Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kualifikimi i Francës për në finalen e “Rusi 2018” vendos një rekord unik për skuadrën e Bayern Munchen. Tashmë ekipi kampion në fuqi i Bundesliga-s, ka të paktën një futbollist të angazhuar në çdo finale të kompeticionit të Kupës së Botës, që nga viti 1982. Më i fundit mes tyre do të jetë pikërisht mesfushori francez Corentin Tolisso, i aktivizuar me “Gjelat” në minutën e 86, në gjysmëfinalen me Belgjikën.
Një ekip ekspertësh në Argjentinë konstatoi se dinosaurët kanë jetuar në Tokë rreth 25 milionë vjet më parë sesa që është menduar fillimisht. Përfundimet e publikuara në revistën “Nature Ecology & Evolution” thonë se ekskavatorët zbuluan eshtrat e specieve 200-milionvjeçare, me emrin Ingenia prima. Këto speice kanë qenë rreth trefishi i madhësisë së dinosaurëve më të mëdhenj të epokës, Triasik.
Vullkani “Kawah Iljen” në Java të Indonezizë ka dhuruar disa pamje spektakolare. Ndryshe nga vullkanët e tjerë, shpërthimi ka ngritur në qiell masivë në ngjyrë blu të shndritshme duke tërhequr mijëra vizitorë kuriozë nga e gjithë bota. Sipas ekspertëve, ngjyra blu e shndritshme vjen nga kontakti i llavës me gazin që emetohet nga mali. Ngjyra blu që merr llava është e dukshme vetëm gjatës natës.
Gazeta kineze “South China Morning Post” informoi se një sipërmarrje vendase ka krijuar një ZKZM-500, një armë e cila prodhon një rreze energjie të padukshme, që mund të përshkruajë objekte dhe të shkaktojë karbonizim të menjëhershëm të lëkurës dhe të indeve njerëzore. Pushka lazer mund të qëllojë një objektiv pothuaj një kilometër distancë dhe të prodhojë djegie që mund të çojnë drejt vdekjes.
Hong Kongu është renditur si qyteti më i shtrenjta për emigrantët. Anketa vjetore e "Mercerit" për koston e jetesës përfshin 209 qytete, nga pesë kontinente, duke matur koston e më shumë se 200 artikujve në çdo vend, përfshirë këtu strehimin, transportin, ushqimin, veshmbathjen, mallrat shtëpiake dhe argëtimin. Hong Kong ndiqet nga: Tokio, Cyrih, Singapori, Seuli, Luanda, Shangai, Ndjamena, Pekini, Berna.
Botërori i Rusisë ka dhuruar një rekord historik të autogolave. Deri tani në këtë eveniment janë shënuar 6 autogola. Me këtë shifër, Botërori i Rusisë ka lënë pas atë të Brazilit në 2014 me 5 autogola, 4 autogola janë shënuar në Kupën e botës së 1954,1974,1998 dhe 2006. Në Botërorit 1966,1978 dhe 2002 janë shënuar 3 autogola dhe vetëm 2 autogola u shënuan në 1938,1986 dhe 2010.
Sipas raportit "World Wealth Report" për vitin 2017, numri i milionerëve në mbarë botën po shtohet dhe së bashku ata kanë më shumë se 70 trilionë dollarë pasuri. Në Zvicër ka shumë më tepër individë privatë që tani kanë një pasuri prej 1 milion dollarësh ose më shumë. Në vend numërohen 389.200 milionerë. Statistikisht, çdo 1 në 22 persona është i pasur.
Gjatë 2017, 5% e personave të punësuar në BE, nga 15 deri në 64 vjeç, punojnë nga shtëpia. Kjo shifër ishte më e larta në Holandë me 13.7%, e pasuar nga Luksemburgu me 12.7% dhe Finlanda me 12.3%. Kjo praktikë punësimi është më e ulëtat në Bullgari me 0.3% dhe Rumani me 0.4%. Punësimi nga shtëpia është më pak i zakonshëm në zonën e euros, me 5.7% e të punësuarve, sesa në BE në tërësi.
Sipas Google, tifozët janë duke bërë përpjekje për të komunikuar me vendasit rusë në gjuhën e tyre gjatë Kupës së Botës. Sipas gjigandit të teknologjisë, vizitorët e Google Translate kanë pësuar një rritje prej 30%. Kompania vëren se frazat më të kërkuara janë: “kupa e botës”, me një rritje prej 200%, “stadium”, me 135% dhe “birrë”, e cila ka pësua një rritje prej 65%.
Solstici i verës, i cili ka nisur sot në orën 12:07 në hemisferën veriore, njihet si dita e parë zyrtare e kësaj stine. Kështu në Tiranë, dielli sot ka lindur në 5:07 minuta dhe perëndon në 20:17, duke pasur kështu 15 orë e 10 minuta diell. Solstici i verës përfaqëson momentin kur dielli, gjatë lëvizjes së tij ndodhet në pikën më të lartë në raport me horizontin.
Trego më shumë