Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pozicionuar 120 kilometra nga qyteti i famshëm Xan në Kinë, mali Huashan është një ndër 5 malet e shenjtë të Taoizmit dhe rruga më e vështirë. Pavarësisht vështirësive të këtij kalimi, mijëra persona përpiqen çdo vit për të shijuar pamjen e pabesueshme të tij, por jo pa ngjitur më parë 370 shkallë të ndërtuara në mënyrë vertikale dhe me zinxhirë të varur në një shkëmb të lartë 300 metra.
Pasaporta është një mjet që të ofron shumë liri për këdo që pëlqen të udhëtojë. Një raport i “Henley Passport Index” ka treguar se cilat janë pasaportat më të fuqishme për vitin 2018. Dhe vendin e parë në botë e zë Japonia. Qytetarët japonezë mund të udhëtojnë pa viza në 190 vende të botës. Vendin e dytë e zë Singapori, me 189 destinacione në planet. Gjermania renditet e treta.
Një eksperiment i kryer së fundmi tregon se kripa kontrollon funksionimin e gjëndrave. Mjaftojnë vetëm dy lugë çaji kripë në shampo dhe rezultatet do të jenë të dukshme që nga aplikimi i parë. Kripa arrin të luftojë zbokthin, aq të urryer nga të gjithë, duke nxitur qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, gjithashtu stimulon rritjen e flokëve dhe parandalon rënien e tyre.
Elon Musk ka pohuar se do të ndërtojë një bazë në Mars deri në vitin 2028 dhe ka treguar me foto se si do të duket. Manjati i teklologjisë SpaceX po zhvillon anijen kozmike Big Falcon Rocket, që do përdoret nga një miliarder japonez për të shkuar në një udhëtim turistik në hënë. Por kjo anije kozmike gjigante do të përdoret gjithashtu për të udhëtuar në Mars.
Arkeologët kanë zbuluar një vulë 2700-vjeçare të epokës së mbretërisë Urartu në provincën turke Elazıg. Vula është gjetur në kështjellën e Harputit, ku një ekip arkeologësh janë duke kryer gërmime. Kështjella është ndërtuar në shekullin e 8-të para Krishtit, ndërsa më pas ajo ka qenë nën sundimin e shumë civilizimeve të tjera, përfshirë atë romake, sasanide, bizantine, abaside, selçuke dhe së fundmi osmane.
Minatorët në Australinë Perëndimore kanë zbuluar dy shkëmbinj të mëdhenj me ar, që vlerësohen në miliona dollarë. “Guri më i madh, me peshë 95 kg, përmban 68 kg ar”, tha kompania minerare kanadeze “RNC Minerals”. Kompania shtoi se arin me vlerë rreth 15 milionë dollarë e nxori javën e kaluar. Shkëmbi i dytë është me peshë 63kg dhe me rreth 45 kg ar.
LeBron James është sportisti më i paguar në botë. Ai do të përfitojë 38.3 milionë dollarë për sezon, ose 467 mijë për ndeshje, 9.700 dollarë për minutë dhe 162 dollarë për sekondë. Kalimi i tij nga Cleveland Cavaliers te Los Angeles Lakers ka qenë lajmi më sensacional i vitit në basketbollin botëror dhe NBA në veçanti.
Masao Matsumoto, 108 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Miyako Matsumoto, 100, tani mbajnë rekordin botëror të Guinness për të qenë çifti më i vjetër në botë. Ata ndajnë një moshë të kombinuar prej mbi 208 vjetësh. Çifti banon në Japoni dhe janë martuar që nga 20 tetori i vitit 1937. Së bashku kanë pesë fëmijë, të gjitha vajza dhe 13 nipër e mbesa.
Astronomët kanë debatuar nëse një planet i nëntë ekziston, por një studim i kohëve të fundit mund të provojë se bota misterioze është e vërtetë. Hipotezat mbi ekzistencën e planetit “Nine” filluan nga ekspertët e Caltech në 2016-n, kur ata panë se një grup i objekteve të akullta në skajet e sistemit diellor kishin orbita të prishura, nga tërheqja gravitacionale e një planeti të nëntë në sistemin diellor.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ndotjes së ajrit mund të shkaktojë dëmtime të aspektit njohës, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët besojnë se ndikimi negativ rritet me kalimin e moshës dhe prek më së shumti meshkujt e paarsimuar. Studiuesit besojnë se rezultatet kanë rëndësi globale, pasi më shumë se 80 %e popullsive urbane nëpër botë jetojnë në ambjente të ndotura.
Trego më shumë