Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Një luftëanije ruse që mendohet se mbante 200 ton flori me vlerë rreth 133 miliardë dollarë, është gjetur në brigjet e një ishulli në Korenë e Jugut, 113 vjet pasi ishte fundosur gjatë luftës Ruso-Japoneze. Luftanija e dëmtuar rëndë është zbuluar nga një ekip i përbashkët zhytësish, 1 milje larg brigjeve të ishullit Ullegungdo, në një thellësi prej 434 metra.
Arkeologët e antikitetit të Qendrës së Kërkimit për Evropën Juglindore në Universitetin e Varshavës, zbuluan se gurët në Shkodër ishin rrënojat e qytetit 2.000-vjeçar të Basanias. Zbulimi në fjalë është bërë i ditur nga Christina Ayele Djossa në blogun “Atlas Obscura”. Në atë kohë, Bassania ishte një fortesë ushtarake, pjesë e mbretërisë së Ilirisë, që ka ekzistuar nga viti 400 deri në 100 para Krishtit.
Konsumimi vajit të peshkut omega-3 shpesh shpjegohet si një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur zemrën tuaj, por nuk ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Studiuesit e Cochrane shqyrtuan rastin në më shumë se 100.000 njerëz dhe gjetën prova të vogla për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ata thonë se shansi për të marrë ndonjë përfitim të madh nga konsumimi i omega-3 është 1 në 1.000.
Nën këmbët tona gjendet një thesar i madh. Më shumë se disa miliardë tonë diamantesh gjenden nën sipërfaqen e Tokës, njoftuan këtë javë disa hulumtues të prestigjiozes ‘’Massachusetts Institute of Technology’’ (MIT). Ky formacion i gurëve të çmuar ndodhet rreth 145 deri në 240 kilometra nën sipërfaqen e planetit, ose shumë larg distancave të arritura nga shpimet e kryera deri më sot.
Temperaturat e larta gjatë stinës së verës mund të shkaktojnë inat dhe stres dhe kjo është vërtetuar nga studimet shkencore. Sipas shkencëtarëve, kjo provohet më së miri nga statistikat, pasi numri i krimeve përgjatë muajve të verës rritet ndjeshëm, bashkë me episodet e dhunës në shoqëri apo familje.
Një ekspozitë me harta që datojnë nga shek XV deri në shek XVIII është hapur në COD, nga koleksionisti kosovar Afrim Ethemi. Ekspozita titullohet “Hartografia evropiane dhe territoret shqipfolëse”. Në këtë ekspozitë gjenden 36 harta dhe 5 atlase të rralla. Aty paraqiten kryesisht hartat e Evropës, Evropës Juglindore e sidomos Ballkanit, gjë që i jep kësaj ekspozite dhe koleksioni një karakter të veçantë.
Reshjet e shiut kanë transformuar liqenin Kati Thanda-Lake Eyre, nga një pellg i thatë e i kripur në një oaz spektakolar, me një spektër të mrekullueshëm të ngjyrave, nga blu në rozë. Arsyeja e këtyre ngjyrave është kripa, që hollon ujin dhe shkakton rritjen e algave. Liqeni në Australi është përmbytur për shkak të ujit nga shirat e mëdha tropikalë. Turistë dhe fotografë të shumtë e kanë vizituar këtë liqen.
Disa nga vlerat e qershive janë: Kanë pak kalori; Bishtat e qershisë të ziera me ujë, me pak kanellë, krijojnë një çaj dezintoksikues; Përmbajnë vitaminë A, C dhe ato të grupit B, të pasura me antioksidantë, luftojë plakjen; Të japin energji; Me 6 qershi të pjekura, një fetë kastraveci dhe një lugë kos natyral përgatit një maskë rifreskuese dhe rivitalizuese për zonën përreth syve.
Autoritetet kolumbiane të mjedisit kanë njoftuar se Kolumbia ka humbur rreth 1/5-tën e shkëmbinjve akullnajore në shtatë vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike. Dy vitet e fundit, 5.8% e sipërfaqes së akullnajave të vendit është zhdukur, ndarë në dy vargmalet kryesore, Sierra Nevada del Cocuy dhe Sierra Nevada Santa Marta, si dhe katër vullkanet Ruiz, Santa Isabel, Tolima dhe Huila.
Gjate muajit korrik, janë të paktën dy takimet që duhen shënuar në axhendë, nëse jeni të apasionuar pas fenomeneve të ashtuquajtur eptiko-astronomik. Të premten, më 13 korrik, do të ketë një eklips të pjesshëm të diellit, ndërsa më 27 korrik do të verifikohet një eklips i bukur hënor. Ky fenomen do të mund të shihet edhe tek ne, duke filluar nga ora 21 e mbrëmjes.
Trego më shumë