Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Këngëtarja kosovare, Mihrije Brahja, nuk është më aq aktive në skenë, por kur vendos të shfaqet, befason gjithmonë. Brahja është duke realizuar një videoklip të ri. Ata me kujtesë më të mirë, e sjellin në ndermend Mihrijen që në festivalet e këngës të viteve ’90-të, por sot duket edhe më bukur. Klipi është realizuar në Dhërmi dhe e gjithë atmosfera tregon se kënga do të jetë një nga hitet e verës.
Në një studim të kryer nga një studente e universitetit njujorkez, Ethan Coffel, me klimatologun, Radley Horton, rezultoi se kur moti është i nxehtë, ajri humb densitetin. Dhe në një ajër me pak dendësi, krahët e avionëve humbin forcën aerodinamike. E vetmja zgjidhje është lehtësimi i peshës së tij duke reduktuar sasinë e karburantit, të ngarkesës apo numrit të pasagjerëve
Babai i sistemit operativ iOS për iPad dhe iPhone, Scott Forstall, rrëfen se Steve Jobs po punonte mbi një projekt ne lidhje me një tablet, por nuk dëshironte të përdorej lapsin në ekran dhe bëri ekranin që mund të komandohej me gishtat e dorës. Projekti më pas u shndërrua nga tablet në smartphone.
Një studim tregon se sa më shumë kafe të pinë njerëzit, aq më pak shans kanë të vdesin nga sëmundjet e zemrës, kanceri, sëmundjet e mushkërive, ishemive, diabetit dhe sëmundjeve të veshkave. Gjithashtu kishte një lidhje midis sasisë së kafesë që konsumonin njerëzit në ditë dhe disa lloje kanceri tek gratë dhe tendencat vetëvrasëse tëk burrat. Ekspertët këshillojnë të pini tre kafe në ditë.
Jonathan Day, profesor në Universitetin e Floridës, tregon se ka një arsye pse mushkonjat janë më të tërhequra kundrejt disa njerëzve. Mushkonja femër, ato që pickojnë, tërhiqen nga aroma e dioksidit të karbonit, të cilin të gjithë njerëzit e emitojnë nga poret. “Mushkonjat femra kanë receptorë për dioksidin e karbonit, të cilët u tregojnë nga po vjen dioksidi i karbonit dhe sa afër është.
Të gjithë duam të dukemi të bukur, të rinj dhe të freskët .sipas Specialistëve njëri prej faktorëve që ndikon në bukurinë dhe rininë e lëkurës është ushqimi që i japim trupit çdo ditë. Sa më i shëndetshëm e i zgjedhur ai, aq më e bukur, e re dhe e freskët është lëkura. Dieta kundër plakjes:Peshku,Fileto pule,Panxhari,Vitamina E,Boronica,Ujë Përbërësit që duhen shmangur:Produktet e qumështit,Kafeina,Alkooli,Gruri
Sipas disa psikologesh shumica e njerëzve arrijnë ta gjejnë dashurinë e vërtetë në jetën e tyre, problemi është se nuk ia dalin dot t’i kalojnë të pesta fazat e dashurisë, dhe përgjithësisht arrijnë vetëm tek e treta. Ja cilat janë ato : 1. Të biesh në dashuri 2. Të bëhesh çift 3. Zhgënjimi 4. Të krijosh një dashuri të vërtetë e të qëndrueshme 5. Të përdorësh fuqinë e dy njerëzve për të ndryshuar botën.
Nepali do të shpenzojë dy vite për të matur malin Everest, mali më i lartë i botës, me synim për të gjetur lartësinë aktuale, sepse tërmeti i vitit 2015 mund të ketë ndikuar në lartësinë e tij. Studimi gjithashtu do të japë informacion rreth efekteve të ndryshimeve klimatike në majën e planetit tonë.
Publikohen në rrjetin social Kinez Weibo detaje te iPhone 8 nga Benjamin Geskin dhe SlashLeaks. Xhami thuhet se është ndërtuar për modelin 5.8 inç iPhone. Skajet e xhamit janë të holla ndërsa në krye të tij vihen re disa vrima për kamerën e sensorët në krye të telefonit. iPhone 8 do të ketë kamera ballore, një sensor drite, një proksimiteti dhe një modul 3D.
Rreth 75 objekte naziste u gjetën në dhomën e një shtëpie në qytezën Beccar, në veri të Buenos Airesit. Midis tyre, një bust i Hilterit, xhama zmadhues dhe kuti elegante të dekoruara me kryqin e thyer. Autoritetet besojnë se objektet i përkisnin figurave të larta naziste në Gjermani, që u arratisën në Brazil dhe Argjentinë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Trego më shumë