Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Banka e Shqipërisë nisi këtë vit aplikimin e një pakete masash që synonin të dekurajonin përdorimin e euros fillimisht për depozita dhe kredi në banka. Treguesit e monitoruar deri në fund te qershorit 2018 tregojnë se nuk ka një përmirësim në sjelljen e konsumatorëve shqiptarë, përkundrazi referuar raporteve, depozitat dhe kreditë në euro janë rritur edhe më shumë.
Turqia listohej vitet e fundit si njëra prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në botë, por shifrat e saj u ushqyen nga borxhi në valutë të huaj. Huamarrja e vendit rezultoi në deficit. Sipas ekspertëve, Ankaraja nuk ka mjaftueshëm rezerva për ta shpëtuar ekonominë. Rënia e monedhës turke ka ngjallur frikë edhe përtej kufijve. Nuk janë të paktë ata që i druhen cënimit të sistemeve bankare evropiane.
Lira turke është duke iu kthyer normalitetit pas humbjeve rekorde, vetëm një ditë pasi Katari ka premtuar 15 miliardë dollarë investime për të ndihmuar ekonominë e Turqisë. Valuta turke është fuqizuar me 3% kundrejt dollarit amerikan. Kjo rritje është konfirmuar nga Ministri përkatës i financave në Turqi.
Ndryshimi i strukturës qeveritare pas zgjedhjeve të qershorit 2017 dhe riformatimi i zyrave të administratës qendrore sidomos, ka rritur në mënyrë dramatike shpenzimet për zyra dhe orenditë e tyre dhe për ripërshtatjen e ambienteve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për shpenzimet e 7-mujorit 2018 një shumë prej më shumë se 5 miliardë lekësh shkoi për orendi, pajisje zyrash dhe rikonstruksion.
I përballur me rënien e ndjeshme të lirës, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se një vend i fortë duhet të jetë i përgatitur për çdo situatë që të mund të garantojë një paqe të gjatë. “Sekreti i suksesit të shteteve, nëse ato duan paqe, qëndron në gatishmërinë për luftë në çdo moment. Ne jemi gati, me çdo gjë që kemi”, deklaroi Erdogani në një konferencë të ambasadorëve në Ankara.
Presidenti Erdogan është shprehur se niveli aktual i lirës turke dhe luhatjes së saj në tregun e kursit të këmbimit valutor tregon qartë se ka një komplot kundër Turqisë. Duke folur për një turmë mbështetësish në qytetin bregdetar të Detit të Zi të Trabzonit, Erdogan përsëriti thirrjen e tij për të tretën herë me radhë, për të shitur euro dhe dollarë për të rritur kështu lirën.
Banka Qendrore e Turqisë raportoi se ishte gati të merrte të gjitha masat e nevojshme për të siguruar stabilitetin financiar pas rënies së lirës. Ajo është zotuar të sigurojë bankat me të gjithë likuiditetin që kanë nevojë. Masat vijnë pasi lira turke arriti një rënie rekorde kundrejt dollarit, në mes të një përplasje diplomatike me Shtetet e Bashkuara.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit, të cilët sipas ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” kanë marrë vendimin e destinimit të fitimit pas tatimit dhe e kanë shpërndarë atë në formë dividenti, se afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së tatimit të mbajtur në burim, është data 20 gusht. Deklarimi i shumës së dividentit bëhet përmes deklaratës së tatimit të mbajtur në burim.
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave raportojnë se pagesat e Qeverisë për koncesionet do të rriten me 35 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të hyrjes në fuqi të kontratave të reja. Sipas tabelave të të dhënave, për vitin që vjen, buxheti i shtetit do të paguajë rreth 111 milionë euro për kompanitë koncesionare, nga 76 milionë euro që është shifra për këtë vit.
Grupi "Balfin" ka zgjeruar aktivitetin edhe në sistemin bankar. Grupi më i madh në vend ka finalizuar marrëveshjen për blerjen e Tirana Bank, që zotërohet nga Banka e Pireut. Marrëveshja parashikon ortakëri me partneren e "Balfin" në Maqedoni, Komercojalna Bank. "Balfin" dhe Komercijalna kanë histori bashkëpunimi në Maqedoni, ndërsa ky është rasti i parë kur ky bashkëpunim shtrihet edhe në Shqipëri.
Trego më shumë