Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Një i ri shqiptar i shpallur në kërkim evropian nga autoritetet suedeze u arrestua nga policia italiane në aeroportin "San Francesco" të Perugias. "Ansa" shkruan se i riu shqiptar 21 vjeç, ishte shpallur në kërkim për një plantacion me 1 mijë e 562 bimë kanabis. Pas kontrollit të bazave të të dhënave, ndërhynë agjentët e policisë duke e arrestuar atë.
Ish-Ministri konservator Svejn Ludvigsen (72) nga Norvegjia, është i akuzuar për dhunim të emigrantëve, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë. Kjo kishte zgjatur disa vite, ndërsa prokurori shtetëror e hulumton ish ministrin për keqpërdorim seksual të tre personave, sqaroi avokati shtetëror Tor Borge Nordmo.
Policia e Tiranës ka arrestuar dy protestues të zonës së Astirit në kryeqytet si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 20 të tjerë. Në pranga kanë përfunduar Romeo Llulla dhe Kujtim Ylli, pasi akuzohen për tubim të paligjshëm, pengim të qarkullimit të mjeteve, shkatërrim të pronës dhe prishje të qetësisë publike.
Mesatarisht, 137 gra vriten çdo ditë në botë nga partneri apo një i afërm i familjes, sipas të dhënave të zyrës së Kombeve të Bashkuara për krimin dhe drogën. Më tepër se gjysma e 87.000 femrave të vrara në vitin 2017 vdiqën prej duarve të njerëzve të afërt: nga kjo shifër, afërsisht 30.000 humbën jetën prej partnerit dhe gati 20.000 nga një familjar.
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë portierin e Partizanit Alban Hoxha, i cili u ndalua dy ditë më parë nga policia pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Gjykata ka vendosur masë e sigurisë “detyrim paraqitje” pë Hoxhën, i cili dy herë në muaj duhet të paraqitet në prokurori. Ish-portieri i Kombëtares është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur.
Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare Bernardo Bertolucci, një nga regjisorët e mëdhenj të kinemasë italiane. Autor i kryeveprave si “Tango e fundit në Paris”, “Nëntëqind” dhe “Imperatori i fundit”, Bertolucci vdiq pas një sëmundjeje të rëndë në Romë. Një mjeshtër i madh i kinemasë që preku zemrat e shume njerëzve por që gjithashtu influencojë në shoqëri me veprat e tij duke thyer shumë tabu.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Brazilit Ronaldinho po ballafaqohet me probleme të mëdha nëpër gjykata, ndërsa dje i janë konfiskuar disa asete me vlerë të madhe financiare. Prokuroria duke theksuar se ai po tenton të fsheh paratë me qëllim shmangien nga pagesat e gjobave. Krahas problemeve financiare, Ronaldinho bashkë me vëllain kanë shkelur ligjin pasi kanë ndërtuar një objekt në një zonë të mbrojtur.
Televizioni shtetëror iranian ka thënë se numri i personave të lënduar nga tërmeti 6.4 ballë që ka goditur pjesën perëndimorë të Iranit, ka arritur në 600. Autoritetet kanë pohuar se ata janë ende duke tentuar të zbulojnë ndonjë viktimë si shkak i tërmetit, i cili ka ndodhur në zonën e njëjtë ku ka ndodhur një tërmet një vit më parë, i cili pati rezultuar me më shumë se 600 të vdekur dhe rreth 9.000 të lënduar.
4 ushtarë raportohet se kanë vdekur pasi një helikopter ushtarak turk u përplasur në një zonë të banuar në Stamboll. Ai u rrëzua midis dy blloqeve të apartamenteve në lagjen Sancaktepe dhe u nda në dy pjesë. Një ushtar i pestë që ndodhej në bord u dërgua në spital. Agjencia e lajmeve turke Anadolu raportoi se helikopteri, i cili ishte në një mision trajnimi, goditi çatinë e një ndërtese ku si pasojë u rrëzua.
Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës shkaktuan përmbytje në disa zona të qytetit të Durrësit. Uji në rrugë arriti disa centimetra e për pasojë pati vështirësi në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve. Përmbytjet në rrugët e Durrësit shfaqen sa herë ka reshje intensive shiu pasi kanalizimet nuk e përballojnë largimin e ujrave. Këtë mëngjes situata ishte normalizuar, pasi intensiteti i reshjeve ra.
Trego më shumë