Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Sean "Diddy" Combs ka thyer heshtjen disa ditë pas vdekjes së ish-bashkëshortes së tij Kim Porter. Reperi i ka bërë një dedikim emocionues nënës së tre fëmijëve të tij duke u shprehur se ishin më shumë se shpirtra binjakë. Ajo dhe Diddy ishin bashkë nga viti 1994 deri në vitin 2007. Së bashku ata kanë një djalë 20 vjeç dhe dy vajza binjake 11-vjeçare.
Moti i keq dhe me reshje shiu sjellë pezullimin e lundrimit në portin e Vlorës. Si pasojë, trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk do të kryejë intinerarin e përcaktuar. Gjatë paraditës së sotme dallgët në det të hapur ka qenë deri në 7 balla. Puna pritet të rifillojë pas një urdhëri të dytë nga autoriteti portual i Vlorës.
Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme emrat e personave më të rrezikshëm në Korçë, që rezultojnë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Blutë iu bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për të dhënë informacion, ndërsa garantojnë ruajtjen e anonimatit. Policia po bën publike “listën e zezë” me emrat e personave të shpallur në kërkim, sipas qarqeve të vendit.
Një megaoperacion antidroge i kryer midis tre shteteve, Italisë, Spanjës dhe Austrisë ka përfunduar me arrestimin e 20 personave. Sipas mediave lokale në shtetin fqinj, këta persona funksiononin si grup i strukturuar kriminal, i cili merrej me trafikun e lëndëve narkotike në disa shtete. Grupi i të arrestuarve përbëhet nga shqiptarë, moldavë, ukrainas si dhe italianë.
Presidenti Vuçiç ka folur për arratisjen e Nikolla Gruevskit përmes kalimit kufitar Serbi-Hungari. Duke folur për mediat serbe, ai pohoi se Gruevski më 12 nëntor nga Maqedonia me letërnjoftim në shoqërinë e dy qytetarëve hungarezë ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ku më pas ka kaluar në Mal të Zi. “Ne s’mund të arrestonim njerëz për të cilët s’ka pasur një urdhër arresti ndërkombëtar”, ka cituar ai.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago. Spitali Mercy është përgjakur nga një sulm me armë zjarri, ku janë shënuar viktima të shumta. Mësohet se një person ka hyrë në spital dhe ka qëlluar disa persona. Sipas “ABC Chicago”, një person i dyshuar është qëlluar dhe se është evakuuar edhe spitali. Policia e ka njoftuar se nga të shtënat që kanë ndodhur në spital, veç të pagurëve, dyshohet se ka edhe të vrarë.
Trump, nuk ka pranuar të dëgjojë një inçizim të momenteve të fundit të vdekjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Në një intervistë për televizivion “Fox News”, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ai ishte vënë në dijeni të rrethanave brutale të vrasjes përmes burimeve presidenciale. Ndërkohë, një raport i papublikuar i CIA-s, tregoi të premten se Bin Salman ka qenë personi që urdhëroi vrasjen e gazetarit.
Një sasi afro 13 kg kokainë është sekuestruar në afërsi të Aschaffenburg-ut në Gjermanisë. Në pranga ra një shqiptar i cili dyshohet se është pjesë e një grupi trafikantësh në zonën e Aelen në Gjermani. Sipas policisë dhe prokurorisë së zonës 30 vjeçari lëvizte nën një identetitet të rremë si shtetas italian. Mësohet se kokaina kap vlerën e mbi 1 mln eurove dhe është sasia më e madhe që është kapur në Bavari.
Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht pas lëndës plasëse që u gjet afër makinës së drejtorit të Hekurudhës në Durrës, Ani Dyrmishi. Ngjarja në fjalë u zbulua rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh. Sipas policisë, rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse, ndërkohë po hetohet rreth ngjarjes.
Policia e Shkodrës ka reaguar shpejt, pas raportimit për të shtëna në ajër me armë zjarri, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, e duke prangosur 4 persona gjithsej. Në flagrancë janë arrestuar dy persona të përfshirë në konflikt, ndërsa më pas edhe dy shokë të tyre, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”.
Trego më shumë