Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Euro ka filluar të rimëkëmbet kundrejt lekut në ditët e fundit të gushtit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm 5 ditët e fundit, euro ka fituar më shumë se një pikë dhe vijon të ketë tendencë në rritje. Ekspertët deklarojnë se euro do të vijojë të rritet, pasi po largohen turistët dhe emigrantët, por nuk do kalojë vlerën 130 lekë. Ata sugjerojnë që edhe BSH të ndërpresë ndërhyrjen në treg.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit në lidhje me kushtet dhe detyrimet, sipas së cilave lidhet një marrëveshje për të paguar me këste detyrimet tatimore të papaguara. Tatimpaguesi, për të përfituar nga kjo lehtësi duhet të justifikojë paaftësinë likujduese të përkohshme financiare.
Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin lidhur me trajtimin e investitorëve që investojnë mbi 800 milionë lekë dhe hapin jo më pak se 500 vende pune, kur bie fjala tek kontratat me vlerë simbolike 1 euro apo ato enfiteozë. Me ndryshimin e fundit ligjor, kontratat me vlerë 1 euro mund të lidhen për një afat 30-vjeçar, me të drejtë ripërtëritjeje po kaq vite, kurse ato emfiteozë për një afat 60-vjeçar.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave në Gjermani, të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit u rritën në 3-mujorin e dytë të vitit 2018. Të dhënat treguan se shpenzimet e shtetit, investimet dhe konsumi privat, nxitën rritjen ekonomike. Investimet në sektorin e ndërtimit dhe shpenzimet shtetërore u rritën më së shumti, me një rritje prej 0.6%. Ndërkohë eksportet u rritën me 0.7% dhe importet u rritën me 1.7%.
Valuta ruse, ka prekur më 23 gusht nivelin më të ulët në treg kundrejt dollarit amerikan në dy vjetët e fundit. Rubla ka rënë rreth 2% duke arritur shifrën 92 për 1 dollar amerikan, mirëpo pasi Banka Qendrore e Rusisë ka thënë se do të pezullojë blerjen e valutave të huaja, e njëjta është tregtuar për 68.3.
Nga ky sezon, në fazën e grupeve të Champions League, 16 skuadra do të jenë nga 4 kampionatet kryesore në Evropë, “Premier League”, “La Liga”, “Serie A” dhe "Bundesliga”. Ky vendim ka sjellë që të rriten me 50% të ardhurat. Si pasojë janë rritur edhe shpërblimet për klubet, që do të ndajnë mes tyre 2 miliardë euro, në varësi të rezultateve të arritura në fushë, 4 herë më shumë sesa klubet e Europa League.
Trump gjatë një takimi në West Virginia deklaroi se do të vendosë një taksë prej 25% për çdo makinë që vjen në SHBA nga BE. Deklarata e tij vjen pak orë pas një interviste të Sekretarit amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross, në “Wall Street Journal” mbi tarifat e makinave, që janë duke u negociuar me Komisionin Evropian, Kanadanë dhe Meksikën.
Greqia mbyll sot memorandumin III, por mbetet nën mbikëqyrje të rreptë të BE-së me 4 kontrolle të ecurisë ekonomike në vit. Gjatë një fjalimi, Kryeministri Tsipras shpall daljen e Greqisë nga programet e shpëtimit financiar, ndërsa u shpreh se e marta e 21 gushtit është ditë historike për Greqinë. "Greqia fitoi sërish të drejtën të përcaktojë fatin dhe të ardhmen, si një vend i barabartë evropian", tha ai.
Pasi premtoi 15 miliardë dollarë investime në Turqi, për të ndihmuar në zbutjen e krizës së Lirës, Katari është gati t’i japë një tjetër ndihmë aleatit të tij të gjirit. Kështu autoritetet turke njoftuan se është arritur marrëveshja mes Bankës Qendrore të Turqisë dhe asaj të Katarit, për një këmbim valutor prej rreth 3 miliardë dollarësh.
Instituti për Kërkime Ekonomike me bazë në Mynih, IFO vlerësoi se Gjermania mbetet për të tretin vit radhazi si vendi me të ardhura më të larta nga eksportet. Ky institut mat rrjedhën e mallrave, shërbimeve dhe investimeve dhe ka parashikuar që këto të ardhura nga eksporti, për Gjermaninë të shkojnë në rreth 299 mld $. Japonia mbetet në vendin e dytë, me rreth 200 mld $ të ardhura nga eksportet.
Trego më shumë