Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Daily Mail raporton se Melbourni është cilësuar zyrtarisht qyteti më i ftohtë në planet mëngjesin e sotëm, ndërsa temperaturat u ulën nën zero në periferi të qytetit gjatë natës. Moti i ftohtë goditi vendin, ku temperaturat shkojnë -4 gradë Celcius. Ndërsa në Melbourni ishin temperaturat e fohta, shumica e bregdetit në Uellsin e Ri u përmbyt nga rrebeshi i madh.
Orangutangu më i vjetër në botë, i llojit Sumatran orangutang, ka ngordhur në kopshtin zoologjik të Australisë, në moshën 62 vjeçare, duke lënë pas 54 pasardhës. Ai ka qenë në atë kopsht zoologjik që në vitin 1968 dhe njihej zyrtarisht nga rekordet botërore Guiness si më e vjetra në llojin e tij. “Orangutangët e llojit Sumatran, rrallë arrijnë moshën 50 vjeçare në natyrë”, shprehen nga kopshti zoologjik.
Bordeaux do të presë në 2020-n "Robo-Kupën", kupa e botës robotike, që mbledh çdo vit robotë të të gjitha kategorive që vijnë nga më shumë se 40 vende për t’u përballur. Ekipi “Rhoban”, i laboratorit francez "Labri", që ka fituar në 2016 dhe 2017 titullin prestigjoz të kampionit të botës në futbollin robotik, është një prej pretendentëve kryesorë. Robo-Kupa u propozua për herë të parë në vitin 1996.
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos është shpallur njeriun më të pasur në botë, me një pasuri me vlerë neto 141.9 mld dollarë. Bezos tani ka një pasuri me vlerë 49 mld më shumë se Bill Gates dhe 60 mld dollarë më shumë se Warren Buffet, respektivisht renditen i dyti dhe i treti. Ndërkohë aksionet e Amazon vazhdojnë të arrijnë rekorde në tregun e aksioneve.
Antarktida po humbet akullin me një ritëm të përshpejtuar. Kjo ka sjellë rritjen e nivelit global të detit me 0.6 mm në vit. Hulumtuesit thonë se humbjet po ndodhin kryesisht në perëndim të kontinentit. Në total, Antarktida ka humbur rreth 2.7 triliardë ton akull që nga viti 1993, që korrespondon me një rritje të nivelit të detit në botë prej më shumë se 7.5 mm.
NASA bëri të ditur se akullnaja më e madhe në botë ka filluar të lëvizë nga poli i jugut në drejtim të ujërave të ngrohta. Bëhet fjalë për një akullnajë me sipërfaqe 11.000 km katrorë, e cila 18 vjet më parë u shkëput nga pllaka e akullt antarktike e Rosit. Shkencëtarët besojnë se akullnaja do shkrihet kur të hyjë në ujërat e ngrohta. Në 18 vitet e kaluara, ishulli i akullt lundronte i lirë rreth Antartikut.
Punonjësit, gjatë prishjes së një shtëpie të pabanuar në veriperëndim të Francës, kanë gjetur 600 monedha ari. Sipas njoftimeve monedhat datojnë që nga viti 1870 dhe mbajnë fytyrën e mbretit të Belgjikës, Leopold II. Policia raportoi se thesari është nën mbikqyrjen e autoriteteve dhe do të mbahet i mbyllur derisa të zbulohen më shumë informacione rreth origjinës së tij.
Gjatë gërmimeve të realizuara në një qytet antik hebre Abel Beth Maacah, inxhinieri Mario Tobia ka zbuluar një kokën prej guri. Statuja tregon fytyrën e një njeriu me mjekër dhe duhet të ketë qenë në përmasat 25 cm. Pjesa u gjet mes rrënojave të një ndërtese administrative, çka të bën të mendosh se duhet të bëhet fjalë për një portret guri të ndonjë personazhi të njohur.
Bassania, një qytet i humbur, që daton më shumë se 2.000 vjet, u zbulua nga një grup arkeologësh polakë. Rrënojat ndodhen në veri-perëndim të Shqipërisë, në afërsi të qytetit modern të Shkodrës. Studiuesit besojnë se rrënojat e zbuluara janë ajo që ka mbetur nga Bassania, një qytet i lashtë i sunduar nga ilirët që banonin në Ballkanin Perëndimor në lashtësi të cilat u përshkruan nga historiani romak Livy.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t bën të ditur këshillat për procedurat që duhet të ndjekin pronarët që kanë apartamente për të legalizuar. Ai bën me dije se janë përfunduar procedurat për legalizimin e 102 pallate në Tiranë dhe janë gati lejet për 8200 banorë. Sipas tij pas legalizimit të pallateve të braktisura në Tiranë do të nisë procesi për pallatet e braktisura në Shkodër, Durrës, Vlorë e Elbasan.
Trego më shumë