Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ditën e djeshme Dukesha e Sussex ka bërë daljen e saj të parë publike pa princ, Harry-in. Shumëkush e vuri re gjestin e dukeshës, e cila sapo zbriti nga makina, e mbylli vetë derën teksa përshëndeti ngrohtësisht të pranishmit aty dhe nuk la asnjë anëtar të ekipit shoqërues që e kanë detyrë dhe traditë që ta bëjnë këtë veprim. Ajo u shfaq mjaft elegante.
Aktori i njohur amerikan, Bill Cosby është dënuar me 3-10 vite burg, pasi u shpall fajtor për sulmet seskuale ndaj një gruaje pranë shtëpisë së tij, para 14 vjetësh. 81-vjeçari do të qëndrojë në burgun e Pensilvanisë. Gjykatësi, Steven O’Neill, urdhëroi gjithashtu që Cosby të dërgohet menjëherë në burg, duke mohuar kërkesat që ai të lihej i lirë me kusht.
Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi, ka paralajmëruar projektin e ri të saj me këngëtarin Genc Prelvukaj. Në një "poll" të oragnizuar nga këngëtarja në Instagram është pyetur nga një fanse se kur do të publikojë një këngë të re me Gencin. Ajo është përgjigjur: "E kemi gati dhe jam e sigurtë që do t’ju pëlqej shumë bashkëpunimi".
Aktori i famshëm turk Bugra Gulsoy i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me Nilufer Gurbuz. Gulsoy u martua në një ceremoni private ku ishin të ftuar vetëm miqtë. Aktori, i njohur në Shqipëri për rolin e tij si Guney në filmin “Kuzey Guney", vendosën të martoheshin papritmas. Mediat turke raportojnë se bashkëshortja e tij është 2 muajshe shtatzënë.
Ka ndërruar jetë producenti i famshëm Gary Kurtz në moshën 78 vjeçare. Kurtz është producenti i dy serive të para të “Star Wars”. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja. Ata thanë se producenti vdiq nga kanceri. Kurtz ka punuar me George Lucas në American Graffiti me origjinalin e Star Wars dhe vazhdimin e tij The Empire Strikes Back.
Lady Gaga mori pjesë në premierën e “A Star is Born” në Los Angeles mbrëmjen e së hënës. 32-vjeçarja shkëlqeu me një fuastan të argjendtë ndërsa ecte në tapetin e zi të Shrine Auditorium.Gaga dukej mahnitëse ndërsa siguroi vëmendjen e të gjithëve me vjeshjen e saj. Përkrah Lady Gaga u shfaq aktori Bradley Cooper.
Demi Lovato është parë për herë të parë në publik pasi rrezikoi jetën nga mbidoza. Këngëtarja u fotografua nën shoqërinë e një gruaj ndërsa po pinte kafe pranë qendrës së saj të rehabilitimit. 26-vjeçarja shihet e veshur shumë thjeshtë me pantallona të zeza e pallto jeshile dhe me një kapele në kokë. Demi dukej e lumtur ndërsa po bisedonte me gruan.
Çifti i famshëm turk Demet dhe Seçkin Ozdemir i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Mediat truke raportojnë se shkak për këtë është bërë aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman. Mendohet se aktorja tradhëtoi të dashurin e saj me Can. Demet dhe aktori me origjinë shqiptare luajnë së bashku rolet kryesore në një nga filmat më të ndjekur në Turqi për momentin "Zogu i hershëm".
Al Pacino së fundmi u nda nga Lucile Sola, por duket sikur se ka ecur përpara. Aktori i “Godfather”, raportohet se është lidhur me aktoren Meital Dohan, pasi janë parë takuar shumë shpesh në Los Angeles. Sipas mediave të huaja, 78-vjeçari dhe Meital e kanë shfaqur lidhjen e tyre në ambiente publike. "Ata kanë takuar njëri-tjetrin për disa muaj dhe duken të lumtur", tha një burim për Page Six.
Rihanna mund të shtojë një emër të ri në listën e saj të arritjeve pasi ajo është cilësuar si Ambasadore nga Qeveria e Barbados. Artistja, emri i të cilës është Robyn Rihanna Fenty, u emërua “Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë” për vendin e saj të enjten e kaluar. Roli përfshin promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve.
Trego më shumë