Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Tregimi “A room on the garden side” i Ernest Hemingway, nuk ka qënë shumë i njohur jashtë komunitetit akademik për dekada të tëra. Kjo vepër e shkruar në 1956 u publikua për herë të parë këtë javë. Tregimi mbi Luftën e Dytë Botërore është publikuar në “The Strand Magazine”, një revistë letrare tremujore që ka publikuar vepra pak të njohura të Raymond Chandler, John Steinbeck dhe të tjerëve.
Makina më e mirë e nxjerrë ndonjëherë në një ankand publik do të shitet këtë muaj dhe mund të vendosë rekord botëror. RM Sotheby po planifikon të shfaqë një Ferrari 250 GTO të vitit 1962, që vlerësohet të ketë një çmim prej 45-60 mln $. Nëse makina merr një çmim të tillë atëherë do të arrijë të kalojë me lehtësi rekordin e vendosur në vitin 2014 kur një tjetër Ferrari GTO i vitit 1962 u shit për 38 mln $.
Rrënojat e Medina Azahara-s, një qytet mesjetar arab, pranë qytetit Cordoba, në Spanjë, iu shtua listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Organizata kulturore e Kombeve të Bashkuara tha se qyteza mijëvjeçare është një thesar arkeologjik, ku gjenden rrënoja ndërtesash, rrugësh, urash, sistemeve të ujit dhe objekte të jetës së përditshme.
Franca është e njohur për verën e kuqe, të bardhë të rrushit, por nuk është dëgjuar ndonjëherë për verë blu. Sipërmarrësi "Rene Le Bail" ka krijuar një lloj të ri vere. E ashtuquajtura “Vindigo” është një verë e bardhë e Chardonnay, e cila është vënë në lëkurën e rrushit të kuq, ku një pigment i saj kthet në ngjyrë blu. Le Bail e konsideron pijen në fjalë si vera ideale për sezonin veror.
Domatet janë të pasura me një substancë të quajtur likopen, një antioksidues i fuqishëm që lufton molekulat e quajtura radikalet e lira, që dëmtojnë qelizat dhe ndikojnë tek sistemi imunitar. Ato janë të pasura në kalium, vitaminat B dhe E dhe lëndë të tjera ushqyese. Disa studime sugjerojnë se domatet mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve tek pankreasi, zorra, fyti, goja, gjiri dhe mitra.
Specialisti i trashëgimisë kulturore shpirtërore Sejmen Gjokoli ka publikuar foto të “Nëndetëses 105”, e famshmja historike e Pashalimanit të viteve gjashtëdhjetë, bërë me dije se tashmë ajo është rindërtuar. Duke e etiketuar si “një aset që fle në det”, Gjokoli ka pohaur se tanimë do kemi një aset të rëndësishëm në shërbim të kulturës e historisë.
Ka vdekur në moshën 117-vjeçare personi më i vjetër në botë, japonezja Misao Okawa. Ajo ka ndërruar jetë në mëngjesin e të mërkurës, në një shtëpi pleqsh në Osaka. Okawa ka lindur në viti në 1898 dhe i bie që ka jetuar në tre shekuj. Ajo ka hyrë në librin e rekordeve të Guinness në shkurt të vitit 2013, fillimisht si gruaja më e vjetër në botë, në moshen 114 vjeçare.
Kina ka ndërtuar ujëvarën 108 metra të gjatë, e bërë nga dora e njeriut dhe jo nga natyra. Ujëvara gjendet në qytetin Guizhiou në Kinë, ndërkohë që uji bie nga njëri kat i ndërtesës dhe pamja është mahnitëse. Ujëvara nuk është aktive gjatë gjithë kohës, por lëshohet vetëm në raste speciale dhe për vetëm 20 minuta.
Në Qendrën e Hapësirës Kennedy, në Florida u mbajt një ceremoni që shënoi fillimin e festimeve me rastin e 50 vjetorit të zbritjes së njeriut të parë në Hënë. Në ceremoni pasi folën shumë astronautë u shpërndanë medalje për punonjës të NASA-s. Pjesë e festimeve, është edhe një ankand për artikuj të hapësirës, që i përkasin astonautëve amerikanëç në këta 50 vjet histori të industrisë së hapësirës.
Një ilaçi për të kuruar malarien, i është dhënë “drita jeshile” nga autoritetet në SHBA. Medikamenti është veçanërisht për formën përsëritëse të malaries, e cila prek çdo vit 8.5 milionë persona. Kjo lloj sëmundje është një sfidë më vete për t'u mjekuar, pasi mund të qëndrojë e fjetur në trupin e njeriut para se të rizgjohet disa herë. Shkencëtarët e kanë përshkruar tafenoquinën si një “arritje fenome
Trego më shumë