Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve që të distancohen dhe mos ushtrojnë dhunë, pasi kanë mbetur të plagosur 6 efektivë policie. "Zotërinj qytetarë janë plagosur 5-6 efektivë, jo lutem mos hidhni kapsolla. Policia nuk ushtron dhunë. Jemi në detyrë, ju lutemi distancohuni", citohet në apelin e Policisë, ndërsa mësohet se efektivët e plagosur u dërguan menjëherë në spital.
Banorët e Unazës së Re kanë çarë rrethimin e parë të formuar nga efektivët e policisë dhe po tentojnë të hyjnë në parlament ku po zhvillohet seanca plenare. Nga përplasja me forcave të policisë është lënduar nga protestuesit Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu. Ndërsa mësohet se janë shoqëruar në komisariat disa protestues.
Një grua është arrestuar në Greqi me akuzën se i ka dërguar kancelares gjermane, Angela Merkel një zarf bombë në vitin 2010. Shenjat e gishtërinjve të 60 vjeçares greke u gjetën në librin brenda të cilit ishte vendosur detonatori dhe lënda eksplozive që nuk shpërtheu. Arrestimi i saj u bë me kërkesë të autoriteteve gjermane.
Policia italiane ka goditur një grup që merrej me trafikun e drogës, ku në pranga kanë përfunduar 20 persona, mes tyre edhe dy shtetas shqiptarë. Mediat lokale në Itali kanë publikuar edhe emrat e dy shqiptarëve: Leonardo Staka, 26 vjeç dhe Harient Helmi 22 vjeç. Grupi kriminal kryente aktivitetin e tij kriminal në tre shtete në Spanjë, Austri dhe Itali.
Moti i keq që ka përfshirë një pjesë të vendit, kryesisht zonat malore pas reshjeve të para të dëborës, ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Mësohet se disa fshatra në Dibër prej 3 ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Bëhet fjalë për fshatrat në Njësinë Arras. Sipas burimeve, bëhet e ditur se kjo zonë është e mbuluar nga bora prej disa ditësh.
Policia e Elbasanit dhe FNSH kanë bllokuar një sasi droge në Qafë Thanë. Droga është gjetur në një furgon, e cila ishte fshehur në shasinë e makinës. Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policore si dhe FNSH-ja.
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur gjatë natës së shkuar mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre rumunë në burgun e Solliccianos në Firenze. Policia italiane e burgjeve informon se ngjarja ka ndodhur për motivin e zotërimit të territorit brenda burgut. Sherri ka qënë mjaft i dhunshëm dhe situata është qetësuar vetëm falë ndërhyrjes së forcave të policisë së burgjeve.
Rreth 85,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç mund të kenë vdekur nga kequshqyerja akute në tre vjet luftë në Jemen, thotë drejtuesja e një shoqate bamirësie. OKB paralajmëroi muajin e kaluar se deri në 14 milion jemenas janë në prag të urisë. Të paktën 6,800 civilë janë vrarë dhe 10,700 kanë mbetur të plagosur në luftë, sipas OKB.
Një 23-vjeçare italiane, e cila punonte si vullnetare, u rrëmbye nga një grup personash të armatosur në Kilifi, në bregdetin kenian. Ngjarja në fjalë u bë e ditur nga policia vendase. Sipas policisë afrikane vajza u rrëmbye mbrëmjen e së martës gjatë një sulmi ku i plagosën 5 persona. “Tgcom”, shkruan se edhe më parë, fundamentalistë islamikë në Somali kanë rrëmbyer të huaj që punojnë në këto vende.
Policia ka sekuestruar 360 mijë euro pasuri në Vlorë, që rridhnin nga burime jo të ligjshme. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për pasurinë e shtetasi i cili akuzohet si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Sekuestrimi i këtyre pronave është bërë nga Gjykata e Shkallës së Parë e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.
Trego më shumë