Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Policia arrestoi shtetasin Mato Proko, 21 vjeç, sepse ai u kap në aksin rrugor të fshatit Poliçan duke transportuar me kamionçinë 6 shtetas Sirianë, përkundrejt fitimit. Shtetasit sirianë janë shoqëruar në zyrat e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije për tu intervistuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Policia e shtetit ka arrestuar 4 persona dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre biznesmenë të njohur, si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës nga Laguna e Vilunit. Uniformat blu kanë bërë të ditur se të arrestuarit janë Altin Rramolli, Kasëm Piluri, Andi Mita dhe Andrea Çaushi nga Tepelena. Operacioni është zhvilluar në vijim të hetimeve nga sektori i narkotikëve.
Policia bën me dije se ka arrestuar edukatoren 30-vjeçare të një kopshti privat në kryeqytet, me inicialet D.R., pas kallëzimit të dy nënave se po ushtronte dhunë ndaj fëmijëve të tyre. Kanë qenë nënat e dy fëmijëve që, të shqetësuara nga reagimi i të vegjëlve të tyre, bënë denoncimin ndaj edukatores. Pas arrestimit, u bë edhe sekuestrimi i kamerave filmike për të verifkuar se çfarë ka ndodhur konkretisht.
Mësohet se një grua 39-vjeçare ndërroi jetë në spitalin mbretëresha Geraldinë në Tiranë. Ajo është Engjellushe Stafa, 39 vjeçe banuese në Qytetin Studenti. Stafa iu nënshtrua një operacioni çezarian për lindjen e fëmijës së saj, por nuk mundi të dilte e gjallë nga operacioni. Gruaja ndërroi jetë në orën 12:00 të së enjtes, rreth tri orë pasi kishte hyrë në operacion, por spitali nuk njoftoi organet kompetente.
Një krim i rëndë ndodhi të mërkurë rreth orës 19:30 në Vlorë, ku mbetën të vdekur drejtori i OSHEE rajonale të Vlorës, Roland Saliu dhe Mirvjen Hyseni, pronar i një televizioni lokal. Ngjarja ndodhi afër sheshit të Flamurit, ku ndaj dy personave u qëllua me breshëri automatiku. Atentatorët janë larguar me shpejtësi. 30 min më pas, në autostradën Levan-Vlorë, është gjetur automjeti tip BMW gjysëm i djegur nga brenda.
Grupi i hetimit ka marrë në pyetje mjekun anestezist dhe stafin që asistoi operacionin e 16-vjecares Blerta Pepa e cila humbi jetën 24 orë më parë pas një ndërhyrje në një spital privat në Tiranë. Stafi mjekësor, në dëshminë e dhënë për grupin e hetimit, e ka cilësuar ngjarjen si “një rast fatkeq”. Mjekët kanë sqaruar se ky është një rast tepër i rrallë. Prokuroria ka urdhëruar mjekësinë ligjore të bëjë raportin e autopsisë për viktimën.
24 orë pas zbulimit rastësor të një kufome në Dajt, dalin të tjera detaje. Sipas policisë, kufoma është e djegur dhe i mungojnë një pjesë ë gjymtyrëve. Trupi u gjet në një zonë të pyllëzuar, i ekspozuar nga faktorët natyrorë sepse nuk ka qënë as i mbuluar, as i groposur. Policia e ka të vështirë identifikimin sepse trupi është i djegur dhe në gjendje të keqe, çka e bën nxjerrjen e të dhënave shumë të vështirë.
Dy persona janë qëlluar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure në një lokal pranë stadiumit “Kastrioti” në Krujë. Të plagosur kanë mbetur shtetasit Ramazan Shullazi dhe Genc Goga të cilët janë qëlluar nga një person i tretë i cili mësohet se ndodhej me ta në tavolinë. Nuk dihen ende motivet që çuan në përdorimin e armëve të zjarrit brenda në ambientet e lokalit.
Policia ka sekuestruar në Fushë-Krujë 30 kallëpe eksploziv me peshë 6 kg, 29 copë kapsolla detonatore ku 13 copë ishin të përgatitura me fitil zjarrpërcjellës, 4 celularë dhe një mjet tip Benz. Në sajë të operacionit të koduar “Saga” janë arrestuar Vjollca Sorra, 42 vjeçe, Edmond Demiri, 32 vjeç, Robert Doku, 30 vjeç dhe Viktor Hanaj, 33 vjeç, nga Burreli. Ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të lëndëve plasëse.
Policia e Shkodrës zbuloi mbi 800 bimë kanabisi të kultivuara në një pronë publike në Burga, të fshatit Lekaj në Shkodër, ndërsa dy persona u vunë në pranga. Aty policia gjeti 10 parcela me 827 bimë narkotike Cannabis Sativa, me gjatësi 10 – 15 cm. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë Altin Celi, 25 vjeç dhe kryeplaku i fshatit, Nikoll Plepi, 62 vjeç. Në kërkim u shpall shtetasi me inicialet A. C, 28 vjeç.
Trego më shumë