Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
FMN ka publikuar sot Panoramën Ekonomike Globale, ku parashikohet të rritet me 3.5 për qind në vitin 2017 dhe 3.6 për qind në 2018. Për Shqipërinë, burime nga FMN pohojnë se ato i qëndrojnë parashikimeve të raportit të prillit, sipas të cilit rritja në 2017-n pritet të jetë 3.7%, për t’u përshpejtuar në 2018-n në 4.1%, rritja më të lartë në rajon, dhe deri në vitin 2022 pritet të jetë në këto nivele.
OSHEE Fier, në bashkëpunim me Task Forcen dhe Policine e Shtetit, kanë evidentuar një sërë rastesh të vjedhjes së energjisë, teksa në Prokurori janë kallëzuar 13 abonentë. Nga hetimet dhe procesverbalet pas kontrollit, disa abonentë kanë përfunduar në polici nga kallëzimi i bërë nga OSHEE me motivacionin e nderhyrjes në sistemin matës dhe vjedhjes së energjisë permes lidhjes direkt te linja.
Si rezulta i presionit të qeverisë italiane, e cila ka shtrënguar masat për delokalizimin e aktivitetit të Call Center në vendet jashtë BE-së, përfshirë edhe Shqipërinë, kompanitë u gjendën përpara dy alternativave: të mbylleshin ose të diversifikoheshin. Sot shumë prej tyre po operojnë si qendra të investimit në bursë (forex) dhe kanë filluar të marrin licencën tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Trego më shumë