Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Një intervistë e vajzës së Linda Ramës, Reas, ajo flet për familjen e re. Ajo tregon kalon kohë me kryeministrin Rama duke biseduar për artin, modën, filmin. Për vëllanë e saj, Zahon, nuk preferon të shprehet, ndërsa për Gregorin, djalin e madh të Kryeministrit, ajo e quan të talentuar, gjithë humor të veçantë, shumë shok të mirë.
Këtë mëngjes, Bebe është zgjuar në Gjirin e Lalzit në praninë e kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe miqve të tjerë të tyre. Pas disa ditëve pushime në Greqi, ajo është rikthyer në vendin e saj dhe duket se po qëndron për disa ditë në jug të Shqipërisë nga ku edhe ka publikuar foton. Mëngjes në të bukërën Shqipëri, shkruan këngëtarja e cila këto ditë do të japë edhe një koncert në Jalë.
Pas bashkëpunimit të Elvana Gjatës me Poo Bear dhe David Guetta, këngëtarja tashmë po bëhet gati për një tjetër bashkëpunim. Bashkëpunimi i radhës i 30-vjeçares do të jetë më reperin Ledri Vula.
Reperi Prodigy i grupit “Mobb Deep”, të cilët kanë qenë shumë të suksesshëm në vitet nëntëdhjetë, ndërron jetë në moshën 42-vjeçare. Ai është gjetur pa ndjenja në Las Vegas ndërsa shkaktari i vdekjes mbetet i paqartë, edhe pse Prodigy ishte shtruar ne spital para disa ditësh, për shkak të disa komplikacioneve të lidhura me aneminë. Zëdhënësi i grupit, në një deklaratë për mediat, ka konfirmuar vdekjen e reperit.
E gjithë skuadra e Athletic Bilbaos ka qethur kokën për të mbështetur kolegun e tyre Yeray Alvarez në betejën kundër kancerit. Mbrojtësi 22-vjeçar është diagnostikuar me kancer vitin e kaluar dhe në dhjetor iu nënshtrua një operacioni. Alvarez ka filluar kimioterapinë dhe shokët e tij të skuadrës janë zotuar se do ti qëndrojnë pranë në çdo hap të tij.
Pas 1 viti proces gjyqësor pronësia e aksioneve të televizionit Top-Channel i kalon Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj si trashëgimtarë të të ndjerit Dritan Hoxha. Albert Sino dhe Aurel Baçi kanë pasur në pronësi 60 % të aksioneve të Top-Channel ndërsa me këtë vendim të gjykatës së apelit këto aksione kalojnë në favor të familjarëve të Dritan Hoxhës.
Ledri Vula feston 31 vjetorin e lindjes së tij, duke gëzuar arritjet e sukseset e tij. Ai u surprizua me nje tortë nga miq e familjarë, për të cilën ai është emocionuar shumë dhe e ka publikuar në rrjetin social Instagram. “Urime ditëlindjen Ledri, të dojm shumë”- shkruhej mbi tortë.
Këngëtari Gena dhe muzikanti i njohur Edlir Begolli ndodheshin në një lokal në Dhërmi mbrëmjen e së hënës, kur forcat e FNSH-së janë ngjitur në skenë dhe vunë në pranga Begollin. Arsyeja e arrestimit ka qenë për shkak të volumit të muzikës. “Kam mbetur i shokuar dhe s’do doja të përsëritej më një gjë e tillë pasi për një artist është tronditëse të trajtohet si të ishte një kriminel”, përfundoi ai
Flori Mumajesi vetëm një ditë pasi publikoi “Nallane 3” ka hedhur bombën duke zbuluar me kë do të bashkëpunojë për versionin e katërt të këngës. Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula, i cili prej disa vitesh është mik me Florin dhe kanë bashkëpunuar së bashku në të shkuarën. Reperi publikoi klipin e “Nallane 3” kur Mumajesi i shkroi në një koment: “Nallane 4. E di vet ti!”
Ditë më parë, Alban Skënderaj pati një humbje të madhe në familje. Ai humbi nënën e tij dhe për disa ditë anuloi të gjitha koncertet. Albani ka publikuar vetëm pak minuta më parë një foto me të, ku ai shihet duke e përqafuar, me mbishkrimin që e shoqëron tregon se Albanit i mungon njeriu më i shtrenjtë i tij. Fjalët janë të ndjera, mes të cilave Albani e konsideron një engjëll nënën e tij.
Trego më shumë