Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Reperi amerikan "Young Greatness" ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare pasi është qëlluar për vdekje në New Orleans. Emri i vërtetë i reperit është Theodore Jones, i cili është i njohur për hitin e tij “Moolah” që doli në treg në vitin 2015 dhe ka arritur mbi 30 milionë klikime. Policia po vijon hetimet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
British Fashion Council ka zbuluar kandidatët për çmimet e modës së këtij viti dhe popullariteti i Gucci nuk tregon shenja të ngadalësimit. Një trupë e përbërë nga 2.000 anëtarë kryç të industrisë së modës, nga 32 vende, vendosi nominimet për dhjetë kategoritë. Në krye qëndron Gucci me 4 nominime dhe pas saj vjen Burberry, me 3 nominime nën drejtimin e drejtorit të ri të kreativitetit Riccardo Tisci.
Britney Spears ka kujtuar 20-vjetorin e këngës së saj debutuese “Baby One More Time”. Ajo shkruan se, “është e vështirë ta përshkruash me fjalë atë që do të thotë për mua fakti se 20 vjet më parë, bota dëgjoi muzikën time për herë të parë. Shumë ka ndodhur që nga ajo kohë, por unë dua të falenderoj fansat e mrekullueshëm që kanë qenë me mua që nga dita e parë”.
Çifti i famshëm italian Raffaella Fico dhe Alessandro Moggi i kanë dhënë fund lidhjes. Ndërsa përflitej se çifti do të kurorëzonte lidhjen dy vjeçare në martesë, çdo gjë ka ndryshuar. Arsyeja mendohet të jetë ylli i futbollit Cristiano Ronaldo. Çifti ka fshirë fotot e njëri-tjetrit nga rrjetet sociale.
Rezidenca e familjes Beckham në Oxfordshire ka rënë prej e grabitësve. Tre hajdutë të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e familjes së njohur nëpërmjet dritareve të pasme. Ata janë parë nga ekipi i sigurisë. Hajdutët u larguan pa marrë asgjë por gjithsesi janë ende të lirë dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë dukeshin të maskuar, me kapuç të zinj e me kapele.
Mariah Carey ka njoftuar zyrtarisht për daljen e albumit të saj “Caution” në 16 nëntor, katër vjet pas albumit të fundit “Me, I am Mariah…The Elusive Chanteuse”. Disku përfshin edhe dy këngët “GTFO” dhe “With You”, që kanë ngritur emrin e yllit të pop-it në playlistat ndërkombëtare. Ajo ka nxjerrë një tjetër këngë, “The Distance”. “With You” ka tejkaluar 2 mln e 700 mijë shikime të përgjithshme në
Aktorja e njohur e Hollivudit, Selma Blair njoftoi sot se ishte diagnostikuar me sklerozë multiple. “Kam sklerozë multiple. Jam e pamundur, Kujtesa ime është e mjegullt“, shkruan Blair në Instagram. Aktorja 46-vjeçare shton se ishte diagnostikuar në gusht nga neurologu Jason Berkley. “Kisha simptoma prej vitesh, por nuk i kisha marrë seriozisht. Kjo ndoshta edhe para 15 vitesh”, thekson Blair.
“Despacito”, e kënduar nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee po thyen çdo rekord. Deri më tani kënga ka kaluar shifrën e pesë miliardë klikimeve në "YouTube" që nga publikimi i saj në janar të vitit 2017, duke u bërë videoja më e klikuar ndonjëherë në historinë e këtij kanali. “Billboard” ka bërë të ditur së fundmi se kjo këngë ka thyer gjithsej edhe shtatë rekorde botërore të "Guinness".
Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në Spitalin e Fierit, ku u njoh me ndryshimet e bëra atje. Ministrja Manastirliu tha se spitali ishte transofmuar rrënjësisht madje bëri me dije hapjen e repartit të ri të trajtimit të kancerit. “E kaluara e disa viteve më parë e këtij spitali i ngjan një ëndrre të keqe dhe e ardhmja mbetet ende një sfidë e madhe, që kërkon shumë punë akoma,” shkruan Rama.
Aktori i njohur, Chow Yun-fat ka njoftuar se do dhurojë të gjithë pasurinë e tij për bamirësi. Mësohet se pasuria e tij, arrin në vlerën e 619 milionë euro. "Paratë nuk janë të miat", tha ai duke shtuar se ëndrra e tij është "të jetë i lumtur dhe njeri normal". Pavarësisht pasurisë, Chow ka një reputacion në zonën aziatike se bën një jetë modeste, jo luksoze.
Trego më shumë