Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Lorik Cana, Ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka rrëfyer se në dasmën e tij me modelen italiane Monika kishte ftuar 500 vetë por i kishin ardhur 650. "Më shumë se 150 nuk i njihja fare. Na doli dasma krejtësisht nga kontrolli. Ndërkohë që nga Monika në Kosovë, kanë qenë vetëm prindërit. “Dasma në Romë ka qenë shumë intime, vetëm 50 vetë”, ka pohuar ai.
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa është shfaqur ne kopertinen e "Billboard". Në këtë intervistë ajo thotë se është krenare që përfaqëson Londrën e Prishtinën. “Jam shumë mirënjohëse që kam kombësi të dyfishtë, të përfaqësoj Londrën e Prishtinën. Kam jetuar në Kosovë për 4 vite, dhe kur kam lançuar këngën e parë të gjitha klikimet kanë ardhur nga Kosova”, ka cituar ajo.
Justin Bieber dukej i hutuar dhe i shqetësuar ndërsa drejtonte makinën drejt kishës, në të njëjtën ditë kur ish e dashura e tij Selena Gomez, u njoftua se u shtrua në spital psikiatrik. 24-vjeçari shihet i veshur me një bluze rozë dhe me flokët e çrregullta. Gomez raportohet se po merr trajtim të shëndetit mendor pasi ka një gjendje të rënduar emocionale.
Sharon Stone është rikthyer në një lidhje me sipërmarrësin italo-zviceran, Angelo Boffa. E përjavshmja "Chi" e ka fotografuar çiftit në Palma de Mallorca, ku ndodhen për disa ditë pushimesh. Amerikanja dhe Boffa duken më të dashuruar se asnjëherë. Diva e “Hollywood”-it, ish-modele që më pas u bë edhe producente kinematografike, është lindur në Meadville të Pensilvanisë, më 10 mars 1958.
Dolce & Gabbana ka sjellë në Dubai "Një mijë e një netë". Dyshja e stilistëve italianë organizoi sflilatën për të festuar hapjen e dyqanit më të ri në Dubai. Një instalim në stilin e pastër D&G mes dritave me ngjyrë të gjelbër, të bardha dhe të kuqe ka përshëndetur të ftuarit e ngjarjes që kanë frymëzuar atmosferën e një qyteti tipik italian në festime dhe kanë frymëzuar krijimet e veçanta të stilistëve.
Policia ka shpallur në kërkim këngëtaren Elvana Gjata, disa ditë pas vrasjes së ndodhur në zonën e Bllokut. Mësohet ajo është larguar nga Shqipëria pa dhënë deklaratë mbi ngjarjen. Grupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares nuk ia ka dalë. Së bashku me Gjatën, në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabjol Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo.
Suksesi i Rita Orës në tregun ndërkombëtar nuk ndalet. Ylli i muzikës ka njoftuar se do të jetë prezantuesja e “American Music Awards 2018”. Një nga eventet më të mëdha muzikore që do zhvillohet sonte në ABC do të moderohet nga këngëtarja me origjinë shqiptare. “Shihemi nesër AMA-s,”-shkruan Rita. Ndërsa këngëtarja tjetër me origjinë shiptare Dua Lipa do të performojë këngën e saj të fundit “Electricity”.
Mbështetja e demokratëve nga Taylor Swift për zgjedhjet e ardhshme afatmesme të SHBA ka ndezur një debat të madh që i ka përfshirë të gjithë, midis tyre edhe Trump. Ai u tha gazetarëve se atij tani i pëlqen muzika e Talyor rreth 25% më pak tani. Këngëtarja reagoi për herë të parë për situatën politike në vend duke u shprehur se ngjarjet gjatë dy viteve të fundit e kishin bërë të ndryshonte mendje.
Taylor Swift ka folur politikisht për herë të parë, duke miratuar publikisht dy demokratë për zgjedhjet e ardhshme afatmesme të SHBA. Në një postim në Instagram këngëtarja tha: "Unë gjithmonë do të hedh votën time për atë kandidat që do mbrojë dhe luftojë për të drejtat e njeriut që besoj se ne të gjithë i meritojmë."
Rita Ora, këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, ka hyrë në historinë e muzikës britanike, duke u bërë si këngëtarja me më shumë këngë “single” në dhjetë vendet e para të klasifikimit muzikor zyrtar të muzikës, UK Charts. Ajo, me këngën e fundit “Let you love me”, thyen kështu një rekord të mbajtur prej 30-vjetësh, duke kaluar rekordin e ikonës së muzikës britanike Shirley Bassey.
Trego më shumë