Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi ka bërë sërish thirrje për respektimin e rregullave buxhetore të BE-së, duke theksuar se eurozona është e ndjeshme ndaj rreziqeve që lidhen me borxhin e lartë, por duke mos iu referuar drejtpërdrejtë mosmarrëveshjes mes Romës dhe Brukselit për buxhetin e Italisë. “Ne duhet të rikthejmë besimin në rregullat tona dhe të garantojmë se po respektohen”, citoi ai.
Kryeministri Rama ka firmosur vendimin e Këshillit të Ministrave, për propozimin në Kuvend të emrave kandidatë për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mes emrave që qeveria ka çuar për miratim, bie në sy ai i Ish-Ministrit të Financave, në Qeverinë Berisha, Ridvan Bodes.
Guvernatori i BSH, Gent Sejko ishte sot i pranishëm në Komisionin e Financave në lidhje me pr/buxhetin 2019. Ai e përqëndroi fjalën e tij bazuar në tre shtylla kryesore, ndërlidhjen mes ecurisë së ekonomisë dhe politikës fiskale, gjykimin e Bankës së Shqipërisë mbi ndikimin e strategjisë së si edhe në hartimin e një analize të përgjithshme të treguesve të qëndrueshmërisë së financave publike të vendit.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohen të ardhurat për projekt/buxhetin e vitit 2019, Ministri Ahmetaj tha se Qeveria ka planifikuar më shumë rimbursim për kompanitë e mëdha të cilat kanë akumuluar para për shkak të investimeve. Ai u shpreh se rekomandon zero përjashtime nga TVSH për subjektet, ndërsa sipas tij nuk do ketë asnjë gjobë për subjektet që bëjnë gabime në llogarinë e xhiros.
Monedhat kombëtare janë forcuar në të gjithë rajonin por në Shqipëri mbiçmimi i monedhës kombëtare Lekut, kundrejt Euros dhe Dollarit ka qenë më i forte. Të dhënat kombëtare të vendeve të përpunuara nga Banka Botërore tregojnë se, nga qershori 2017 deri në qershorin 2018, leku shqiptar është forcuar pothuajse me 5% në këmbim me monedhën e përbashkët euro dhe rreth 9% në raport me dollarin amerikan.
Rreth 23 mld lekë janë investimet buxhetore në vitin 2019 për transportin rrugor, ndarë në investime dhe mirëmbajtje. Segmentet që do të financohen me paratë e buxhetit janë bypass-et e Fierit dhe Vlorës dhe rruga Kardhiq-Delvinë. Por, sipas Ministrit Gjiknuri buxheti i vitit 2019 realizon mbështetjen e nevojshme për kontratat e PPP, për Rrugën e Arbrit, akset Thumanë-Kashar, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.
Gjatë prezantimit të projekt/ligjit për buxhetin e vitit 2019 në Komisionin e Ekonomisë, Ministri Ahmetaj pohoi se buxheti i vitit 2019 rritet me 5.9% dhe do të ketë rritje pagash në disa sektorë si dhe investime dhe mbështetje në sektorët e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit dhe infrastrukturës. “Paketa fiskale synon uljen e barrës së kombinuar fiskale për kompanitë”, ka cituar ai.
Rama, gjatë Konferencës Vjetore të Bankës së Shqipërisë “Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe Normaliteti i Ri”, deklaroi se BSH është i vetmi institucion që nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjetër. Ajo ka luajtur një rol pozitiv në periudhën pas krizës dhe pikë referimi për të gjithë. Është një qendër e pakundërshtueshme e gravitetit dhe një trashëgimi e çmuar”.
Ministri Gjiknuri priti sot në takim Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Gjermanisë, Andreas Scheuer. Në përfundim të takimit, ata nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe energjisë. Unë i kërkova ministrit të ftojë kompanitë gjermane në potencialet e mundshme që do të hapen në zhvillimin e kësaj infrastrukture aeroportuale”, citoi ai.
Italia do të duhet të sigurojë një plan shpëtimi nga BE, nëse dëshiron të marrë ndonjë ndihmë nga Banka Qendrore Evropiane, për të ulur kostot e huamarrjes në tregjet financiare. Komisioni Evropian hodhi poshtë këtë javë projekt-buxhetin e vitit 2019 të Italisë, duke thënë se ai ka shkelur rregullat fiskale të BE-së mbi shpenzimet publike dhe i ka kërkuar Romës të paraqesë një projekt të ri brenda 3 javësh.
Trego më shumë