Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kompania "Nomad Capitalist" ka listuar 199 vende të botës për sa u përket rëndësisë së pasaportave dhe pasaporta shqiptare renditet në vendin e 83-të, duke lënë pas nga rajoni vetëm Bosnjë dhe Hercegovinën, e cila renditet e 93-ta në botë. Pasaporta shqiptare i mundëson atij që e posedon udhëtim të lirë pa viza në 100 shtete. Në krye të listës këtë vit është Luksemburgu, ndjekur nga Irlanda dhe Zvicra.
Ka shumë të reja nga Aston Martin kohët e fundit, por këtë herë do t’ju tregojmë një shumë të veçantë, që ka të bëjë me supermakinën e ardhshme të markës: Valkyrie. Lajmi se makina në fjalë do të ketë 1145 më sakt kuaj fuqi është publikuar nga Cosworth-it. Kështu, Aston Martin Valkyrie, me motor Cosworth, do të jetë një nga makinat e rrugës më të shpejta në botë.
Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar që disa proteina të caktuara të marra nga lëkura e një nënlloji bretkosash që jeton në juglindje të vendit. Kjo proteinë, sipas agjencisë Xinhua, mund të rigjenerojnë dermën nga plagët e ndryshme pa lënë shenja. Sipas tyre, proteinat që përbëjnë poret e lëkurës së këtij lloji kanë funksion të riparojnë indin. Kjo metodë mund të përdoret tek njerëzit.
Shkencëtari Gavin Schmidt ka shpërndarë në Twitter një animacion ku zbulon udhëtimin e kontinenteve duke filluar mbi 540 milionë vjet, e derisa u vendosën në pozicionet që njohim sot. Animacioni gjurmon historinë e Tokës me ndryshime të blobave të gjelbra të veshura në skajet e kontinenteve aktuale. Ajo tregon se sa dramatikisht ka ndryshuar fytyra e planetit tonë gjatë rrjedhës së miliona viteve.
Përmbledhja e suksesit të parë të grupit kalifornian "Eagles’’, e publikuar në vitin 1976, është renditur si albumi më i shitur i të gjitha kohërave, duke kaluar albumin “Thriller” të Michael Jackson. Sipas "Recording Industry Association of America’’, “Greatest Hits 1971-1975” i Eagles, përmbledhja e katër albumeve të para të grupit, ka arritur të shesë “38x platin”, një numër i certifikuar 38 mln kopje.
Agjencia hapësinore amerikane NASA ka njoftuar se Teleskopi Hapësinor “Hubble” ka kapur një nga pamjet më të mëdha panoramike të universit. Panorama më e madhe e universit e kapur ndonjëherë përfshin rreth 15 mijë galaktika. Krijimi i disa yjeve në pamjet e kapura me teknologjinë ultravjollcë të teleskopit ‘’Hubble’’ daton 11 miliardë vite më parë.
“Economist Intelligence Unit” e ka zbritur Melburni i Australisë nga maja e indeksit global të jetueshmërisë, duke përforcuar në këtë mënyrë pretendimin se kryeqyteti austriak, Vjena është qyteti më i këndshëm në botë ku mund të jetohet. Vjena kryeson mbi një sërë qytetesh për nga cilësia e jetës, sipas vlerësimit të hartuar nga firma konsulente “Mercer”.
Arseniku është një helm shumë i fuqishëm, por sipas ekspertëve disa përbërës të arsenikut në sasinë e duhur mund të përdoren për trajtime mjekësore. Këto substanca mund të ndihmojnë edhe në trajtimin e kancerit. Arseniku është substancë e cila shkakton kancerin tek personat që janë të ekspozuar ndaj saj. Gjithsesi disa substanca të pranishme në arsenik janë përdorur ndër vite për të shëruar disa sëmundje.
NASA ka nisur misionin e saj për të dërguar një satelit më pranë Diellit se kurrë më parë. Raketa me sondën Parker Solar, u ngrit në qiell nga Cape Canaveral, Florida. Ky projekt vjen pas një përpjekje të dështuar një ditë më parë, pasi NASA njoftoi se nuk arriti të lëshojë në kohë sondën për shkak të motit. Sonda e lëshuar bëhet objekti më i shpejtë në histori, i krijuar nga njeriu.
Nuk ka asnjë person që nuk dëshiron një buzëqeshje verbuese, por disa ushqime fshehurazi ngjyrosin dhëmbët tanë. Për të zvogëluar ndikimin e tyre të keq, ne duhet t’i njohim ato dhe t’i konsumojmë në mënyrë të moderuar. Shkaktarët kryesorë që ndikojnë në ngjyrën e dhëmbëve tanë: Biskotat, uthulla, trangujt, kafeja, çaji dhe salca e domateve.
Trego më shumë