Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Bob Dylan akuzohet për plagjiaturë. Legjenda e muzikës rock, në fjalimin e tij të pranimit të çmimit Nobel për Letërsinë në Suesi ka marrë pjesë të cituara nga romani “Moby Dick”. Andrea Pitzer analizoi fjalimin e rokerit për gazetën “Slate” dhe gjeti ngjashmëri të forta mes referencave të Dylan në romanin “Moby Dick” dhe analizës së një faqe interneti për studentë në fushën e letërsisë, “SparkNotes.
Më 21 Gusht 2017, për herë të parë në 99 vjet, një eklips i plotë diellor do të jetë i dukshëm në të gjithë Amerikën. Dielli do të zhduket për rreth 2 minuta e gjysmë, duke nisur në orën 10:15 të paradites. Ky fenomen qiellor do të lëvizë drejt lindjes, për të përfunduar rreth një orë e gjysmë më vonë në Karolinën e Jugut. hera e fundit që një eklips i plotë diellor ishte i dukshëm, ishte më 9 Qershor 1918
Drejtori i Policisë së Tiranës ka dhënë detaje lidhur me atentatin ndaj biznesmenit Tefik Hyka. Sipas drejtorit Ardi Veliut, ngjarja ka ndodhur në orën 10 e 25. Hyka është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë hyrjet daljet e kryeqytetit. Janë shoqëruar disa persona në polici.
Marsi mund të jetë më vdekjeprurës se sa ne e kishim menduar. Sipas shkencëtarëve të NASA-s, jo vetëm që nuk është gjetur asnjë shenjë jete atje, por njëkohësisht janë zbuluar disa substanca aq vdekjeprurëse të cilat do të vrisnin këdo që do të rrinte më shumë se 24 orë atje.
Trupi ka nevojë të ushqehet mirë, por sidomos me kalimin e moshës, lëkurës i ulet prodhimi i kolagjent, duke çuar në zhvillimin e rrudhave dhe plakjes. Ka disa ushqime që stimulojnë prodhimin e kolagjenit (një proteinë e gjendur në lëkurë, flokë, thonj dhe indet ldhëse), siç janë veza, hudhra, portokalli, avokado, frutat e pyllit, karota, spinaqi, kale, lakra, brokoli, apo edhe farat e linit.
Shoferi i autobusit, shtetasi A. Gj. 47 vjeç, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kalivac në Lezhë. Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur grupi hetimor, që po kryen të gjitha veprimet proçeduriale për identifikimin dhe kapjen e autorit. Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli.
Vera ka mbërritur dhe të gjithë duan të marrin ngjyre. Në këtë periudhë duhet të hidratoheni sa më shumë dhe te përdorni produktet e duhura. Te privilegjuara ushqimet që përmbajnë beta karotën, vitamine C ose E. Produktet që duhen konsumuar më tepër janë: karotat, kungulli, portokalli, vaj luledielli, manaferra, gjalpi.
Pioppi në Salento, rezulton me banorët më të shëndetshëm në botë, thotë kardiologu Malhotra, i cili studioi fshatin, derisa zbuloi sekretin e jetëgjatësisë së banorëve, që jetojnë deri në 100 vjet. Ata konsumojne pak sheqer dhe rrallë vuajnë nga diabeti apo sëmundjet e zemrës. Faktorë të tjerën mungesa e stresit, 7 orë gjumë dhe një gotë verë. Pioppi mbrohet nga UNESCO si shtëpia e dietës mesdhetare.
Dionis Senjo, 5 vjeç. djali i një çifti onkologësh nga Tirana, është pranuar në Shoqatën Botërore të Gjenive, duke u bërë kështu shqiptari i parë atje. Ai ka njohuri të thella në shkenca ekzakte, si matematikë, fizikë, kimi, njeh disa gjuhë të huaja, etj. Dionisi ka lexuar rreth 700 libra deri tani, 200 prej të cilave, enciklopedi angleze.
Parfumi është një akesor që percakton stilin e një personi. A jeni të sigurtë që produkti është origjinal? Eksperienca ka treguar që bëhen mashtrime. 3 janë hapat që ndihmojnë në zgjedhjen e duhur. Në pjesën e poshtme të shishes është i gdhendur një kod. Parfumi original ka tonalitet të zbehtë, kurse imitimet janë të ndezur. Prerja e kutisë varet nga forma e shishes, imiti ngjan me paketimin e një sapuni.
Trego më shumë