Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare, Marty Balin, lideri i "Jefferson Airplane". Ai vdiq teksa po transferoj në një spital në Tampa, Florida. Balin ka themeluar grupin e njohur në 1965. Marty Balin ka kontribuar në fillim të revolucionit që vazhdon të jetojë edhe sot. Grupi i rokut amerikan dhe kënga e tyre "San Francisco Sound" ishin vërtetë një revolucion.
Reperi i famshëm Mozzik ka festuar 23-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar urimi i të dashurës së tij Loredana Zefi. Reperja ka zbuluar një detaj në urim që i ka bërë fansat shumë kuriozë. Loredana është shprehur se çifti do presë shumë gjëra duke nxitur thashethet se janë në pritje të një fëmije.
Më parë u lajmërua se akëngëtaret e famshme Cardi B, Post Malone, Mariah Carey dhe Carrie Underwood do të perfomojë në American Music Awards 2018. Por së fundmi listës iu është shtuar edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa. ABC raporton se në skenën e një nga eventeve më të mëdha muzikore do të ngjiten Ciara, Missy Elliott dhe Dua. Lajmi është konfirmuar edhe nga këngëtarja.
Nuk është e habitshme që Beyonce është emëruar si femra më e fuqishme në botë sipas BBC. Superylli kryesonte në listën e 40 grave më me ndikim në industry bazuar tek feminizmi, aktivizmi dhe fuqizimi i mesazheve nëpërmjet teksteve muzikore. Pas saj u renditën emra të tjerë të njohur si Taylor Swift, Adele dhe Dua Lipa e të tjerë.
Gruaja e aktorit të njohur, Salih Kalyon është larguar sot nga jeta për shkak të sëmundjes me zemrën. Inci Kalyon foli për gazetarët duke pohuar se bashkëshortja e tij kishte 10 vite që lufton me problemet kardiovaskulare. Ai shtoi se gruaja u largua nga jeta 33 ditë më voni pasi mori kujdes intensiv për frymëmarrjen. Në telenovelën e njohur turke "Ezel", ai ka bërë rolin e Serdarit, babait të Ejshan.
Këngëtarja e njohur amerikane Nicki Minaj dhe piloti i F1, Luis Hamilton, po shtojnë zërat se mund të jenë në një lidhje sëbashku. Reperja 35-vjeçarja dhe Hamilton, kanë pozuar mbi dunat e rërës në Dubai, teksa bënin xhiro me një motor 4-rrotësh. Thuhet se dyshja po kalojnë kohë bashku pasi u takuan në festën e Javës së Modës në New York në fillim të këtij muaji.
Këngëtarja Britney Spears ka përfunduar në gjykatë për mosmarrëveshjet me ish-bashkëshortin për përballjen me gjykatat. 36-vjecarja ka pranuar që t’i paguajë Kevin Federlin rreth 110 mijë dollarë si dëmshpërblim për kujdesin e fëmijëve. Në një deklaratë, ajo shprehej e zemëruar pasi ky vendim i dukej i tepruar dhe të ardhurat e saj nuk e përballojnë dot shumën. Ndërkohë gjykata do të rihapë sërish çështjen.
Ylli i Disney-t, David Henrie mund të dënohet me të paktën 1 vit burg nëse shpallet fajtor në gjykatë. Aktori u arrestua para disa ditësh në aeroportin e Los Angeles për mbajtjen e një arme të mbushur. Zyra e avokatisë ka ngritur tre akuza ndaj David, të cilat përfshijnë armëmbajtjen në një zonë të populluar.
Mbas disa muajsh zhurme dhe thashethemeve në lidhje me aktoren e njohur të Hollwood-it, Gwyneth Paltrow do të martohet më në fund me regjisorin Brad Falchuk. Mediat amerikane njoftuan se data e martesës do te jetë 29 shtatori. Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja para miqve e të afërmeve të tyre në një festë të organizur nga vetë çifti në shtëpinë e tyre në Hamptons.Kjo është martesa e dytë për aktoren.
Shtëpia në Hollywood e Rihannës ishte përsëri në shënjestër të hajdutëve. Autoritetet hapën një hetim vjedhjeje pasi iu përgjigjën raportimeve për një grabitje në bllokun e 7800 të Hillside Drive në Hollywood. Ndërsa u konfirmua se rezidenca që kushton miliona dollarë i takon yllit të popit. Por përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje, tri hajdutët ishin larguar nga shtëpia.
Trego më shumë