Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Policia e GJirokastrës ka finalizuar operacionin antigrogë të koduar “Prita 2” duke ndaluar tre persona dhe shpallur në kërkim një tjetër si dhe sekuestruar mbi 30 kg lëndë narkotike. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodii Penal.
Dega rajonale e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në qytetin e Elbasanit ka njoftuar përmes një komunikate për mediet se ka vendosur të marrë në mënyrë urgjente masën e “pezullimit të punës” pa afat në Repartin e Petëzimit të kompanisë “Kurum International Sh.a”. Masa është marrë pas plagosjes së një punonjësi dhe humbjes së jetës nga një tjetër.
Një bombë ka shpërthyer sot në një treg në veri-perëndim të Pakistanit duke shkaktuar të paktën 25 të vdekur dhe 35 të plagosur. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga policia, që thonë se bilanci mund të rritet. Sulmi ka ndodhur në provincën e Khyber Pakhtukhwa, në kufi me Afganistanin, në një moment kur tregu ishte i mbushur me njerëz. Burime nga policia bëjnë me dije që pjesa më e madhe e viktimave janë shiitë.
Sipas policisë greke, dje pasdite, pas një informacioni të marrë në rruge operative për trafik të lendeve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, efektive të seksionit të luftës kundër drogës janë qëlluar me armë zjarri. Efektivet e policisë greke iu përgjigjen të shtënave ku si pasoje e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur një shtetas shqiptar 39 vjeç si dhe u plagos një efektiv policie.
Një shqiptar u vra pasditen e së enjtes nga policia greke në rajonin e Pogonit. Sipas burimeve nga vendngjarja, policia kishte ngritur një kurth për kapjen e trafikantëve të cilët kishin magazinuar 166 kg e 200 gr kanabis, e ndarë në 6 çanta. Forcat e rendit u përgjigjën duke lënë të vdekur në vend një prej trafikantëve, ndërsa dy të tjerët mundën të largohen dhe po kërkohen prej forcave të rendit.
Aksi Levan-Tepelenë është bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të rrëshqitjes së gurëve nga skarpatet anësore. Masivi i gurëve është shembur pranë Poçemit, çka ka detyruar autoritetet të devijojnë lëvizjen. ARRSH bën me dije se në vend kanë mbërritur kompanitë kontraktore për normalizimin e situatës. Gjithë ata që lëvizin drej jugut duhet të përdorin rrugën e vjetër të Ballshit.
Një 63-vjeçar, elektriçist në uzinën e Petëzimit në firmën “Kurum International”, ka humbur jetën dje në punë. Fillimisht 63-vjeçari Naim Dërstila u plagos rëndë dhe u transportuar në spital por më pas ai humbi jetën. Pak orë pas ngjarjes policia e Elbasanit ka arrestuar 58-vjeçarin Flamur Alterziu, i cili ishte përgjegjës turni. Arrestimi i tij është bërë me akuzën për mosrespektim të rregullave të sigurisë në
Pas protestës që u zhvillua para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje mes banorëve të Unazës së Re, që protestonin kundër shembjes së shtëpive të tyre dhe policëve, pati disa të plagosur. Mes të plagosurve ishin 12 punonjës policie dhe 3 protestues, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Ushtarak. Një efektiveka humbur 4 gishta nga shpërthimi i një kopsolleje, ndërkohë një tjetër humbi dëgjimin.
Kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse GRU, Gjenerali Igor Korobov, ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë. Korobov mori postin e tij në krye të GRU në vitin 2016 dhe drejtoi operacionet kundër forcave terroriste në Siri. Në vitin 2017, ai u nderua me titullin Hero i Federatës Ruse, nderi më i lartë i shtetit.
Një operacioni i ndërmarrë nga policia italiane ka sjellë arrestimin e 32 personave si anëtarë të 3 organizatave kriminale ndërkombëtare. Këta trafikantë janë pjesë e tre organizatave të ndryshme kriminale të specializuara në tregtimin e drogës në disa vende të botës. Burimet bëjnë me dije se disa prej të arrestuarve janë me origjinë shqiptare.
Trego më shumë