Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Sipas Ministrit Ahmetaj, gjatë vitit 2017 ekonomia shqiptare performoi mjaft mirë dhe ritmi i rritjes ekonomike vijoi trendin përshpejtues duke u përmbyllur me 3.84% rritje të prodhimit të brendshëm bruto. Ai shpjegoi se kjo u mundësua falë politikës fiskale optimale dhe investimeve të kryera, po kështu edhe të mbështetjes me investime që iu bë sektorëve prioritarë si arsimi, shëndetësia e infrastruktura.
Shefat e disa prej bankave më të mëdha të Evropës janë tërhequr nga një konferencë e investimeve e profilit të lartë, në Arabinë Saudite, duke iu bashkuar shefave të biznesit që po braktisin eventin mes shqetësimit për fatin e gazetarit Khashoggi. Drejtuesit kryesorë të HSBC, Standard Chartered, Credit Suisse dhe Bursa e Londrës, si dhe Kryetari i BNP Paribas u tërhoqën nga Iniciativa për investime.
Presidenti i Bankës Qendrore amerikane, Jerome Powell, ka shprehur shqetësimin për një “Brexit të çrregullt” që mund të ketë një ndikim negativ në ekonominë amerikane. Në një takim të Bordit të Stabilitetit Financiar, ai paralajmëroi se nëse bankat amerikane kishin sado pak ekspozim ndaj bankave britanike në lidhje me fondet e tyre, ekspozimi i tyre në bankat europiane ishte më domethënës.
Kryeministri japonez Shinzo Abe, njoftoi se norma e TVSH-së nga tetori i vitit të ardhshëm, siç është planifikuar, do të rritet nga 8 në 10 %. Kjo masë tashmë është shtyrë dy herë për shkak të shqetësimeve se do të dëmtojë konsumin privat dhe ekonominë vendase, përkujton agjencia japoneze Kyodo.
Kryeministri italian njoftoi se Kabineti i tij ka miratuar buxhetin e vitit 2019 dhe se ka dërguar kornizat buxhetore për miratim në KE. Ky buxhet do të bëjë që të mbahen premtimet tona elektorale, por edhe të ruhen balancat e financave publike”, deklaroi Conte. Ai parashikon një deficit buxhetor prej 2.4 %, afërsisht sa tavani i BE-së prej 3 %, por më i lartë sesa ishte dakordësuar mes Italisë dhe unionit.
Një nga njerëzit më të pasur në botë, pronari i Amazonit, Jeff Bezos, ka humbur 9.1 mld $ në ditë, për shkak të “turbulencave” në bursa. Sipas Forbes, pasuria e tij tani kap vlerën 144.7 mld $. Gjithashtu mësohet se ai humbi gati 14 % të vlerës së saj në dhjetë ditë këtë muaj. Edhe miliarderët e tjerë të SHBA që kanë bërë para të mëdha në platformat e internetit shënuan humbje si pasojë e rënies së bursës.
Kryeministri, Imran Khan, ka pohuar se Pakistani do të kërkojë ndihmë financiare nga vendet mike në vlerë të 12 miliardë dollarëve, në mënyrë që të mënjanojë krizën e pagesave të huasë. Në një fjalim televiziv më 10 tetor ai lënë të kuptohet se Qeveria e tij do të kërkojë kredi nga Arabia Saudite dhe Kina si dhe ndihmë shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Ministri Ahmetaj eshte shprehur lidhur me vendimin për të mos lejuar hapjen e bizneseve të lojërave të fatit, bastet sportive, nga 1 janari i vitit të ardhshëm. “Për bastet është një moment i duhur për të ndarë historinë në dy epoka: Deri në fund të 2018 dhe pastaj epoka e pastër, nga një janari e tutje” u shpreh ai. Sipas tij, se po përgatitet një program rikualifikimi për ata që do të ngelen të papunë.
Pas konsultimeve me shoqatat e biznesit mbi paketën fiskale të vitit të ardhshëm “BiznesAlbania” i ka dërguar Ministrisë së Financave propozimin mbi ndryshimet fiskale. Presidenti Luan Bregasi rendit disa nga këto propozime të cilat kanë në thelb lehtësimin e kostove të prodhimit vendas.
Alarmi ka shoqëruar zhvillimet e javës së kaluar në bursën e Athinës, ku sektori bankar u godit në mënyrë të pamëshirshme për disa ditë rresht dhe sidomos banka e Pireut humbi një të pestën e vlerës. Në Itali, shqetësimi buron në politikat fiskale populiste të Qeverisë së koalicionit. Brenda muajve të fundit, investitorët në bursën e Milanos kanë humbur 37 miliardë euro.
Trego më shumë