Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Këngëtarja Elvana Gjata është bërë e gjallë për herë të parë, pasi u shpall si në kërkim për vrasjen në Bllok bashkë me të dashurin Ervin Mata. Ndonëse në arrati, Elvana Gjata nuk ndalet me projektet e saj. Ajo ka publikuar klipin e saj më të ri, në bashkëpunim me Poor Bear që mban titullin “Hije”.
Aktori amerikan Ben Affleck ka përfunduar qëndrimin 40-ditor në një qendër rehabilitimi në Kaliforni për varësinë ndaj alkoolit. Trajtimi i Ben ka nisur që prej muajit gusht, i cili largohej nga puna për të shkuar në palestër, shtëpi dhe qendër rehabilitimi. Ai gëzon një histori të bukur dashurie me bashkëshorten Jennifer Garner dhe kanë së bashku katër fëmijë.
Ariana Grande i dha fund fejesës me komedianin Pete Davidson. Ajo ende nuk ka komentuar publikisht ndarjen. Në Instagram, ajo i ka adresuar një postim përfundimit të kësaj marrëdhënie. "Është koha për t’i thënë mirë u pafshim internetit por vetëm për pak. Është e vështirë për të mos u ndeshur me lajmet që po përpiqem të mos i shikoj" ka cituar ajo.
Pippa Middleton, motra e dukeshës së Kembrixhit Kate, është bërë nënë për herë të parë. Middleton ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm, ndërsa nuk dihet ende emri i të porsalindurit. Fëmija lindi vetëm një ditë pasi princ Harry dhe Meghan Markle zbuluan se po presin një fëmijë. Pippa njoftoi shtatzëninë e saj në qershor në një intervistë për revistën Waitrose Weekend.
Këngëtarja e famshme, Lady Gaga ka konfirmuar fejesën e saj me të dashurin Christian Carino. Gaga i’u referua agjentit të saj si "i fejuari im" gjatë fjalimit në 25 vjetorin e “Women in Hollywood Celebration” që u zhvillua nga revista “Elle”. Ajo është parë kohë më parë me unazën me diamant rozë në dorë por kurrë nuk i ishte referuar publikisht Carinos si i fejuari i saj deri më tani.
Victoria Beckham shënoi muajin e kaluar 10 vjetorin e markës së saj të modës. Ndërsa zgjodhi pikërisht Javën e Modës në Londër në vend të asaj në New York, për të festuar suksesin në botën e modës. Duke kthyer kokën pas, stilistja pranoi se nuk mund ta besojë gjithçka që ka arritur. Victoria tregoi për "Vogue-n", se çelsin e suksesit të saj duke u shprehur se nuk merr asnjë ditë pushim nga puna.
Romanca e këngëtares Ariana Grande dhe komedianit Pete Davidson ka mbaruar. Fejesa e papritur e çiftit i suprizoi të gjithë. Javën e kaluar, komediani mbuloi një nga tatuazhet e tij në qafë dedikuar 25-vjeçares. Por burime të afërta me këngëtaren kanë bërë me dije për CNN se ata i kanë dhënë fund fejesës së tyre.
Selena Gomez u shtrua në spital psikiatik këtë javë për një numër arsyesh. Por fejesa e ish të dashuri të saj Justin Bieber padyshim që ishte arsyeja kryesore. Dy këngëtarët kanë qenë në një lidhje që nga viti 2011 deri në fillim të këtij viti, edhe pse janë ndarë disa herë. Justin u fejua në mënyrë të papritur me Hailey Baldwin muajin e kaluar.
Kanye Ëest ka thyer heshtjen në Tëitter pas nëntë ditësh. Të shtunën reperi u kthye në mediat sociale pasi fshiu llogaritë e tij në Tëitter dhe Instagram javën e kaluar. Ai postoi disa video në lidhje me mënyrën sesi njerëzit kërkojnë të 'kontrollojnë mendjen' nëpërmjet rrjeteve sociale."Kjo është si të të kontrollojnë trurin. Ky është 'helmi' që po përhapet në mediat sociale”, ka cituar ai.
Ertugrul është urdhëruar të paraqitet me forcë para trupit gjykues për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me një grup hakerash që akuzohen se kanë vjedhur llogaritë e rrjeteve sociale të 58 personazheve të njohur në Turqi. Mes shumë personazheve të njohur që kanë rënë pre e hakerave, është edhe bashkëshortja e Erugrul, Nesliah Duzyatan. Në seancë gjyqësore është thirrur si dëshmitar edhe Duzyatan.
Trego më shumë