet dashurisë. Jeta e një mashkulli shihet nga sytë e ish-partneres, e cila vë re se ai po vazhdon jetën e tij pa i dhënë rëndësi të kaluarës. “Velvet Rope” është publikuar vetëm me audio dhe tekst. Kënga është shkruajtur nga vetë këngëtarja.
Që kur Victoria Beckham u bë një emër familjar, ajo ka qenë legjendare për stilin e saj. Nga veshjet e Gucci-t gjatë periudhës kur këndonte me Spice Girls deri tek perandoria e saj e veshjeve, fjala stil ka qenë sinonimi i Beckham. Dhe tani stilistja ka marrë njohjen që meriton. Victoria u nderua me çmimin “Ikona e modës” nga E! People’s Choice Awards 2018.
Dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha ishin përzgjedhur për të performuar në shfaqjen e shumëpritur të modës Victoria's Secret. yjet e muzikës pop kanë ndezur skenën me performancat e tyre mbrëmjen e 8 nëntorit në Pier 94 në New York. Bebe shkëlqeu dhe me veshjen e saj teksa performoi hitin "I'm a Mess".
Disa javë pasi tha se do të tërhiqej nga muzika, këngëtari Michael Buble surprizoi fansat me një lajm të befasishëm. Ai njoftoi të enjten se do të mbajë turnerun e tij botëror ndërsa përgatitet për albumin e tij të 10-të në studio. Michael Buble do zhvillojë një turne 36 ditor dhe ky është turneu i tij i gjashtë. Këngëtari u largua nga skena muzikore pasi djali i tij 5-vjeçar, Elias u diagnostikua me kancer.
Kur u lidhën për herë të parë në vitin 2015, Bella Hadid dhe “The Weeknd” ishin çifti më i famshëm. Dhe tani, që nga rikthimi i tyre pas gati 1 vit ndarje, çifti nuk ngurron që t'i shprehë dashurinë njëri-tjetrit kudo. Këngëtari i bëri një serenatë supermodeles përpara gjthë fansave. Ndërsa ishte në skenë, ai i kushtoi këngën dashurisë së tij Bella, që ndodhej mes fanave.
Grupi “Spice Girls” është ribashkuar pas 23 vjetësh. Ky është një lajm vërtet i rëndësishëm për botën e muzikës që grupi në fjalë është bërë bashkë sërish pas kaq shumë vitesh. Vajzat e famshme i ndanë rrugët e tyre para 2 dekadash, por e gjetën sërish dëshirën për t’u ribashkuar. Mungon Victoria Beckham e cila ka vendosur të mos i bashkohet grupit.
E veja e Chris Cornell, po padit mjekun e këngëtarit për vdekjen e tij. Vicky Cornell akuzon mjekun se i ka dhënë Cornell një mbingarkesë ilaçesh që çuan përfundimisht në vdekjen e tij në vitin 2017. Ajo pretendon se Robert Koblin me neglizhencë dhe në mënyrë të përsëritur i dha këngëtarit substanca të rrezikshme për ndryshimin e humorit.
Aktori amerikan Alec Baldwin është arrestuar në Nju Jork, nën akuzën se ka rrahur me grushte një person, pas një debati për një vend parkimi. Një zëdhënës i policisë lokale deklaroi se aktori u ndalua dhe iu komunikua akuza e agresionit. Kjo nuk është hera e parë që 60-vjeçari përballet me ligjin. Në vitin 2014, ai u arrestua për prishje të rendit publik.
Muzika britanike arriti një vit rekord në 2017 falë artistëve si Dua Lipa, Ed Sheeran dhe Harry Styles apo Rag'n'Bone Man. Raporti i matjes muzikore në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se të ardhurat nga muzika britanike u rritën me 7 % duke arritur një nivel rekord prej 2.6 miliardë paund. Albumi i tretë i Ed Sheeran, Divide, me hite si "Shape of You" dhe "Perfect", ishte më i shituri i vitit të kaluar.
Princesha japoneze Ayako është martuar sot në një ceremoni të mbushur plot me rituale në Meiji Shrine të Tokios. Princesha dhe dhëndri Kei Moriya u shfaqën në lajmet kombëtare duke ecur ngadalë para mysafirëve në tempull. Ayako u martua me një person që nuk rrjedh nga një familje me status mbretëror, vendim që e detyron të heqë dorë nga statusi i saj mbretëror.
Trego më shumë