Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Policia ka shoqëruar në Komisariat këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Mesohet se Elvana u mor në pyetje në ambientet e policisë pasi dyshohet se ka qenë shkak i sherrit që solli një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmë në Bllok. Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin.
Turneu muzikor i çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay Z ka qenë plot me kostume dhe fustane vezulluese. Këngëtarja 37-vjeçare vazhdon të shkëlqejë dhe këtë herë dhe të gjithë janë mahnitur nga veshja e saj në shfaqjen në Santa Clara. Beyonce dukej si perëndeshë me ‘jumpsuit’-in e argjendë ndërkohë që fotot e kësaj shfaqjeje janë komentuar pa fund edhe në Twitter.
Aktorja kineze Fan Bingbing është gjobitur me qindra mln % për shkak se ka kryer evazion fiskal. Lajmi vjen 3 muaj pasi ylli i filmave nuk ishte parë në publik. Fan, e cila është një nga aktoret më të paguara në Kinë, do t’i shpëtojë burgut nëse gjoba paguhet në kohën e duhur. Ajo kishte një kontratë ku shkruhej fitimi i saj i vërtetë dhe një tjetër që i paraqitej autoriteteve, me një shifër shumë më të ulët.
Kompania e sigurimeve që ka paguar Kim Kardashian, pasi i vodhën në Paris bizhuteri me vlerë miliona dollarë dy vite më parë, ka paditur ish-truprojen e saj. Grupi Ndërkombëtar Amerikan, i njohur edhe si AIG, ngriti një padi të mërkurën në Delaware kundër Pascal Duvier dhe kompanisë së tij Protect Security duke kërkuar 6.1 milion dollarë, sipas dokumenteve të gjykatës.
Ja si shfaqet Marilyn Monroe në 1946-n kur fotografi Richard C. Miller e zgjodhi si modele për një shërbim fotografik. Fotot e atij shërbimi do të dalin në ankand më 7 tetor në Santa Monica Auctions dhe mendohet se mund të shiten për çmimin marramendës mes 60 mijë dhe 80 mijë dollarë. Mes fotove është edhe kontrata e firmosur nga Marilyn dhe një foto e saj e veshur me fustan nusërie në martesën e saj të parë.
Johnny Depp ka folur për herë të parë pas akuzave për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard. “Unë nuk jam njeri i dhunshëm. Të fuqishmit e Hollywood-it janë përpjekur të më mbyllnin gojën, por tashmë unë jam gati të largohem nga kinemaja nëse vazhdojnë më tej” – ka thënë në intervistën e dhënë për “GQ” në Britaninë e Madhe.
Jeta e Mac Miller do të kujtohet në një koncert, njoftoi familja e tij. Miqtë dhe artistë të tjerë si Chance Rapper, John Mayer, Travis Scott dhe SZA do të performojnë në nder të këngëtarit të ndjerë. Koncerti do të festojë jetën e Miller, emri i vërtetë i të cilit është Malcolm McCormick. Gjithashtu do të hapet një organizatë bamirëse për të siguruar edukimin e arteve në komunitetet e varfra.
Këngëtari Kristi Karkanaqe, fitues i “C’est la vie”, i ka dhënë fund beqarisë. Kristi u martua me Ada Marinaj të shtunën. Ka qenë vetë këngëtari që ka bërë publik lajmin me anë të postimeve në rrejtet sociale ku ka zbuluar disa momente nga dasma. Ai ka publikuar një foto ku tregon unazat dhe shkruan "Zyrtarisht familja Karkanaqe".
Reperi amerikan Kanye West ka konfirmuar ndryshimin e emrit skenik, si shkak edhe i publikimit të albumit më të ri. Kanye ka thënë se tani dëshiron që t’i referoheni atij sipas emrit të ri, të publikuar në rrjetin social Twitter, teksa emri i tij i ri është “YE”. Këtë postim ai e ka bërë në të njëjtën ditë kur nxori albumin e tij “Yandhi”, gjatë një performance të bërë në “Saturday Night Live”.
Lana Del Rey ka kritikuar Kanye West për mbështetjen e tij ndaj Donald Trump. Këngëtarja, e cila në performoi në dasmën e West dhe Kim Kardashian në vitin 2014, e përshkroi miratimin e reperit për presidentin amerikan si "humbje për kulturën". Lana reagoi pasi Kayne u shpreh “pro” Trump në Saturday Night Live.
Trego më shumë