Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
NASA ka zbuluar molekula organike dhe metani në Mars, të cilat ndryshojnë në atmosferë në varësi të klimës. Të dhënat e dërguara në Tokë nga misioni "Curiosity", janë një provë e fortë që dëshmojnë se tre miliard e gjysmë vite më parë, në Mars ka pasur jetë. Duhet akoma kohë për të kuptuar nëse origjina e metanit është biologjike.
David MacNeil, themeluesi i "Veather Tech" i është bashkuar klubit më ekskluziv në botë, pasi ka paguar 70 milionë dollarë për "Ferrarin 250 GTO" të 1963, që fitoi "Tour de France". MacNeil ka koleksionuar disa makina të rralla, por kjo mendohet të jetë makina më e shtrenjtë në botë.
Houtouwan dikur ka qenë një fshat i populluar nga peshkatarët dhe shtëpitë me tulla në kodrat e pjerrta në ishullin Shengshan. Por tani fshati është braktisur. Shtëpitë dikur të mbipopulluara, tashmë janë mbuluar nga bimësia, duke tërhequr shumë turistë, të cilët duan të vizitojnë fshatin e gjelbëruar. Houtouwan është një nga 400 fshatrat që përbëjnë Ishujt Shengsi, në lindje të provincës Zhejiang të Kinës.
Skeleti i një dinozauri 8,7 metra i gjatë, që mendohet se i përket llojit “ferocious carnivore”, është shitur për dy milionë euro në një ankand të zhvilluar në Kullën "Eiffel". Shtëpia e ankandit “Aguttes” e vlerësonte këtë skelet mes 1,2 dhe 1,8 milionë euro, që u shfaq në një ekran në katin e parë të kullës. “Blerësi, që qëndroi anonim, synon që këtë skelet ta shfaqi në një muze”.
Studimet e fundit tregojnë se nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët. “Gjenet e kushtëzuara” sillen ndryshe në varësi të origjinës së tyre. Këto gjene kanë një lloj lidhjeje biokimike, e cila i lejon të gjejnë origjinën dhe zbulon edhe nëse ata janë aktivë ose jo brenda qelizave pasardhëse. Këto gjene të prekura funksionojnë vetëm nëse ato vijnë nga nëna.
Sipas një studimi të ri, është zbuluar se mungesa e vitaminës D është e lidhur me simptomat e rritjes së depresionit. Shkencëtarët zbuluan lidhjen thelbësore midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe niveleve të larta të simptomave negative dhe depresionit te njerëzit me psikozë.
Një studim i Universitetit të Oxford-it tregon se mungesa e frutave dhe perimeve, si pasojë e ngrohjes globale, do të rritë çmimet dhe do të ndryshojë dietën botërore. Në planet do të vdesin 534 000 persona më shumë në vitin 2050 dhe ky skenar kërkon zgjidhje. Disa nga produktet që do zhduken janë: banania, patatja, kakaoja, vera, luleshtrydhet, avokadoja, midhjet, gruri, kafeja dhe disa fruta të tjera.
Në sipërfaqen e Plutonit, shkencëtarët e NASA-s kanë diktuar duna metani të ngrirë. Një zhvillim ky, që tregon se kjo botë kaq e largët është më dinamike nga sa mendohej më parë. Në studimin e tyre, shkencëtarët shpjegojnë sesi kanë vëzhguar pamjet e rrafshinës së njohur si “Sputnik Planitia”. Kërkuesit dolën në përfundimin se dunat janë 0.4-1 km larg dhe përbëhen nga grimca metani të ngrira.
Një gjykatë holandeze ka vendosur që fëmijët, gjinia e të cilëve nuk mund të përcaktohet në lindje mund të regjistrohen pa specifikuar këtë informacion në certifikatën e lindjes, apo në dokumentin e identitetit. Gjykata e Limburgut u shpreh në favor të një personi i lindur në 1961 duke mos iu përcaktuar gjinia, prindërit vendosën ta regjistrojnë si mashkull sepse kjo ishte mënyra më e lehtë për fëmijën.
Diabeti është një sëmundje e cila ka pllakosur njerëzimin për mijëra vjet dhe është përshkruar në dorëshkrimet e lashta Egjiptiane që në vitin 1550 para Krishtit. Në kohën që ndërtoheshin piramidat, shumica e njerëzve mbijetuan falë një diete të thjeshtë që u shërbente si mjet jetese. Doktorët në Indi e zbuluan dhe arritën ta diagnostikonin diabetin shumë kohë më parë. Ata e quanin atë "madhumeha".
Trego më shumë