Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Qeveria ka miratuar një vendim për përzgjedhjen e kompanisë konsulente, për të negociuar me kompaninë turke, për ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës. Sipas vendimit të qeverisë, fondi limit është 20 milionë lekë pa përfshirë TVSH-në, ndërsa oferta kualifikuese do të vlerësohet në bazë të çmimit të ofruar dhe përzgjedhja do të bëhet për ofertën më të ulët.
Pas deklaratës së Kryedemokratit Basha lidhur me raportin e FMN për situatën ekonomike në Shqipëri, vjen reagimi nga Ministri Ahmetaj. Ky i fundit ka ironizuar Bashën, se ai jo vetëm që nuk e njeh tabelën e shumëzimit por edhe e lexoi raportin si një analfabet. Ahmetaj pohoi se raporti i FMN është shumë serioz dhe "janë të qarta arritjet e padiskutueshme dhe sfidat e pamohueshme të ekonomisë së Shqipërisë."
Sipas portalit "financatvendore.al", 61 Bashkitë në vend kanë arkëtuar 17.5 mld lekë, si taksa dhe tarifa nga bizneset dhe individët, për 9 muajt e parë të vitit 2017, me një rritje prej gati 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 51% e të ardhurave janë mbledhur nga Bashkia e Tiranës. E dyta është Bashkia e Durrësit me 6.4% të totalit dhe më pas vijon Elbasani, me gati 3% të totalit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar financimin e një sërë projektesh të rëndësishme për kryeqytetin, si sheshi fundor i Bulevardit të Ri. Ai zhvilloi takime shumë të rëndësishme me drejtuesit e "Masdar" dhe "Emaar", të cilët i ftoi të investojnë në projekte të ndryshme në Tiranë, si dhe i njohu ata me klimën e favorshme të të bërit biznes në kryeqytet.
Kina ka akorduar një buxhet ushtarak prej 175 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm. Buxheti me një rritje prej 8% nga viti i kaluar u njoftua nga Kryeministri Li Keqiang në takimin vjetor të parlamentit në Pekin. Li gjithashtu caktoi një objektiv të rritjes prej 6.5% për ekonominë. Kongresi Kombëtar i Popullit pritet gjithashtu të heqë kufirin dy-vjeçar presidencial.
UEFA ka vendosur të shpërndajë 371 milionë euro për 24 skuadrat që do të kualifikohen për në fazën finale të Evropianit të vitit 2020. Ky është një nga vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në prag të Kongresit të 42-të të saj, që u mbajt në Bratislavë. Shifra e akorduar për ekipet e “Euro 2020” është 23% më e lartë sesa ajo për Evropianin e Francës, që ishte 301 milionë euro.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqaruar nismën e ndërmarrë për uljen e përdorimit të euros në ekonomi. Ai tha se ndërhyrja për momentin do të bëhet vetëm në sistemin bankar, ndërkohë që më pas do të vendoset edhe një limit për përdorimin e euros në shitjen apo blerjen e shtëpive dhe makinave. Aktualisht përdorimi i euros në ekonominë shqiptare vlerësohet mjaft i lartë.
Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë, kursimet në valutë të shqiptarëve arritën një nivel rekord në vitin 2017. Depozitat në valutë, pjesa më e madhe e të cilave në euro ishin 527 miliardë lekë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, pjesën më të madhe të kursimeve në valutë e zotërojnë individët me 82% të totalit, ose 430 miliardë lekë, (rreth 3.2 miliardë euro).
Të gjithë ata çifte të reja që duan të përfitojnë nga kreditë e buta dhe të blejnë shtëpi, në fund të muajit Shkurt do të nisin aplikimet për të përfituar nga kjo skemë. Thirrjen e ka bërë vet Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një vizite në banesën e një çifti të ri që e kishin blerë falë kredisë së butë.
Reforma e derregullimit, lehtësimi i procedurave për qytetarët dhe sipërmarrjen ishte tema e diskutimit të zhvilluar në tryezën e organizuar nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Financave dhe ajo e Sipërmarrjes. Zv/Ministrja Çinari deklaroi se ky institucion ka ndërmarrë një sërë nismash që synojnë të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si ofrohen shërbimet publike nga strukturat e saj.
Trego më shumë