Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Goditet një rrjet i trafikut të drogës, i cili transportonte sasi të madhe narkotikësh nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Mediat raportojnë se nga 55 persona përfshirë edhe shqiptarë, që janë vënë nën hetim, në pranga kanë përfunduar 41, të cilët janë hetuar përgjatë dy vitesh nga 2015-2017. togat e zeza kanë dhënë menjëherë masën e sigurisë, teksa 30 janë lënë në burg dhe 11 të tjerë në “arrest shtëpi
Një tërmeti i fuqishëm prej 6.3 ballë i shkallës Rihter ka goditur Iranin perëndimor dhe si pasojë 200 persona janë lënduar. Dridhjet kanë qenë aq të fuqishme sa që janë ndjerë edhe në Bagdat dhe Kuvajt. “Rreth 200 deri në 210 njerëz janë lënduar, mirëpo fatmirësisht nuk ka të vdekur”, ka pohuar Guvernatori i Provincës Kermanshah, Houshang Bazvand.
6 militantë të dyshuar të Al-Kaidës janë vrarë në një sulm me dron në qendër të Jemenit, njoftuan zyrtarët e sigurisë. Forcat e SHBA në vazhdimësi kanë kryer sulme ajrore me dron kundër Al-Kaidës. Ky grup ka forcuar prezencën e saj në Jemen, duke shfrytëzuar luftën pothuajse katërvjeçare në mes të rebelëve Huthi dhe forcave të Qeverisë së Presidentit Abd-Rabbu Mansour.
Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit kapën dhe arrestuan përkohësisht një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Besnik Bungaja, i njohur ndryshe edhe si Besnik Leka dhe Astrit Leka. Ky i fundit u arrestua për llogari të drejtësisë italiane, pasi Gjykata e Napolit ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.
Dy policë janë vrarë dhe një roje sigurie është plagosur në një sulm të armatosur në konsullatën kineze në qytetin bregdetar pakistanez të Karaçit. Raportohet se katër persona të armatosur u përpoqën të hynin në konsullatë por u ndaluan nga rojet e sigurisë në një pikë kontrolli. Tre sulmues janë vrarë nga policia në një shkëmbim zjarri.
Biznesmeni i ndërtimit Agron Alushaj është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar. Makina në të cilën udhëtonte 48 vjeçari u hodh në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi rreth orës 16:35 të pasdites së djeshme në rrugën Transballkanike. Policia ka nisur hetimet lidhur me shpërthimin, ndërsa paraprakisht njoftohet se biznesmeni nuk ka precedent penal.
Një bombë ka shpërthyer në një xhami të mbushur me trupa ushtarake në Afganistan, duke vrarë të paktën 27 prej tyre. Ndërsa nuk dihet ende se si u shkaktua shpërthimi. Dhjetra ushtarakë të tjerë u plagosën gjatë sulmit në një bazë ushtarake në rrethin Mandozai pranë kufirit me Pakistanin. Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
Dy gazetarë sirianë, kritikë të regjimit dhe militantëve islamikë, janë vrarë në provincën Idlib, njoftoi radiostacioni ku punonin. Sulmues të panjohur, i dërguan gazetarët Raed Fares dhe Hammoud al-Juneid me një furgon në qytetin Kafranbel, ku më pas i ekzekutuan. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të dy gazetarët vdiqën menjëherë nga plagët e marra.
Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në veri të vendit, Shkodër. Mësohet se lëkundjet kanë qenë 2.6 ballë. Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundjet janë ndjerë rreth orës 04:35, ndërsa epiqendra ka qenë 11 km në Jugperëndim të Dedaj në Shkodër, me një thellësi prej 19 kilometrash.
Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u vu në pranga në Kurbin. Shtetasi Igli Malçi, u arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali. Arrestimi i tij, u bë pasi Gjykata italiane e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”. Ndërsa materialet proçedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Trego më shumë