Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
300 familje të komunitetit rom dhe egjiptian do të jetojnë në kushte më të mira banimi gjatë këtij viti. Ministria e Zhvillimit Urban ka vijuar programin, “Për përmirësimin e kushteve të banimit të komunitetit Rom dhe Egjiptian”. Vetëm në vitin 2017 kanë përfituar 13 bashki me vlerë rreth 139 milion lekë. Ndërkohë është parashikuar që të përmirësohen kushtet e jetesës për 740 qytetarë të komunitetit.
Ekspertët të Bankës Shqipërisë kanë bërë një kërkim shkencor për të gjetur ndikimet që jep krimi dhe korrupsioni në aktivitetin e bizneseve. Rezultatet e këtij hulumtimi treguan ndikimin negativ të krimit në aktivitetin e ndërmarrjeve, por dhe praninë e një marrëdhënieje pozitive midis korrupsionit dhe performancës së firmave.
Bill Gates ka rënë nga froni si njeriu më i pasur në botë. Vendin e tij e ka zënë Jeff Bezos, drejtuesi i dyqanit më të madh online, “Amazon”. Në renditjen e re të revistës “Forbes”, Bezos klasifikohet si njeriu më i pasur në botë. Aksionet e Amazon.com u rritën me 1.8% mëngjesin e kësaj të enjteje në Nju Jork, duke e çuar pasurinë personale të Bezos në afro 91 miliardë dollarë.
Shqipëria turistike vendoset në fokusin e TV "France 2" transmetoi reportazhi promovues për turizmin “L’Albanie, nouvelle destination bon marché”, duke e cilësuar vendin tonë një destinacion turistik në rritje dhe një vend për t’u eksploruar. “Shqipëria, një parajsë e fshehtë, përballë Italisë, midis Greqisë dhe Malit të Zi. Mund të zhyteni në zemër të “Perlës së Ballkanit”, transmeton TV France 2
Arben Malaj është përfshirë në debatin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm nga Bashkia e Tiranës, duke bërë një analizë të ftohtë dhe të qartë për tregun, ekonominë, financat dhe investimet. Ai thotë se duhet të ketë politika që asnjë individ apo familje shqiptare në vështirësi të mos penalizohet por nga ana tjetër thekson se në emër të tyre nuk duhen penguar reformat.
Kolegji Administrativ ka vendosur që pagesa për T atim mbi Vlerën e Shtuar të bëhet vetëm nga ata që kanë xhiron vjetore nga 5 milionë lekë e lart. ë gjithë avokatët e tjerë nën këtë nivel xhiroje vjetore nuk kanë detyrim të jenë subjekt i pagesës së TVSH.
Borxhi publik i Shqipërisë u ul në gjysmën e parë të këtij viti. Ministria e Financave sqaron se në fund të qershorit, borxhi i qeverisë zbriti në 66.87% e Prodhimit Kombëtar nga 71.01%, që ishte në fund të vitit të kaluar. Ndërsa PKB në fund të muajit qershor llogaritet 1,596,382 milionë lekë. Në fund të vitit 2016 borxhi publik llogaritej 1,066,566 milion lekë dhe PKB 1,501,891 milionë lekë.
Programi i rilindjes urbane, i konsideruar si programi më i madh kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit, që u shtri gjatë 4-viteve të fundit në rreth 70 zona urbane të vendit, pritet që në këtë mandat të dytë qeverisë Rama, të transferohet kryesisht drejt zonave rurale. Specialistë dhe ekspertë të ministrisë së Zhvillimit Urban po punojnë për programin e rikonceptuar.
Pas investimeve të Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizimeve që do të kryejnë në 5 vitet e ardhshme, qytetarët kryeqytetas do të marrin furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Veliaj shprehet se rritja i çmimit të ujit me 20 lekë për konsumatorët familjarë do mundësojë rritjen financiare të UKT-së, për t’i hapur rrugë investimeve të mëdha e të nevojshme.
USAID dhe ambasada suedeze në Shqipëri po mbështesin zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri, si një prej sektorëve kryesorë të avantazhuar me kontribut në ekonominë e vendit. Që prej qershorit të vitit të kaluar po kontribuojnë në këshillimin e bizneseve mikro-turistike dhe në investimet në to dhe në ekoturizëm, në zonat të cilat vleresohen nga ekspertete si oaze agroturistike me vlera të vecanta
Trego më shumë