Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Shqipëria ka emetuar për herë të parë një eurobond me afat 7-vjeçar në tregjet ndërkombëtare, përmes të cilit qeveria mori 500 milionë euro hua. Ankandi, i konsideruar si një test i rëndësishëm për kredibilitetin e ekonomisë shqiptare, ka përfunduar. Nga Parisi, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj pohoi se me këtë eurobond bëhet i mundur zëvendësimi i një borxhi të mëparshëm më të shtrenjtë.
Ministria e Financave njoftoi se sot pritet dalja me sukses në tregjet ndërkombëtare për Eurobondin. Pas një jave intensive takimesh me investitorët në disa prej qendrave kryesore financiare evropiane, pritet sot finalizimi i një procesi të rëndësishëm për ekonominë dhe financat shqiptare. Shqipëria synon të marrë hua deri në 500 milionë euro, përmes emetimit të Eurobondit, me afat maturimi 5-7 vjet.
Kryeministri Rama ka bërë të ditur se kanë nisur diskutimet për buxhetin e vitit të ardhshëm, që sipas tij do të ketë një politikë të re sociale. Ai ka bërë me dije se lidhur me këtë çeshtje do të japë më shumë informacion sërish nëpërmjet rrjeteve sociale. “Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10:30”, ka cituar ai.
Qeveria e Kroacisë ka bërë me dije se ka miratuar një paketë projektligjesh për reformën e taksave, që parashikon t’i shpëtojë qytetarët dhe bizneset në vitin 2019 deri në 1.6 miliardë kuna në vitin 2020. Qeveria i dërgoi parlamentit propozime për nëntë ndryshime legjislative në lidhje me shkurtimet e taksave, të cilat synohen që të futen në fuqi nga 1 janari.
Zvicra dhe Holanda kanë kryesuar fluksin e investimeve të reja të huaja në 6 muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në vend të tretë është Turqia, më pas renditet Austria, Franca. Italia dhe Greqia, ndonëse janë dy shtete me të cilat kemi pasur historikisht lidhje tregtare, sollën përkatësisht vetëm 16 dhe 13 milionë euro kapital në gjysmën e parë të vitit.
Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u bërë njëkohësisht dhe shpëtimtari i tyre. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i investimeve në energji u rrit me shpejtësi, nga vetëm 13 milionë euro në fillim të 2014-s, në gati 1.9 miliardë euro në qershor 2018.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se bizneset e agroturizmit dhe ato me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit do të tatohen me 5 % tatim fitimi, nga 15 % që tatohen aktualisht, duke filluar që nga 1 janari 2019. Ndërsa për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit, tatim fitimi do vazhdojë të jetë 15%.
Facebook njoftoi se po planifikon të investojë 1.02 miliard dollarë për qendrën e ruajtjes së të dhënave në Singapor, që do të jetë e para e kësaj kompanie në Azi. Puna pritet të nisë rreth vitit 2022 dhe objekti prej 170.000 metrash katrorë do të ketë 11 kate dhe do të jetë i projektuar që të jetë rezistues ndaj temperaturave të larta në Singapor, si dhe do të adaptohet ndaj lagështirës.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj mbi situatën në vend. Në një status në “Facebook”, Tabaku nxjerr fakte që sipas saj tregojnë se ekonomia është përkeqësuar, mungojnë investimet e huaja dhe borxhi është rritur. Tabaku llogarit se 60 % e investimeve të huaja, është nga TAP, investim i trashëguar nga PD.
Në komisionin parlamentar për ekonominë e financat është shqyrtuar sot akti normativ për buxhetin e 2018 ku ka raportuar Ministri për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj. Ai ka pohuar se këtë vit paketa e solidaritetit është e konsoliduar në buxhet me një shifër konkrete duke njoftuar se në fund të vitit pensionistët do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim.
Trego më shumë