Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, ka komentuar të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave ku për periudhën Janar-Prill, Qeveria ka ndërtuar 2.3 km rrugë. Përmes një statusi në “Facebook”, Vasili me ironi shkruan se Qeveria ka ndërtuar vetëm 10 km rrugë në vit, ndërsa e ka quajtur Kryeministrin e vendit, “kineast”.
Qeveria bën me dije se ka ndërtuar 2.3 km rrugë në 4 muajt e parë të vitit 2018, të cilat kanë kushtuar 12.2 mln euro. Të dhënat u publikuan nga Ministria e Financave në një raport për monitorimin e treguesve financiare të Minitrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas tyre, 1 km ka kushtuar 6 mln euro. Nga 2.3 km e përfunduara, 1.4 km është autostradë me katër korsi dhe 1km është rrugë e tipit B me dy korsi.
Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar se kriza po ndjek bizneset në Shqipëri, ndërsa theksoi se shumë prej tyre po detyrohen që të mbyllen. Përmes një statusi në FB, demokratja shkruan se 45 biznese në ditë janë mbyllur këtë vit. Tabaku u shpreh se vetëm gjatë këtij 6 mujori janë mbyllur 66% biznese më shumë se në 2017-n.
Sipas një studimi të financuar nga Komisionin Evropian, 65% e familjeve shqiptare nuk kanë të ardhura as për të përballuar një javë pushime larg shtëpisë. Kjo është shifra më e lartë në rajon, me diferencë të madhe nga vendet fqinje, ku pjesa e familjeve qe nuk përballojnë dot pushime varion nga 38-47%. Sipas studimit pjesa më e madhe e familjeve duhet të luftojnë për të përmbushur nevojat e mbijetesës.
Rreth 11.340 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, dorëzuan, pranë Administratës Tatimore, deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo shifër, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve përbën rreth 97% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi, për tatimpaguesit e vegjël, të cilët mbartën detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në.
INSTAT ka publikuar të dhënat mbi Indeksin e Çmimit të Konsumit për muajin qershor 2018. Në qershor, ndryshimi vjetor i inflacionit është 2.4%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.2%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor krahasuar me muajin maj është -0.1%. Rritja vjetore e çmimeve në qershor është ndikuar kryesisht nga grupi i ushqimeve.
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur të bëjë rishpërndarje të fondeve në buxhetin e vitit 2018. Kështu, sipas vendimit të Këshillit, Fondit Shqiptar të Zhvillimit i pakësohet fondi për shpenzime kapitale. Ndërkohë, Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore i shtohet fondi për financimin e projektit “Sistemi i menaxhimit të arkivit dhe protokollit në njësitë e qeverisjes vendore".
Komisioni Evropian ka miratuar një fond shtesë për përballimin e krizës së refugjatëve. UNCHR do mbikqyrë programin ekstra me 20 milionë euro për ishujt Lesbos, Chios, etj, në Greqi si dhe 24.8 milionë euro për zonat e bregdetit jugor në Spanjë. Nga viti 2014, KE ka financuar me mbi 1 miliardë euro krizën humanitare në vendet anëtare.
Mbi 11 mijë biznese të vogla duhet të deklarojnë brenda 16 korrikut për herë të parë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për periudhën prill-qershor 2018. Eksperti kontabël Bujar Bendo shpjegon se procesi i deklarimit kalon në tre hapa, duke filluar nga plotësimi i librave të blerjes e atyre të shitjeve dhe në fund tek deklarata finale e TVSH-së.
Gjatë një takimi të zhvilluar në fshatin Vreshtas, në qarkun e Korçës, Ministri Peleshi u ka sugjeruar fermerëve të përqëndrojnë investimet e tyre në agroturizëm. Peleshi ka nënvizuar se tashmë Qeveria ka miratuar edhe lehtësira fiskale në këtë fushë. Ai theksoi se TVSH-ja u bë nga 20% në 6%, ndërsa taksa e tatim-fitimin, nga 15% që e ka një ndërmarrje normale, u bë 5%.”
Trego më shumë