Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Perlat e Maria Antonetës u shitën në ankand për 36 mln $. Varësja e mbretëreshës fatkeqe ka vendosur sipas shtëpisë së ankandeve Sotheby’s, një rekord të ri botëror për perlat. Pati një betejë për ashpër për to në Gjenevë. Varësja që zbukurohet dhe nga diamantë, ishte vlerësuar fillimisht 2 mln $ Gjerdani është pjesë e një koleksioni të rëndësishëm bizhuterish të nxjerra në shitje nga shtëpia mbretërore.
Ka hyrë në rekordet “Guinness” kartolina më e madhe e të gjitha kohërave, e përbërë nga 125 000 mesazhe dhe vizatime të fëmijëve dhe adoleshentëve nga e gjithë bota. Ajo u shpalos sot në një akullnajë zvicerane për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike. Ideja dhe realizimi i kartolinës gjigante u bë nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Fondacioni WAVE.
Rreth 4000 mijë banorë të një qytetit në skajin verior të Alaskës është zhytur për 65 ditë në errësirë. Bëhet fjalë për qytetin Utqiagvik, që pritet të shohë dritën e diellit pas 65 ditësh, dmth, më 23 janar të vitit të ardhshëm, pasi do të mbulohet nga një natë polare. Të dielën, më 18 nëntor, dielli shkëlqeu vetëm për 64 minuta, ndërsa banorët e qytetit festonin ditën e tyre të fundit me dritë.
Në Buenos Aires janë munduar të respektojnë datëlindjen e 58 të yllit argjentinas me një statujë në hyrje të stadiumit “Argentinos Juniors”, pikërisht në atë vend kur në vitin 1976 Maradona ka debutuar. Vepra u realizua nga skulptori Jorge Martinez. Statuja është e lartë thuajse 3 metra. Maradona është trajner i një skuadre të kategorisë së dytë në Meksikë dhe për këtë arsye nuk mori pjesë në ceremoni.
Kryeministri indian Narenda Modi, ka inauguruar këtë mëngjes në Kewadyia, në shtetin e Gujarat, statujën më të lartë në botë, 182 metra. Monumenti gjigand i quajtur Statuja e Unitetit portretizon Sardar Patel, burrin e shtetit që menjëherë pas 1947 arriti të krijojë "Bashkimin Indian", duke bashkuar 562 shtetet e vogla ekzistuese. Data e zgjedhur për inaugurim përkon me 143-vjetorin e lindjes së tij.
Gjatë shtatzënisë çdo grua është “viktimë” e dëshirave dhe e tekave. Por që sot çdo grua shtatëzënë duhet të heqë dorë nga kafeja gjatë kësaj periudhe. Konsumimi i saj rrit rrezikun e mbipeshës tek fëmija. Nga një studim që është kryer nga qendra kërkimore franceze në Suedi u gjet lidhja mes kafesë dhe mbipeshës tek foshnjat.
Një balenë e madhe rreth 18 m që peshonte 35 ton kishte ngecur në mbrëmjen e 24 tetorit në një plazh të Belgjikës. Ky është rasti i parë në 21 vjet që në këto anë nuk ishte parë një gjitar i tillë, i cili zakonisht gjendet vetëm ne ujërat e ftohta të Atlantikut, Islandës, apo në Groenlandë. Kafsha kishte ngordhur kur i ishte afruar brigjeve belge dhe trupi i saj ishte bërë ushqim për shpendët.
Shkencëtarë nga Suedia dhe Britania e Madhe kanë zbuluar strukturën e re të qelizës njerëzore, që është një lloj kompleksi i proteinave. Në kërkimin e kryer të institutit ”Karolinska” të Suedisë, në bashkëpunim me shkencëtarët britanikë, thuhet se struktura e re qelizore e zbuluar, është një lloj kompleksi i proteinave që qeliza përdor për t’u lidhur me ato që ka përreth.
Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed ka urdhëruar ngritjen e kufirit të ulët të martesës në 18 vjeç. Gjatë takimit të kësaj jave me Kryeministrat e provincave, Mahathir ka shqyrtuar temat lidhur me martesat në vitet e hershme, që është temë e shpeshtë diskutimi në vend. Ai vendosi që personat nën moshën 18 vjeç nuk mund të martohen. Ky vendim u mbështet edhe nga zyrtarët e tjerë.
Një copëz hëne që ra në tokë si një meteor hënor, është shitur në një ankand për më shumë se 600 mijë dollarë. Meteori përbëhej nga gjashtë pjesë që kombinohen me njëra tjetrën si një pazëll dhe ishte gjetur në Afrikë. Ai kishte një peshë totale prej 5 kg dhe njihet si NWA 11789. Emri zyrtar është pazëlli hënor.
Trego më shumë